Në Vëmendje
Politika e floririt, biznesi i mermerit po shkatërron Malin e Tomorit
Fiks Fare denoncoi shkatërrimin e Malit të Tomorit nga guroret e mermerit, në afërsi të fshatit Mëlovë, në Skrapar. Lejet e para për shfrytëzimin e mermerit në këtë zonë janë dhënë në vitin 2005, ndërsa deri më sot janë dhënë 12 leje.
Mali i Tomorit është shpallur park kombëtar me një vendim të Këshillit të Ministrave më datë 18 korrik 2012. Ndërkohë, në vitin 2015, sërish me VKM, u krijua Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, e cila bëri edhe kufizimet. Guroret e fshatit Mëlovë dhe në grykën e Dëvrisë u lanë jashtë parkut, megjithëse janë pjesë e Malit.
Dy të tretat e përdoruesve të internetit, nën censurë
Fuqia e mediave sociale nuk mund të mohohet nga askush. Shumica e njerëzve përdorin në baza ditore mediat sociale dhe sidomos Facebook dhe Twitter, të cilat propagandojnë mesazhe edhe në zonat më të largëta të botës.
Përveç informacionit dhe komunikimit, përhapja e mediave sociale ka pasoja negative që lidhen me shpërndarjen e lajmeve të rreme për interesa të grupeve të veçanta. Sipas një studimi të kryer kohët e fundit nga organizata Freedom House, numri i vendeve që promovojnë dezinformata në mediat sociale u rrit në nivelin më të lartë gjatë vitit të kaluar.
Investimet ‘strategjike’ në turizëm ngrihen mbi prona të kontestuara
Ndërtimi i karabinave në plazhin e Palasës në jug të Shqipërisë thuajse ka përfunduar, një vit pasi kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit, firmosi lejen për ndërtimin e resortit turistik “Green Coast.”
Ky resort është vlerësuar nga qeveria shqiptare si një investim strategjik në turizëm, çfarë i siguron investitorit mbrojtje shtesë ligjore deri në shpronësim për interes publik ndaj pretendimeve mbi pronësinë e tokës ku po ndërtohet.
Kjo ishte loja, Visho Ajazi Lika shkon ambasador i Shqipërisë në NATO
Pikëpyetjeve mbi dorëheqjen e papritur të Visho Ajazi Likës nga drejtimi i Shërbimit Informativ Shtetëror u ka dhënë fund propozimi që qeveria ka bërë për ta emëruar atë ambasador të Shqipërisë në NATO.
Vetë ish-kreu i Shish nuk dha asnjë shpjegim për largimin nga posti që mbante prej 5 vitesh, ndërsa motivet e dorëheqjes u komentuan si vullnet personal i tij për të lënë këtë detyrë. Zyra për shtyp e kryeministrit tha përmes një reagimi zyrtar se kreu i qeverisë kishte mirëpritur dorëheqjen e kreut të SHISH dhe e kishte falenderuar për kontributin.
Akuza të rënda kompanisë Vodafone për praktikat e ndjekura në tregun afrikan
Një investigim i Finance Uncovered Network, kryer për llogari të “The Observer” tregon për praktikat jotransparente dhe korruptive që operatorë të ndryshëm perëndimorë të fushës së telekomit, kanë ndjekur gjatë depërtimit në tregun afrikan. Tregu në fjalë ka qenë në shpërthim në dy dekadat e fundit dhe mund të merret me mend marzhi i fitimit. Por terreni i investimeve ka përcaktuar edhe ecurinë e tyre.
33 293 të vdekur në përpjekje për të arritur Europën, mes tyre edhe 404 shqiptarë
Gazeta gjermane “Tagesspiegel” ka publikuar së fundmi një listë të plotë, me emra, mbiemra, origjinën dhe shkakun e vdekjes, të personave që kanë tentuar të arrijnë Europën dhe kanë humbur jetën. 33 293 njerëz të regjistruar si të vdekur në këtë përpjekje që nga viti 1993.
33,293 emra, 33,293 fate, 33,293 të vdekur në aspiratën e përbashkët për të shkelur Europën. Figurojnë patjetër aty edhe shqiptarët, sidomos në vitet ’90, bashkë me marokenë, afganë, jugosllavë, irakenë, iranianë e së fundmi afrikanë të tjerë dhe sirianë. Gjithë lista e kombeve që janë sot në lëvizje masive.
100 mijë diabetikë në Shqipëri. 5 mijë të diagnostikuar çdo vit
Nëse do të pranojmë shifrën 2.8 milionë për prezencën e përhershme të banorëve në territorin e Shqipërisë, atëher diçka më pak se 4% e tyre janë të prekur nga diabeti. Vizion Plus raporton sot mbi përmasat në rritje të kësaj sëmundjeje degjenerative e cila është shumë komplekse dhe që të komplikon jetën. 5 mijë është numri i të diagnostikuarve me diabet për çdo vit dhe sipas mjekut endokrinolog, Florian Tori, jemi në një prirje për epidemie. Sëmundja në fjalë e ndikon shumë cilësinë e jetës së pacientit, por ajo ka edhe pasoja sociale.
“Vetëm Zoti e di se çfarë po i bën trurit të fëmijëve Facebook”
Sean Parker, ish-presidenti i Facebook, ka bërë dje disa komente shumë kritike mbi atë që rrjetet sociale po krijojnë në marrëdhëniet njerëzore. Gjatë një aktiviteti në Filadelfia, Parker, që aktualisht drejton një fondacion me emrin e tij, ka folur pak edhe për fillimet e Facebook.
I hapet rrugë kërkesës turke. Apeli i Durrësit lëshon urdhër arresti për shtetasin Muhamed Aydogmus
Mediat turke kanë rikthyer në vëmendje çështjen e Muhamed Aydogmus, një profesor turk që jetonte dhe punonte në Shqipëri. Pak ditë më parë, ai është gjykuar në Gjykatën e Faktit në Durrës dhe është lënë i lirë. Aydogmus akuzohej për falsifikim dokumentesh dhe kalim të paligjshëm kufiri, ndërkohë që Turqia kërkonte ekstradimin me akuzën e përfshirjes në atë që ajo e quan organizata terroriste FETO.
Paratë nën dyshek të "vrasjes së dytë" - ndalohet Gjyqtari i Apelit
Një kontroll i befasishëm zbuloi se gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Tiranës, Shkëlqim Miri mbante në banesën e tij rreth 300 milionë lekë të vjetra. Ai u ndalua me me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në kuadër të operacionit të koduar “ Një vrasje e dytë”.