Lajme

100 mijë diabetikë në Shqipëri. 5 mijë të diagnostikuar çdo vit

Postuar në 11 Nëntor, 2017 16:14

Nëse do të pranojmë shifrën 2.8 milionë për prezencën e përhershme të banorëve në territorin e Shqipërisë, atëher diçka më pak se 4% e tyre janë të prekur nga diabeti. Vizion Plus raporton sot mbi përmasat në rritje të kësaj sëmundjeje degjenerative e cila është shumë komplekse dhe që të komplikon jetën. 5 mijë është numri i të diagnostikuarve me diabet për çdo vit dhe sipas mjekut endokrinolog, Florian Tori, jemi në një prirje për epidemie. Sëmundja në fjalë e ndikon shumë cilësinë e jetës së pacientit, por ajo ka edhe pasoja sociale.

Qeveria e telefonit dhe e dëgjesave! (Video)

Postuar në 11 Nëntor, 2017 14:07

Gjatë dëgjesës me qytetarët në Dibër, kryeministri Rama ka ndeshur në disa komente për qeverisjen dhe mënyrën sesi po trajtohen problemet e banorëve në disa zona. Po përcjellim disa prej këtyre replikave që kreu i qeverisë pati me qytetarët dhe zgjidhjet që ai propozoi.

Kujt i shërbeu dhe për çfarë u bë mbyllja e thertoreve në mbarë vendin?

Postuar në 11 Nëntor, 2017 13:55

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti shkruan në profilin e tij në Facebook se pas mbylljes së thertoreve ka një rritje të sasisë së mishit të importit. Një pasojë sipas tij jo e paparashikuar, e ndoshta e lobuar. Me pretekstin e sigurisë ushqimore, qeveria i ra shkurt edhe kësaj radhe, duke hapur rrugën e importeve me etiketa të standardit, por që shpërfillin kërkesën e konsumatorit shqiptar. 

Elaborati i shërbimit sekret jugosllav për aktivitetin e katër Fuqive të Mëdha në Shqipëri*

Postuar në 11 Nëntor, 2017 13:20

Dokumenti, përkatësisht elaborati mban titullin “Shqipëria”. I njëjti është hartuar në prag të mbarimit të Luftës së Dytë Botërore nga shërbimi famëkeq jugosllav OZN-a (Organizacija Zashtita Naroda – në shqip, Organizata për Mbrojtjen e Popullit), i cili udhëhiqej nga Aleksandër Rankoviqi. Origjinali i tij gjendet në Arkivin e Jugosllavisë – Beograd, ndërsa një kopje e tij gjendet edhe në Arkivin shtetëror të Republikës së Maqedonisë, fondi 885.

"Koha për shkëmbim vizitash Meta - Vuçiç"

Postuar në 11 Nëntor, 2017 11:49

Ambasadori i Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka, i ka dhënë së fundmi një intervistë revistës “Cord”. Intervista konsumon deri diku të gjithë pikëpyetjet që kanë të bëjnë me raportet mes Serbisë dhe Shqipërisë, nisur nga standardi i ri i vendosur me vizitën e Edi Ramës në Serbi, në vitin 2014. Boçka e cilëson këtë moment si pikë kthese, si një “moment politikë domethënës vendosmërie në kapërcimin e pengesave që ekzistojnë për një kohë të gjatë”.

Kinemaja si orë e detyrueshme mësimi në shkolla

Postuar në 11 Nëntor, 2017 11:09

Intervistë me regjisorin Daniele Luchetti dhënë për Avvenire, mbi ndikimin e kinemasë, imazhin dhe një botë ku mungon kapaciteti për t'i deshifruar. 

Erdogan, modeli i frikacakut që imponon frikë

Postuar në 11 Nëntor, 2017 10:34

Gazetari turko-gjerman, Deniz Yücel, i cili mbahet i  arrestuar nga autoritetet turke që nga shkurti ka akuzuar presidentin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan se ka imponuar "frikë" në shoqërinë turke, duke e rrëshqitur vendin drejt metodave të fashizmit.  Korrespondent i gazetës Die Welt u arrestua më 14 shkurt me akuzën e propagandës që synonte mbështetjen e një organizate terroriste.

“Vetëm Zoti e di se çfarë po i bën trurit të fëmijëve Facebook”

Postuar në 10 Nëntor, 2017 23:56

Sean Parker, ish-presidenti i Facebook, ka bërë dje disa komente shumë kritike mbi atë që rrjetet sociale po krijojnë në marrëdhëniet njerëzore. Gjatë një aktiviteti në Filadelfia, Parker, që aktualisht drejton një fondacion me emrin e tij, ka folur pak edhe për fillimet e Facebook.

Dokumentacioni fetar i arkivave do të dixhitalizohet

Postuar në 10 Nëntor, 2017 23:10

Konfenrenca Ipeshkvnore e Shqipërisë njofton se i gjithë dokumentacioni fetar i arkivave, meshtarëve, të famullive dhe të doiqezave që janë  sekuestruar gjatë viteve të regjimit të Enver Hoxhës, do të dixhitalizohen.

Konferenca bën me dije se kjo do të bëhet e mundur falë një marrëveshjeje që do të nënshkruhet me Arkivin Qendror të Shtetit, duke sjellë në dritën e përdorimit nga qytetarë apo studiues të ndryshëm të një materiali me rëndësi historike dhe kulturore.  Marrëveshja prek vetëm materialin dokumentar që është në administrim nga Arkivi i Shtetit.

Shtrëngim duarsh në samitin e APEC në VIetnam

Postuar në 10 Nëntor, 2017 22:13

Pages

Subscribe to RSS - Lajme