Lajme

Kujt i duhet shoku Gramoz?

Postuar në 08 Shtator, 2017 14:45

Partia Socialiste po bëhet gati të ushtrojë mandatin e dytë parlamentar me një trupë të zgjedhur sipas kalemit të kryetarit dhe llogarive natyrisht që kombinojnë eksperiencën e më të dalluarve në menaxhimin e fondeve publike dhe rishtarëve që do flasin me zërin e kryetarit, në mos me stilin e tij. 

Fluks aplikimesh nga amerikanët dhe britanikët për shtetësi gjermane

Postuar në 08 Shtator, 2017 13:07

Që nga nëntori 2016, pas zgjedhjes së Donald Trump në presidencën amerikane, numri i shtetasve amerikanë që kërkojnë shtetësi gjermane është rritur ndjeshëm, sipas të dhënave të mbledhura nga Ministria e Jashtme Gjermane.
Numri i përgjithshëm i aplikacioneve (përfshirë ato të shtetasve amerikanë që tashmë jetojnë në Gjermani) regjistrohen çdo vit dhe të dhënat për këtë vit nuk priten të dalin para verës së vitit 2018.

Presidenti grek, mesazhe Shqipërisë dhe Maqedonisë

Postuar në 08 Shtator, 2017 10:57

Në një darkë të shtruar për nder të vizitës së presidentit francez  Emmanuel Macron, e para jashtë Francës që prej fitores së tij në zgjedhje, homologu I tij grek Prokopis Pavlopoulos ka çuar mesazhe të rrepta ndaj Shqipërisë dhe Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë.

Midis të tjerash, në fjalimin e tij presidenti grek ka thënë se Shkupi dhe Tirana po minojnë, me veprimet e tyre politike, ecurinë e tyre europiane,njëri fqinj duke përdorur një emër që përcjell irredentizmin dhe fqinji tjetër duke shkelur të drejtat themelore të njeriut dhe në veçanti të pronës.

Dita e Shkrim-Leximit, 775 milionë analfabetë në gjithë botën

Postuar në 08 Shtator, 2017 10:27

Dita Ndërkombëtare për Avancim të Shkrim-leximit e cila shënohet çdo vit më 8 shtator ka për qëllim që të rrisë vëmendjen e opinionit ndërkombëtar në lidhje me problemin e analfabetizmit i cili fatkeqësisht si proces është prezent në shumë shoqëri.

Një anketë krahasuese mbi nazizmin dhe stalinizmin

Postuar në 08 Shtator, 2017 10:17

Janë shumë domethënëse gjetjet e një hulumtimi të Institutit Kërkimor në Universitetin e Maqedonisë në Greqi mbi perceptimin e popullsisë mbi Nazizmin dhe Komunizmin në kulmin e  debatit të hapur mbi caktimin e një date europiane për viktimat e regjimeve autoritare.

TAP përfundon 50% të punimeve, gazi i parë vjen në 2020

Postuar në 07 Shtator, 2017 20:25

Përfundimin e 50% të punimeve  të gazjellësit TAP në drejtim të fushave të studimit, prokurimit dhe ndërtimit, njoftoi sot konsorciumi  TAP 16 muaj pas fillimit të projektit. Kontraktuesit e TAP kanë pastruar dhe shtrirë në tokë rreth 70% të tubacionit në Greqi dhe Shqipëri (539km nga një total prej 765km).

Pajisja e re që identifikon me saktësi kancerin në sekonda (Video)

Postuar në 07 Shtator, 2017 17:38

Një ekip shkencëtarësh dhe inxhinierësh në Universitetin e Teksasit ka shpikur një mjet që identifikon me shpejtësi dhe me saktësi indet kanceroze gjatë operacionit, duke dhënë rezultate në rreth 10 sekonda - 150 herë  më shumë se shpejt se teknologjia ekzistuese. Pen MasSpec është një instrument inovativ me dorë që u jep kirurgëve informacion të saktë diagnostikues në lidhje me indet që duhen prerë ose ruajtur, duke ndihmuar në përmirësimin e trajtimit dhe zvogëlimin e shanseve për përsëritjen e kancerit.

Haradinaj drejt rikthimit si kryeministër i Kosovës

Postuar në 07 Shtator, 2017 16:55

Ramush Haradinaj është drejt emërimit për herë të dytë si kryeministër i Kosovës. Ish-kreu i UÇK-së, u mandatua nga Presidenti Hashim Thaçi për të formuar qeverinë e re, pas marrëveshjes së arritur me AKR-në e Behgjet Pacollit dhe Listën Serbe për ndarjen e posteve në kabinetit qeveritar. Thaçi postoi një foto të takimit me Haradinajn dhe tekstin e mandatimit të tij.

Macron në Athinë për projektin e Europës Sovrane

Postuar në 07 Shtator, 2017 13:00

Presidenti francez, Emanuel Macron në krye të një delegacioni të madh bashkëpunëtorësh dhe investitorësh ka vizituar Greqinë, të cilën e ka quajtur bashkëpunëtore të ngushtë të Francës në çështjet e Mbrojtjes, ato ekonomike dhe Europën e së nesërmes. 

Rama shpall seritë e reja të "Shqipërisë që Duam"

Postuar në 07 Shtator, 2017 11:46

Kryeministri vijon të jetë çdo ditë prezent në media dhe të prodhojë realitetete që bazohen në bindje, ambicje, perceptime apo dhe vlerësime që thotë se vijnë nga partnerët ndërkombëtarë. Interpretimet e tij përputhen me refuzimin për të pranuar  ato sa thuhen në media për problemet e qeverisjes.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme