Lajme

Djali i Gaddafi-t kthehet në politikë

Postuar në 18 Tetor, 2017 19:39

Shumë libianë e konsiderojnë si shpresën e vetme për sjelljen e paqes në vendin e tyre. Ka patur raporte të shpeshta, se Saif al-Islam, djali i udhëheqësit libian, Muamar Gaddafi, kishte lënë Libinë, por kjo nuk është e vërtetë. Ai mban kontakte me udhëheqësit e vendit, përfaqësuesit e fiseve të ndryshme, duke u përpjekur të gjejë një zgjidhje politike për krizën e vazhdueshme dhe për të pajtuar palët kundërshtare shkruan Sputnik duke cituar avokatin e familjes Gaddafi

Rama: Rrëshqitëm në gabime, por luftën do ta fitojmë

Postuar në 18 Tetor, 2017 18:22

Kryeministri vijon të komentojë nga rrjetet sociale situatën politike ku ndodhet vendi pas përgjimeve të dosjes Habilaj dhe zhvillimeve politike që lidhen me krijimin e Frontit të Ri opozitar, PD-LSI. Një parashtrim i gjatë që merret me më shumë me aspektin moral të opozitës në luftën kundër krimit të organizuar dhe kanabisit, dhe pak me përgjgjësitë që ai ka personalisht për këtë situatë.

Çështje e drejtësisë shqiptare

Postuar në 18 Tetor, 2017 16:32

Sot ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj deklaroi se dosja e përgjimeve ku përmendet edhe emri i Sajmir Tahirit, është çështje e drejtësisë italiane dhe jo e policisë italiane.

Po ministri duket se ka të drejtë vetëm pjesërisht, pasi siç raporton sot Top-Channel, dosja e Katanias do të bashkohet në një të vetme me dosjet që ka në hetim prokuroria e Shqipërisë.

PD-LSI kërkojnë kokën e Ramës

Postuar në 18 Tetor, 2017 15:22

PD dhe LSI kanë hyrë qartazi në një aleancë të konfirmuar politke, duke shfrytëzuar rrethanat e krijuara pas çështjes Tahiri dhe dosjes Habilaj. Tashmë me një kërkesë të zyrtarizuar për largimin e kryemiistrit Rama, pas një tryeze që themeloi Frontin e ri opozitar.
"Jemi të bindur se drejtuesi dhe përgjegjësi kryesor i lidhjeve të krimit e narkotrafiqeve me kupolën e lartë të shtetit dhe përfaqësuesi kryesor i narkoshtetit, interesave të oligarkisë dhe të korrupsionit është kryeministri Edi Rama.

Ngjela: “Edi Rama, jashtë interesave perëndimore në Shqipëri. Radha po i vjen Engjëll Agaçit”

Postuar në 18 Tetor, 2017 14:58

“Lamtumirë Rama! Ike me turp nga kjo punë.

Dy herë është shitur partia që drejton sot Ramë ziu: një herë e bleu Enver Hoxha me paratë e Ibrahim Biçakut, në vitin 1941; dhe herën e dytë e bleu Edi Rama me leje ndërtimi, duke qënë kryetari më abuziv i bashkisë së kryeqytetit në të gjithë historinë e kësaj bashkie”.

Përse gënjeu publikisht Edi Rama për shkarkimin e Tahirit? (Video)

Postuar në 18 Tetor, 2017 12:04

Çështja e Saimir Tahirit kërkon një rikthim në kohë, atëherë kur kryeministrit i kërkohej me ngulm shkarkimi i ministrit të Brendshëm nga opozita, e cila nuk harronte t'i rikujtonte zotit Rama faktin se kjo ishte dhe kërkesë e partnerëve ndërkombëtarë.

Në atë kohë kryeministri dha shpjegime që përjashtonin çdo prapavijë kriminale në shkarkimin e Tahirit, duke parashtruar një arsyetim që sipas tij lidhej me detyrat elektorale apo partiake të ministrit. Ja se çfarë ka deklaruar kryeministri Rama në 12 Mars për këtë çështje.

Kushërinj të 10-të? Publikohet dokumenti: i ati i Moisi Habilajt propozoi për pranim në parti, të atin e Tahirit

Postuar në 18 Tetor, 2017 11:21

Ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, deklaroi dje se ai i ka Habilajt, konkretisht, të arrestuarin Moisi Habilaj, që lakon emrin e tij si garanci në kontaktet e përgjuara me trafikantë italianë, kushërinj të gradës së 10-të. Kjo me idenë se ai nuk ka lidhje dhe marrëdhënie përveç shitjes së një makine. Por sot, Kreshnik Çollaku, drejtues i Departamentit me Jashtë në PD, publikon një dokument të vitit 1977, ku i ati i Moisi Habilajt propozon pranimin në parti(PPSH), të Bashkim Tahirit, i ati i Sajmir Tahirit.

Çështja "Tahiri", një propozim për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Postuar në 18 Tetor, 2017 11:04

Çështja e fundit që implikon ish-ministrin Sajmir Tahiri po kalohet  pa një reagim politik të nivelit të lartë nga Partia Socialiste. Një mbledhje e Grupit Parlamentar dhe një deklaratë e ministrit aktual, Xhafaj, për përgjegjësitë e sistemit të drejtësisë, nuk mund të justifikojnë ende një qëndrim zyrtar të PS-së dhe qeverisë. Pasi është e qartë se situata implikon përgjegjësi politike që nuk ndalen te një person, pasi ngrenë pikëpyetje për integritetin e qeverisjes së katër vitevë që lamë pas.

Akuza e dokumentarit rus/CIA komplotoi për vrasjen e Karamanlis për shkak të gazsjellësit South Stream

Postuar në 18 Tetor, 2017 09:52

Një dokumentar i prodhuar nga një televizion rus “Vesti” hedh hipotezat se shërbimi sekret amerikan ka patur synime  që të likujdojë fizikisht ish-kryeministrin grek, Costas Karamanlis. Si arsye për këtë komplot hipotetik jepet politika e Karamanlis ndaj Rusisë dhe hapja ndaj saj në vitin 2009, por edhe gjeopolitika e energjisë në Ballkan. Sipas këtij dokumetari që jepet i titruar edhe në anglisht, shërbimet ruse kishin interceptuar një bisedë mes agjentëve të CIA-s që flisnin për rrëzimin e Karamanlis nga zyra dhe madje edhe vrasjen e tij.

Shqipëri: "Ruani zemrën blu të Europës"

Postuar në 18 Tetor, 2017 08:47

Ka disa vite që qeveria e Tiranës planifikon të ndërtojë 27 hidrocentrale mbi lumin Vjosë dhe degët e tij, nga të cilat dy tanimë kanë filluar. Për ndalimin e projekteve të ndërtimit në këtë zonë madje qeverisë në Tiranë i është bërë thirrje më 2015 përmes një rezolute edhe nga Parlamenti Europian. Ky sinjal erdhi në një kohë kur shoqatat ekologjiste europiane, ato shqiptare e grupe të shoqërisë civile, personalitete të kulturës dhe artit në Shqipëri dhe banorë nga rajonet, ku kalon lumi Vjosa filluan të kërkojnë me këmbëngulje që ai të shpallet Park Kombëtar.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme