Në Vëmendje
Sulm i përgjithshëm në veriun e Kosovës më 1 tetor
Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, ka paralajmëruar atëq që e qaujti “Stuhia e Re” në referencë të operacionit kroat të vitit 1995. Kësaj radhe sipas tij, goditja do të jepet në veriun e Kosovës më 1 tetor të këtij viti përmes metodave represive.
Kur do reagojë AMA për ato që duhet?
Programi “E Diell” vjen çdo të dielë në ekranin e Top Channel duke bërë bashkë të vegjël e të mëdhenj, kjo për shkak të karakterit argëtues, informues e edukativ që ka. Një program me rubrika të dedikuara për të gjitha moshat e për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit, nga fëmijët 7 vjeç deri në zonjat e zotërinjtë që kanë nostalgji për kohën që kemi lënë pas, apo duan të dinë diçka më tepër mbi aktualitetin.
Amnistia Fiskale, Vjero për draftin e ri: Kemi marrë në konsideratë rekomandimet e FMN-së
Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Vasilika Vjero ka sqaruar në një intervistë për Agjencinë telegrafike Shqiptare pozicionin e qeverisë për projektkligjin e ri për "Amnistinë Fiskale". Ajo ka shpjeguar edhe pse qeveria ka tërhequr draftin e vitit 2020 duke ftuar FMN-në që të bëjë sugjerimet e veta, ndonëse në fakt Fondi e ka kundërshtuar amnistinë.
Raportime në media: Për tepsinë e Butrintit presin shtatë leje
Në Butrint banorët e zonës përreth, por edhe të ardhur rishtaz nga Mirdita siç rasti i fshatit Shëndëlli janë në dijeni të ndryshimeve që pritet të pësojë e gjithë zonë. Por ata janë të ndarë sa I takon nevojës për investime në funskion të infrastrukturës së parkut dhe jo vetëm, ndonëse pranojnë se nuk janë thirrur për dëgjesa publike.
Shefi i ushtrisë britanike, mesazh trupave: Të përgatitemi për luftë në Europë
Shefi i sapoemëruar i ushtrisë britanike, gjenerali sir Patrick Sanders ka deklaruar gjatë një fjalimi para trupave se ata duhet te përgatiten për te luftuar sërish në Europë.
Aludimi shkon drejtpërdrejt për Rusinë dhe zbulon vizionin britanik për mundjen e saj ne fushëbetejë.
Invazioni i Ukrainës nga Rusia thekson synimin tonë bazë për të mbrojtur Mbretërinë e Bashkuar duke qenë të gatshëm te luftojmë dhr fitojmë në tokë.
Kush u tall me kryeministrin? Punëtorët nga Bangladeshi, rrjet i strukturuar trafikimi njerëzish?!
Dëgjojeni kryeministrin e vendit më 31 mars 2021: punëtorët nga Bangladeshi janë lënda e tij e parë e promovimit. As merren me thashethem, asgjë prej gjëje. I ke vetëm për punë.
Janë profesionista, thotë sipërmarrësi.
https://www.youtube.com/watch?v=27dhZ7uyNZ0
Kryeministri ndryshoi edhe ligjin madje për këtë çështje, u fol e stërfol kjo gjë, dhe aq. Si çdo gjë që bën ky njeri.
Clinton: ShBA mund të humbasë demokracinë kushtetuese
Mjaftojnë disa vendime të gabuara që struktura të bjerë. Edhe në Amerikë për të cilën shumq shqiptarë besojnë se është e përjetshme.
Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, deklaroi në një intervistë për “The Late Late Show” se në ShBA ka shanse reale që të humbasë demokracinë e vet kushtetuese.
Bota hyn në fazën e riarmatimit bërthamor
Lufta në Ukrainë ka katalizuar rivalitetin e njohur mes fuqive të mëdha në një antagonizëm karakteristik për Luftën e Ftohtë.
Instituti i Stokholmit për Kërkimin mbi Paqen ka paralajmëruar se bota po hyn në një fazë të re të riarmatimit bërthamor.
Ka shenja të qarta se reduktimi që ka karakterizuar arsenalet bërthamore globale që nga fundi i Luftës së Ftohtë ka përfunduar
Open Balkan nuk e viktimizon dot më Kosovën
Turi ballkanik i kancelarit gjerman Olaf Scholz shënon një përpjekje të re të Europës për të parë me prioritet rajonin tonë dhe sigurmin e një perspektive europiane për të. Scholz ka ndaluar në Beograd, Prishtinë dhe do të jetë në Selanik, ku mbahet një samit për bashkëpunimin në Europën Juglindore. Greqia është destinacion i shtuar në itinerarin ballkanik të Gjermanisë që simbolikisht përfaqëson një zgjerim të hartës politike dhe riaktualizon një fuqi rajonale si Athina.
E dha Olta Xhaçka, por kalimin e bazës së Sarandës te Kastrati e bllokoi ministri i Mbrojtjes Peleshi
Në një interpelancë të fundit në Parlament, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka deklaruar se për një kontratë për dhënie prone të ushtrisë në Kuccovë një kompanie private ka kërkuar nga Ministria e Financave të anullojë atë. Ndërkohë që për bazën detare të Sarandës, ministri ka pranuar se ajo nuk i është dhënë në dorëzim palës kontraktore, por është lejuar aksesi deri në momentin kur kompania fituese e Shefqet Kastratit të realizojë një bazë të re sicc është kërkuar nga Forca Detare. Pra z.