Në Vëmendje

Ndërtimet pa leje, kur qeveria të tregon edhe ligjin edhe Maliqin

Postuar në 29 Gusht, 2017 11:03

Policia ka nisur një aksion kombëtar për goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, duke  u bërë jehonë arrestimeve që ka kryer në të gjithë territorin. Diçka e ngjashme me represionin ndaj debitorëve apo vjedhjesve të energjisë gjatë operacionit të famshëm për disiplinimin e pagesave ndaj OSHEE. 
Ditët e fundit ka raportime për evidentimin e rreth 70 ndërtimeve pa leje dhe dhjetra të arrestuarve. Për të kontrolluar çdo abuzim mbi territorin, qeveria ngriti  Inspektoriatin Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, i cili për 4 vjet veproi nën urdhërat e Dallëndyshe Bicit. 

Mbyllet "pazari" 128 milionë euro për mbetjet në Tiranë

Postuar në 28 Gusht, 2017 18:44

Shoqëria “Integrated Energy B.V” është fituese e koncesionit për ndërtimin e landfillit dhe inceneratorit të Tiranës me vlerë 128 milion euro. Landifilli ekzistues do të rindërtohet brenda 22 muajve e më pas kompania do të nisë ndërtimin e inceneratorit të mbetjeve, ku sipas studimit të fizibilitetit, në të ardhmen djegia e mbetjeve do të prodhopjë energji elektrike. 

174 milionët e dyshimtë të kioskave të Bashkisë Tiranë

Postuar në 28 Gusht, 2017 00:58

Para disa ditësh ResPublica shkruajti për një tender të njoftuar nga Bashkia e Tiranës për blerjen dhe vënien në funksionim tëdisa kioskave elektronike që do të ofrojnë shërbimet e gjendjes civile si lëshim çertifikatash etj.. 

http://www.respublica.al/2017/08/18/bashkia-e-tiran%C3%ABs-174-milion%C3%AB-lek%C3%AB-p%C3%ABr-kioska-p%C3%ABr-nj%C3%AB-sh%C3%ABrbim-q%C3%AB-merret-edhe-nga-celulari

Priten shkurtime masive në administratë, pasojë e organizimit me 4 rajone

Postuar në 27 Gusht, 2017 18:49

Në mbledhjen e Asamblesë Socialiste u bë publike edhe struktura e qeverisjes në kuptimin administrativ. Një reformë që parashikon shkrirjen e një numri të madh institucionesh të varesisë dhe agjencish shtetërore. 

Me pak fjalë do të ketë një model të ri organizativ të shërbimeve shtetërore. Pa dhënë shumë detaje ministri i ri i Bujqësisë, Niko Peleshi sqaroi se  në bazë të organizimit rajonal, territori i Shqipërisë është ndarë në 4 rajone të mëdha, sipas pikëpamjes zhvillimore.

Bashkëqeverisje me hallet e vetëraportuara të qeverisë

Postuar në 27 Gusht, 2017 14:41

Në Asamblenë e Partisë Socialiste u prezantua edhe një përmbledhje e dëgjesave publike në kuadër platformës së bashkëqeverisjes me qytetarët. Prezantimi u bë nga ministrja në detyrë e Ekonomisë, Milva Ekonomi. 

Qeveria "Rama 2", tre prurje të reja, dalin nga qarkullimi Ilir Beqaj e Sajmir Tahiri

Postuar në 27 Gusht, 2017 13:29

Emra të afërt me kryemistrin dhe tre prurje të reja janë suprizat e qeverisë së re të bërë publike në Asamblenë Socialiste.

Senada Mesi në postin e zv/kryeministres, Etilda Gjonaj në detyrën e Ministres së Drejtësisë dhe Sonila Qato si ministre shteti për sipërmarrjen janë emrat që ekuilibrojnë barazinë gjinore në kabinetin e ri, me 7 femra dhe 7 meshkuj. Bie në sy dalja nga qarkullimi i ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj. 

Konçesione "të shtrenjta" me kosto minimale investimesh

Postuar në 26 Gusht, 2017 19:27

Tre kontratat konçesionare të cilat kanë çmimin më të lartë të shërbimit që i kanë ofruar shtetit shqiptar janë shërbimi i hemodializës, prodhimi dhe pasjijsa e kartave të identitetit e pasaportave biometrike dhe markimi i karburanteve. Agjencia e trajtimit të konçesioneve ka përpiluar një raport i cili ka llogaritur çmimin që konçesionarët ofrojnë në kontratat që kanë me shtetin shqiptar në raport me vlerën e investimit.

Tension në mbledhjen e Këshillin Bashkiak të Himarës (Video)

Postuar në 25 Gusht, 2017 18:49

Këshilli Bashkiak i Himarës nuk mundi të zhvillojë mbledhjen e radhës, ku do të diskutohej plani rregullues i qytetit, nga i cili preken 50-60 qytetarë. Siç raporton A1 Report, biznesmeni Nikollaq Neranxi, kreu i OMONIA-s, Fredi Beleri dhe përfaqësues të saj kanë hyrë me forcë në mbledhje duke kundërshtuar planin e përgjithshëm vendor.

CNN Greece: Tensionet Beograd-Shkup, “luftë” spiunazhi SHBA-Rusi

Postuar në 23 Gusht, 2017 22:35

Vendimi surprizë nga Beogradi për t’i vënë drynin të dielën në mbrëmje ambasadës serbe në Shkup fillimisht  u interpretua si një reagim ndaj synimit të Maqedonisë për të votuar në favor të anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. Por gazetat në favor të presidentit Vuçiç denoncuan një ditë më pas Shkupin për përgjime të zyrtarëve serbë, veprime që sipas tyre kanë pasur ndihmën dhe bashkëpunimin e shërbimeve të huaja, më konkretisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

125 mjekë kanë kërkuar largimin nga Shqipëria për 2017-ën. Vitin e kaluar ikën 145

Postuar në 23 Gusht, 2017 15:28

Çdo tri ditë një mjek kërkon të largohet nga vendit. Lajmi bëhet i ditur nga Urdhëri i Mjekut që parlajmëron një epidemi që ka pasoja.

Pages

Subscribe to RSS - Në Vëmendje