Në Vëmendje

Letra Macron-Scholz: Serbia, rëndësi strategjike për paqen europiane. Ju duhet të merrni vendime të vështira

Postuar në 05 Shtator, 2022 01:01

Mediat serbe dhe ato të Kosovës raportojnë për një letër të përbashkët që presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz i kanë dërguar presidentit serb, Aleksander Vuçiç dhe kryeministrit shqiptar Albin Kurti përmes së cilës kërkojnë “marrjen e vendimeve të vështira”. 

Në Tiranën e zdromsit punohet ilegalisht

Postuar në 30 Gusht, 2022 00:27

Kjo është një foto e bulevardit të Tiranës. 

Kjo është një foto 200 m vijë ajrore nga bulevardi i Tiranës, në rrugën “Tefta Tashko” që lidh Pazarin e Ri me Ministrinë e Jashtme. 

Nuk është puna te kontrasti i dy “qendrave” në të njëjtin qytet, por te dy standardet e atij që drejton. 

Pastaj Edi tha: ‘Dua të bëj diçka me histori’. Dhe kështu lindi gjigandi

Postuar në 15 Gusht, 2022 11:17

Një metaforë banale. Kështu e quan kullën-Skënderbe në Tiranë, OIiver Wainwright që shkruan në gazetën “The Guardian”.

Hoqi flamurin turk dhe e hodhi në det, arrestohet autori. A do reagojë kryeministri me një Facebook-ese?

Postuar në 14 Gusht, 2022 18:12

Një 48-vjeçar nga Tirana u arrestua për nxitje urrejtjeje pasi hoqi me forcë nga një vendrojë detare, një flamur turk, të cilin më pas e ka hedhur në mënyrë demonstrative në det. Ngjarja ndodhi në Gjirin e Lalëzit dhe u filmua me celular, për t’u postuar më pas në rrjetet sociale nga vetë autori. Sh.S. fillimisht u shpall në kërkim, për t’u kapur më pas në Tiranë pak kohë pas ngjarjes

Bashkia e Tiranës i dhuron SPAK-ut godinën e re të UKT-së...5 mln€

Postuar në 12 Gusht, 2022 17:07

Bashkia e Tiranës i ka dhënë SPAK-ut godinën e re të Ujësjellës-Kanalizimeve. Në mbledhjen e datës 12 korrik 2022, Këshilli Bashkiak ka dhënë pëlqimin për shqyrtimin e kërkesës së KLP-së për t’i transferuar SPAK-ut pronësinë e godinës së re në rrugën “Jordan Misja”.

Neutraliteti i rremë i Serbisë, Kurti: 19 takime Vuçiç-Putin, 48 baza operative serbe përqark Kosovës

Postuar në 08 Gusht, 2022 14:06

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë në një intervistë për italianen “La Repubblica” se mundësitë e një konflikti të ri në Europë janë të larta. Sipas tij, nëse do të ketë zhvillime ushtarake në Transnistri, atëherë edhe Kosova do të jetë shumë shpejt pjesë e një episodi ushtarak që lidhet me Serbinë. I pyetur për relacionet mes Serbisë dhe Rusisë, Kurti ka vënë në dukje faktin e një miqësie personale mes presidentit Vuçiç dhe Putin.

Dalin "sekretet" e djalit serioz të Bankës së Shqipërisë me hotel "Dajti"

Postuar në 04 Gusht, 2022 17:57

Një shkrim i publikuar nga BIRN, zbulon praktikat e Bankës së Shqipërisë për një procedurë të shumëpërfolur siç është rikonstruksioni i hotel “Dajtit”.

Vrasje me Dashje në Potam? Një rikualifikim akuze që nuk duket se ka vullnet të mirë

Postuar në 04 Gusht, 2022 14:58

Po qarkullon një informacion sipas të cilit organet e ndjekjes penale kanë rikualifikuar akuzën për punonjësin e policisë Arjan Tase, i arrestuar nën akuzën e vrasjes së 7-vjeçares Avdia në Potam. Nga vrasje nga pakujdesia në vrasje me dashje, nisur nga shkelja e kufizimeve të sigurisë në regjimin e lundrimit në zona turistike. Duket në pamje të parë si një përgjigje ndaj reagimit të përgjithshëm, por kjo do parë me shumë kujdes.

Publikohen pjesë nga e-mailet hyrëse në adresën zyrtare elektronike të kryeministrit

Postuar në 02 Gusht, 2022 15:38

Faqja homelandjustice.ru ka publikuar një masë të konsiderueshme të emaileve të kryeministrit Edi Rama, por duket vetëm mesazhet hyrëse. Pra jo ato që ka dërguar z. Rama palëve të treta. Në to ka një komunikim nga më të zakonshmit e deri te propozime  të ndryshme. Materiali gjendet në faqen e rrjetit në Telegram. Në mënyrë ironike administratorët e faqes njjoftojnë se publikimi është bërë pas një sondazhi. 

Dosjet dhe Judat si kulturë dominuese

Postuar në 02 Gusht, 2022 13:29

Hapja e dosjes së Ilir Metës, apo rrëmimi në zgëqet e Autoritetit të Dosjeve me një akuzë në dorë, është në një farë mënyre testamenti i inkriminimit strukturor të shoqërisë shqiptare. Testament që na thotë se dosjet krijohen me sekretin dhe për sekretin, pra edhe me krimin dhe inkriminimin, por se hapja e tyre nëse nuk bëhet si akt çlirimi apo kat’harsisi, shndërrohet në një aneks shtesë të inkriminimit dhe amnezisë së përgjithshme.

Pages

Subscribe to RSS - Në Vëmendje