Në Vëmendje
Atentati ndaj prokurorit Ndoja, Berisha jep versionin e tij: Shkak, konflikti për Kepin e Rodonit
Dje në Shkozet u qëllua me armë një makinë ku ndodheshin tre persona. Po të lexosh mediat dhe të dëgjosh të ashtuquajturit gazetarë që dinë çdo gjë të krijohet ideja se atentati ka të bëjë me prokurorin Ndoja, apo me një person që ishte me të në makinë. Askush nuk sqaron diçka më shumë. Është nga ato ngjarje që i nënshtrohen ligjësisë së arkivimit. Për të lënë gjurmë mbi versionet e kësaj ngjarjeje ka shkruar sot edhe ish-kryeministri Sali Berisha, që e lidh atentatin ndaj Ndojës me konfliktin për Kepin e Rodonit që është dhënë me koncesion për 35 vjet.
Pjesë e Trios
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj sërish ka përmendur edhe kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, si një nga personat e devotshëm që ka punuar për çështjen e shkëmbimit të territoreve Kosovë- Serbi.
Djali i Remzi Hoxhës: Edi Rama mbrojti krimet e Berishës (Video)
Djali i Remzi Hoxhës, shqiptarit nga Maqedonia që u zhduk para 24 vitesh nga SHIK-u ripërsëriti akuzat se ashtu si qeveria e mëparshme, ashtu dhe ajo socialiste nuk ka patur vullnet për të zbardhur këtë ngjarje.
I ftuar në emisionin “Përballje” në Kosovë ai tha se ka kontakuar personalisht me kryeministrin Rama për këtë çështje, por ai e përcolli të ish-ministri i tij Saimir Tahiri.
Brnabic: Hipokritë ata që thonë se Ballkani po bëhet zonë ndikimi për Rusinë dhe Kinën
Kryeministrja e Serbisë i quan hipokritë ata që argumentojnë se Ballkani po bëhet një zonë ndikimi për Rusinë dhe Kinën. Javën e kaluar Beogradi, megjithë rezervat e Brukselit, nënshkroi një marrëveshje të tregtisë së lirë me Bashkimin Ekonomik Euroaziatik (EAEU) të krijuar nga Rusia. Duke folur për Euronews, Brnabic tha se diskutimet mbi ndikimin e Kinës dhe Rusisë janë të tepruara dhe se 90% e të gjithë investimeve kineze në Europë janë në Europën Perëndimore.
Bashkia dhe qeveria në rolin e "Maliqit", rrëzohen për Kopshtin Botanik
Përplasja e parë në Gjykatën Administrative për çështjen e Kopshtit Botanik i dha të drejtë Universitetit të Tiranës që pretendon se VKM-ja e qeverisë që trasferon Botanikun nën administrimin e Bashkisë së Tiranës është në kundërshtim me Ligjin për Arsimin e Lartë dhe cënon autonominë e univesitetit
Avokatura e Shtetit dhe përfaqësues të Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit pretenduan se çështja ishte administrative dhe se padia e firmosur nga rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni nuk ishte legjitime.
NATO fut në sirtar Pashalimanin
Kërkesa e ministres shqiptare të Mbrojtjes, Olta Xhaçka për t’i vënë në dispozicion NATO-s bazën e Pashalimanit është futur në sirtar nga zyrtarët e Aleancës. Këtë la të kuptohet kreu i saj, Jens Stolltenberg në konferencën e përbashkët me Presidentin, Ilir Meta. I pyetur për ofertën nga Shqipëria, Stoltenberg theksoi se NATO aktualisht po investon në bazën ajrore të Kuçovës dhe nuk ka ende një vendimarrje për propozimet e tjera.
Sukses i madh në luftën kundër terrorizmit, skicohet banda e ashures
Një vitë e gjysmë pas festës së Sulltan Novruzit, Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu bëri publike një organigramë personazhesh që sipas tij kishte për qëllim të prishte festën e ashures në mars 2018 në Shqipëri.
"Rama, një fotokopje e Gruevskit"
Vetoja e vendosur nga Franca, Hollanda dhe Danimarka ka ngjallur reagime zinxhir sidomos në Maqedoninë e Veriut ku Zoran Zaev e çoi vendin në zgjedhje të parakohshme në 12 Prill, duke e quajtur refuzimin e evropianëve një "gabim historik". Në të njëjtën kohë, analistët nuk e fshehin shqetësimin e tyre për një domino të rrezikshme në Ballkan.
Medvedev në Beograd, qershia mbi tortë e "Shengenit Ballkanik"
Moska dhe Beogradi synojnë të nënshkruajnë një kontratë për ngritjen e një Qendre Kërkimore bërthamore në Serbi muajt e ardhshëm. Ambasadori serb në Rusi, Miroslav Lazansky tha se bashkëpunimi mes Beogradit dhe Agjencisë Atomike e Rusisë, Rosatom do të diskutohej gjatë vizitës së Medvedev në Beograd këtë të shtunë.
Duke folur para gazetarëve përpara vizitës, shefi i delegacionit të qeverisë ruse, Sergey Prihotko tha se Rusia është e gatshme të fillojë zbatimin e projektit dhe vuri në dukje se marrëveshja parashikon disa hapa përgatitore para se të fillojë.
Zaev deklaron zgjedhje të parakohshme
Pas konsultimeve me kryesinë e partisë, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pas dështimit për të marrë hapjen e negociatave nga Bashkimi Europian.
