Lajme

Dëshmia e dy ish-muxhahedinëve/Tortura në kampin e Tiranës

Postuar në 07 Nëntor, 2017 21:33

Dy prej muxhahedinëve iranianë që janë arratisur nga pallatet e Yzberishtit ku ndodhen mijëra të tjerë, rrëfejnë eksperiencat e tyre në Tiranë. Në një rrëfim ekskluziv për TemA TV ata tregojnë sesi raportonin endrrat dhe mendimet tek krerët eMEK-ut dhe më pas mijëra persona mblidheshin rreth tyre dhe qeshnin.

TemaTv

Ndahet nga jeta shkrimtari Kasëm Trebeshina

Postuar në 07 Nëntor, 2017 21:18

Shuhet në moshën 91-vjeçare Kasëm Trebeshina. Lajmi i vdekjes së shkrimtarit ditën e hënë në Ankara të Turqisë ku jetonte prej vitesh dhe ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit në Tiranë në pasditen e së martës është mbajtur nga familjarët larg vëmendjes së medias, opinionit publik dhe institucioneve të kulturës.

Ujësjellësi i Tiranës, “gjoba” 3 milionë lekëshe për banorët

Postuar në 07 Nëntor, 2017 15:57

Me dhjetëra qytetarë trokasin çdo ditë në zyrën e ankesave të Ujësjellës-Kanalizimeve, Tiranë, por shumë pak prej tyre arrijnë të zgjidhin problemet që kanë. Nga një vëzhgim i TEMA TV pranë këtyre zyrave, banorët akuzojnë institucionin për mungesën e ujit të pijshëm dhe mbifaturime. 

Ministri i Ekonomisë dhe Financave: Industria e kanabisit, zero ndikim në hartimin e buxhetit(video)

Postuar në 07 Nëntor, 2017 15:42

Diskutimet për mbledhjen e të ardhurave është zhvilluar në Komisionin e Ekonomisë, ku përfaqësues të PD-së kanë kërkuar sqarime nga ministri Arben Ahmetaj mbi ndikimin e parasë së pistë në ekonomi. 

Udhëzime nga Uashingtoni per takimin e Kretës

Postuar në 07 Nëntor, 2017 13:21

Ministri i jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati dhe homologu i tij grek Nikos Kotzias do të nisin të enjten takimin disaditor në Kretë, për të zgjidhur çështje të klasifikuara si të “vështira” mes dy vendeve. Takimin e konfirmoi për gazetën lokale Flash News.gr kryetari i bashkisë se Spithas ku do të mbahet takimi, Ioanis Stefanakis.

Himara në rrugën e Sarandës. Ky është problemi jo të ashtuquajturit filogrekë

Postuar në 07 Nëntor, 2017 12:36

Në Sarandë, deri në mesin e viteve ’80 ka qenë një rrugë thuajse 1.5km që shkonte nga ajo që njihet si Fusha e Volejbollit deri te Peshkimi, në të dy anët e të cilës kishte pisha të mbjella. Rruga vazhdon të jetë edhe sot, por anash saj ka ndërtesa pa fund, biznese apo banesa, që kanë mbirë me një shpejtësi të jashtëzakonshme. Pishat u prenë qysh atëkohë me sebepin se do zgjerohej rruga.

Ambasadori Lu: Dua peshqit e mëdhenj në tavolinë

Postuar në 07 Nëntor, 2017 10:51

Arrestime në fillim të vitit të ardhshëm paralajmëroi ambasadori amerikan Donald Lu në konferencën për shpalljen e operacionit “Forca e Ligjit”. Teksa njoftoi mbërritjen në Tiranë të agjentëve të FBI-së, Lu foli për një rrugë pa kthim në luftën kundër krimit të organizuar dhe lidhjeve politike.

Rrethi i kujtesës!

Postuar në 07 Nëntor, 2017 10:24

Lulzim Basha denoncoi të hënën përfshirjen e Paulin Ndreut, (vëllait të deputetit socialist, Pjerin Ndreu) në procedurat për lëshimin e dy patentave lundruese në emër të ish-ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri.

Gjermania me plan rezervë për rënien e mundshme të Europës

Postuar në 07 Nëntor, 2017 09:00

Revista “Spiegel” publikonte disa ditë një shkrim mbi një raport të ushtrisë gjermane me të cilin ajo ishe njohur. Dokumenti 120 faqesh titullohet “Perspektiva Strategjike 2040” dhe përmes tij përpunohen gjashtë skenarë të mundshëm që mund të marrin jetë deri në këtë vit e që do të ndikojnë sigurinë e Gjermanisë. Me këtë rast kuptohet se skenarët priret të kenë ndikim në mbarë Europën.

"Paradise Papers", implikohet edhe kryeministri turk, Binali Yildirim

Postuar në 06 Nëntor, 2017 23:19

Publikimi i dokumenteve të Paradise Papers implikon edhe kryeministrin turk, Binali Yildirim. Mediat turke përcjellin një kërkesë të zv.kryetarit të partisë kryesore opozitare, Partisë Republikane Popullore, Faik Öztrak, i cili ka kërkuar një sqarim nga kryeministri për faktin se në materialin e publikuar nga Konsorciumi i Gazetarëve Investigativë rezultojnë edhe kompani të lidhura me familjarë të Yildirim.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme