Në Vëmendje

Interpelanca për prishjen e Kishës së Shën Thanasit

Postuar në 15 Tetor, 2015 22:00

Sot është zhvilluar interpelanca mes Vangjel Dules dhe kryeministrit Edi Rama për prishjen e Kishës së Shën Thanasit. Thelbi i fjalës së Ramës? Nil Katalano misionar i shqipes. Kjo është arsyeja e prishjes së një objekti të rëndomtë. Më poshtë materiali video:

Reagimi i Vangjel Dules:

Materplani i ri i Parkut të Liqenit/5 ha më shumë sipërfaqe e gjelbër dhe një park lodrash për fëmijët

Postuar në 15 Tetor, 2015 11:52

Është prezantuar sot masterplani për Parkun e Liqenit të Tiranës. Zv.kryeministri Niko Peleshi ka deklaruar se me ndërhyrjen që do të bëhet parku do të jetë ndër më të bukurit në rajon. Parashikohen  ndërtimi i fushave sportive, punime rehabilituese dhe siç tha Peleshi edhe shtim me 5 ha i sipërfaqes së gjelbër. Në fjalën e tij edhe kryetari i Bashkisë, Erjon Veliaj, ka dhënë disa hollësi të projetkit: “Sot iu janë shtuar 5.5 hektarë nga ish – Garda Republikës.

FSHF fillon numrat me De Biazin

Postuar në 15 Tetor, 2015 11:43

De Biazi është arkitekti i ekipit që çoi Shqipërinë në europianin e Francës, por ka nga ata që mendojnë se merita më e madhe i takon presidentit të FSHF-së, Armando Duka. Italiani e ka shprehur dëshirën për të vazhduar projektin e nisur prej tij edhe pas finaleve të Euro 2016, por Federata duket se bluan të tjera alternativa. Këtë lënë të kuptohet deklaratat e menaxherit të Kombëtares, Alban Bushi, por edhe heshtja që kanë treguar drejtuesit për rinovimin e kontratës me De Biazin.

Letra e plotë e Spartak Brahos me burime anonime për destabilizimin e Shqipërisë

Postuar në 14 Tetor, 2015 20:33

I nderuar Z. Naco

Në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Kuvendin e Shqipërisë dua t’ju informoj se nga burime të sigurta më konfirmohet se ekzistojnë dhe janë duke u ndërmarrë përpjekje serioze për realizimin e një skenari ogurzi që synon shkaktimin e kaosit dhe destabilitetit politik në vend dhe që ka për autorë kryesorë deputetin në gjykim Tom Doshi dhe ish-deputetin Dritan Prifti, gjithashtu nën hetim.

Për burg ministri Gjiknuri dhe Avokatja e Shtetit. Kallëzohen nga KLSH për 479 milion euro dëm shtetit nga marrëveshja me CEZ

Postuar në 14 Tetor, 2015 17:15

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka depozituar kallëzim penal për ministrin e Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri si dhe Avokatin e Shtetit Alma Hicka për dëm ekonomik në shumën e 479 milionë eurove. Kjo shifër ka rezultuar pas auditimit të KLSH-së, kryer në Ministrinë e Energjisë për marrëveshjen e Zgjidhjes me Mirëkuptim me CEZ. Thotë ndër të tjera KLSH në raportin e vet: “Çështja kryesore në të dy këto auditime ka qenë, procedurat e ndjekura dhe negociatat që sollën në përgatitjen e marrëveshjes së nënshkruar nga Grupi i Punës i ngritur në bazë të VKM  nr.

Kompania e Ilir Beqjas, kampione tenderash(Dokumentet)

Postuar në 14 Tetor, 2015 13:27

Partia Demokratike ka publikuar sot dokumentet që provojnë se kompania Intech+, e poseduar dikur zyrtarisht nga ministri aktual i Shëndetësisë, Ilir Beqja, ka përfituar 28 tendera. Një hollësi që shton dyshimin se kalimi i aksioneve në vitin 2013 ka qenë thjesht formal, nuk është vetëm fitimi i tenderave, por edhe rritja e fitimit.

Fotolajm/Lulzim Basha i gjen një kauzë opozitës. Kërkon lirimin e një personi që gjykohet për armëmbajtje pa leje

Postuar në 12 Tetor, 2015 19:10

Ndryshon cover në Facebook dhe i bashkohet korit për lirimin e Ismail Morinajt, një shtetas në gjykim për armëmbajtje pa leje. Dhe një foto me Ilir Metën.

Mbesa e Mehmet Konicës kthehet nga Siria, kërkon shtetësinë

Postuar në 12 Tetor, 2015 15:46

Në një intervistë për GSH, Mona Ajlani 60 vjeçe, kërkon të jetojë në Shqipëri, pasi ka mbërritur nga Siria përmes flakëve. “Jam gjysmë shqiptare. Ime më ishte Merushe Konica, vajza e Mehmet Konicës. Vendosa të vij këtu pasi flas shqip dhe ndjehem shqiptare. Nuk do ndihesha askund njësoj”, rrëfen ajo për “Gazeta Shqiptare”. Kur Mehmet Konica vdiq në Itali, e shoqja, Edibja me dy vajzat: Merushen dhe Lavdien, kishin mbetur në Tiranë, madje regjimi i kish dënuar me vdekje.

Fier, 550 familje dhe 150 biznese të përmbytura

Postuar në 12 Tetor, 2015 11:23

Në qytetin dhe rajonin më të prekur nga përmbytjet, Fier, Shtabi i Emergjencës është mbledhur paraditen e sotme për të diskutuar rreth situatës së shkaktuar nga reshjet. Sipas Emergjencave Civile, në prefekturën e Fierit nga reshjet e shiut janë përmbytur 550 familje dhe 150 biznese, ndërsa 30 familje janë evakuuar dhe janë vendosur në dy konvikte. Shtabi njofton se pas ndërprerjes së reshjeve të shiut, situata është normalizuar, ujërat janë tërhequr dhe Gjanica është rikthyer në shtratin e vet.

Në Europë fillimisht përmes Europianit...

Postuar në 11 Tetor, 2015 20:04

Shqipëria është pjesëtarja më e re e Europianit të vitit 2016. Ajo që është pritur prej kaq vjetësh, si ëndërr e parealizuar e shumë tifozëve, është përmbushur sot në Jerevan të Armenisë. Kombëtarja jonë e futbollit është kualifikuar pas fitores me rezultat 3 me 0 përballë Armenisë. Nisi mbarë loja për ekipin tonë që mori si dhuratë një autgol nga armeni Hovhannisyan në minutën ‘9. Rezultati u dyfishua në minutën ’23 me Memushaj për të marrë firmën përfundimtare të fitores në minutën ’76 me të sapo futurin Sadiku.

Pages

Subscribe to RSS - Në Vëmendje