Taylor Swift: ‘Nuk jam lesbike’

Postuar në 08 Dhjetor, 2014 07:56

Ka mohuar se i pëlqen gjinia e njëjtë. Taylor Swift ua ka mbyllur gojën të gjithë atyre që e kanë quajtur lesbike, duke treguar se puthja mes saj dhe modeles Karlie Kloss ishte vetëm një puthje miqësore dhe nuk ka asnjë lidhje tjetër mes tyre Jo çdo gjë po i shkon mirë. Nga ana profesionale ka kaluar një vit të suksesshëm që e ka ngjitur akoma më shumë nivelin e famës, por e kundërta ka ndodhur me jetën personale të saj. Këngëtarja amerikane, Taylor Swift, është detyruar së fundmi të dalë dhe të përgënjeshtrojë zërat për një romancë lesbike me miken e saj të ngushtë, modelen Karlie Kloss. Zërat u përhapën me shpejtësi pas qarkullimit të një fotoje të shkrepur në një koncert në Nju Jorkut ku shihet qartë Taylor dhe Karlie duke ndarë me njëra-tjetrën një puthje që tregonte më shumë se sa miqësi të ngushtë. Zëdhënësja e këngëtares 22-vjeçare tha për ‘Gossip Cop’ se lajmi i përhapur me kaq shpejtësi është ‘i mahnitshëm, por i pavërtetë’. Dy bukuroshet edhe më parë kanë treguar afërsi në publik ndaj njëra-tjetrës, por asnjëherë kaq afër.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.