Në Vëmendje

Depolitizimi i administratës, nuk e deshën vetë

Postuar në 20 Qershor, 2017 14:32

Shqipëria ka ambicjen për të hapur në dhjetor negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian duke qenë se përmbushi një nga kushtet kryesore që kishte të bënte me miratimin e paketës së reformës në drejtësi. Mirëpo nuk është vetëm ky kusht që na hap dyert për në BE, kriter kryesor është edhe depolitizimi i administratës, një pikë që mbetet ende e pa plotësuar. BE nuk do t'i hapë dritën jeshile Shqipërisë me një administratë të mbushur me militantë politikë.

LSI padit Kryeministrin në Prokurori: Shkeli ligjin me thirrjen ndaj policisë për të mbledhur vota

Postuar në 20 Qershor, 2017 13:11

Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar një padi penale kundrejt kryeministrit Edi Rama. Sipas kësaj partie kryeministri ka shkelur ligjin në momentin që bëri thirrje policëve që të mblidhnin vota për PS-në.

Grupi Xibraka, kërkohet 13 vite burg për Ermal Hoxhën

Postuar në 20 Qershor, 2017 11:13

Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi dënimin me 126 vite burgim për anëtarët e grupit të strukturuar kriminal që trafikonte lëndë narkotike, i njohur si grupi "Xibraka“. Në bazë të hetimeve rezultoi e provuar se të pandehurit kishin krijuar një grup të strukturuar kriminal për trafikimin e lëndëve narkotike, në kuadër të të cilit kishin importuar në territorin e Republikës së Shqipërisë një sasi lënde në përmbajtje të së cilës ka qenë e fshehur kokainë.

Përditësuar/Heqja e shtetësisë greke, Goro as e pohon as e mohon

Postuar në 20 Qershor, 2017 10:00

Mediat ne gjuhën greke raportojnë se shteti grek miratoi një vendim, sipas të cilit i hiqet shtetësia greke kryebashkiakut të Himarës, Gjergj Goro. Sipas "tahydromos.gr" vendimi tashmë është firmosur nga ministri i përkatës, Panos Skourletis dhe pritet të publikohet në Gazetën Qeveritare (GG). Shtetësia greke i ishte dhënë kryebashkiakut të Himarës disa vite më parë për shkak të origjinës greke.

Lushnje, Berat/Stimulantë dhe hormone te shalqiri dhe domatja

Postuar në 20 Qershor, 2017 08:31

Fiks Fare zbuloi se fermerët përdorin stimulantë dhe hormone në rritjen dhe pjekjen e fruta-perimeve. Në një vëzhgim në Lushnje dhe Berat, “hambarin” e fruta-perimeve në Shqipëri, gazetarët e Fiksit zbuluan se dora e parë e domateve ishte me hormone, madje fermerët vijonin t’i lyenin për skuqje nga jashtë.

Çështja Ndreca, pezullohet shefja e IT-së në Ministrinë e Arsimit

Postuar në 19 Qershor, 2017 17:49

Pas urdhërit për shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm të  Ministrisë së Arsimit, Plarent Ndreca,ministrja teknike e Arsimit dhe Sportit, Mirela Karabina ka kërkuar pezullimin e menjëhershëm edhe të Ornela Kolekas, me detyrë Drejtoreshë e  Teknologjisë, Informacionit dhe komunikimit në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.

Pas fotos Basha -Trump/Erdogan: "Fat Edi Ramës! S’di sa investime keni nga BE, por tonat nuk do të ndalen"

Postuar në 19 Qershor, 2017 17:21

Presidenti turk, Reçep Tayyip Erdogan ka dhënë sot një intervistë për Top-Channel, që është qartazi një ndërhyrje elektorale në ndihmë të Edi Ramës. Nuk kuptohet se përse një president si Erdogan duhet të flasë për mediat shqip në këto kohë, ndërkohë që ka folur hapur në mbështetje të kryeministrit turk. Më tej akoma Erdogan ka deklaruar se ka faktorë që duan të përçajnë Shqipërinë, ndërkohë që kjo përgjigje kalon pa pyetjen se kush janë këta aktorë.

Tallava

Postuar në 19 Qershor, 2017 14:17

Shikojeni këtë material video që shpërndahet nga kryeministri. Një këngë labe në sfond, disa fjali ku spikat fjala atdhe, emigrant dhe pushtet, pleksur në diçka më shumë se 1 minutë për të njoftuar çfarë? Intervistën e z. Rama sot me Ylli Rakipin në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Zgjedhje pa kandidatë!

Postuar në 17 Qershor, 2017 18:26

Në 25 qershor kemi zgjedhje. Do zgjedhim Parlamentin e ri të vendit, deputetët që do të përfaqësojnë në Kuvendin e Shqipërisë, ata që presupozohet se do jenë të aftë të dhe të përgatitur për të mbrojtur interesat tona. 
Përpara na është vënë një listë emrash nga të gjitha partitë, por cilët janë realisht njerëzit për të cilët duhet të votojmë në 25 Qershor këtë nuk e dimë. 

Hetim për tërheqjen e shumave të mëdha nga bankat në prag të zgjedhjeve

Postuar në 17 Qershor, 2017 11:04

Task Forca e ngritur për monitorimin e zgjedhjeve ka nisur një hetim për tërheqjen e shumave të mëdha monetare gjatë muajit Maj 2017 në bankat e nivelit të dytë.

Pages

Subscribe to RSS - Në Vëmendje