Lajme
Burg për inxhinierin e softeve të CIA-s që furnizoi WikiLeaks
Një gjykatë në New York ka dënuar një ish-inxhinier softesh të CIA-s për nxjerrje informacioni sekret. Joshua Schulte është gjetur fajtor për çështjen “Vault 7” që zbuloi se CIA kishte hakeruar Apple dhe telefonat Android si dhe përpjekjen e saj për të penetruar në televizionet e lidhura me internetin.
Akuza thotë se Schulte, që më parë ndihmoi agjencinë në kodimin e softeve përgjues, e nxori informacionin në WikiLeaks, për shkak se CIA kishte injoruar kërkesat e tij për mjedisin e punës.
Pse nuk i beson kush shtetit shqiptar?
Sot paradite, ministers së Financave Delina Ibrahimaj i erdhi radha të fliste për draftin e amnistisë fiskale. Në një takim me biznesin e huaj në vendin tonë, Ibrahimaj citohet të jetë shprehur ndër të tjera se:
Ka një nivel të lartë të parave informale. Nga 1991 nuk ka pasur stimul për të legalizuar këto para. Kemi sistemet per te gjurmuar flukset e dyshimta te parave
Greqi, ligj për lindjen e fëmijëve të asistuar deri në 54 vjeç.
Greqia po diskuton aktualisht një projektlgj që u njeh të drejtën femrave në moshën 54 vjeç të asistohen në rrugë mjekësore për të patur fëmijë. Mosha kufi për këtë procedurë në vendin fqinj, aktualisht është 50 vjeç.
Po kështu drafti I jep të drejtë femrave të ngrijnë vezët pa marrë konsensusin e bashkëshortit. Për riprodhimin e asistuar të femrave në moshën 50-54 do të duhet marrin miratimin e Autoritetit Kombëtar për Riprodhimin e Asistuar.
8 miliardë më 15 nëntor
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka publikuar së fundmi një raport sipas të cilit popullsia e botës arrin në 8 miliardë më 15 nëntor të këtij viti.
Ky numër na kujton për përgjegjësinë tonë të përbashkët për t’u kujdesur për planetin tonë dhe një moment për të reflektuar mbi mos përmbushur angazhimet tona ndaj njëri-tjetrit. Ky është një rast për të celebruar diversitetin, njohur humantietin tonë të përbashkët dhe të mrekullohemi me përparimet e shkencës që kanë zgjatur jetën dhe kanë reduktuar ndjeshëm vdekshmërinë e foshnjave dhe nënave
124 000 dokumente konfidenciale/Uber me praktika gati gangsterizmi në treg
Pas Facebook, radha i ka ardhur “Uber” të vihet në qendër të investigimeve për shkelje të praktikave të konkurencës në disa vende. Gazeta “The Guardian” raporton për rrjedhjen e 124 000 dokumenteve konfidenciale nga kompania njohur e taksive, krijuar në vitin 2009 në Silicon Valley.
Shinzo Aben e vranë, në Sri Lanka shqyejnë presidencën, i marrin edhe brekët kreut të shtetit
Presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, njoftoi sot dorëheqjen disa orë pasi një turmë e acaruar njerëzish e përzuri atë nga rezidenca.
Protestat ishin shprehje e një krize të zgjatur ekonomike të paprecedentë dhe turma e mbledhur në kryeqytetin Colombo kërkoi nga qeveria të marrë përgjegjësinë për keqmenaxhimin e financave kombëtare dhe situatën e keqe të furnizimit me ushqime dhe karburant.
Fund monopolit rus/Inaugurohet gazsjellësi greko-bullgar
Kryeministri i Bullgarisë Kiril Petkov dhe ai grek, Kyriakos Mitsotakis, kanë inauguruar gazsjellësin Greqi-Bullgari në qytetin e Komotinit. Ata kanë hapur simbolikisht një valvul, gjest të cilin Mitsotakis e ka cilësuar si akt të krijimit të një ure mes veriut dhe jugut, Athinës dhe Sofjes.
Nuk vodhi, iku, e vranë!!!
Ish-kryeministri më jetëgjatë i Japonisë, Shinzo Abe është qëlluar gjatë një fjalimi elektoral dhe më pas ka gjetur vdekjen në spital. Vraësi, Yamagami Tetsuya, 41 vjeçar, ish-pjesëtar i forcave të marinës, ka deklaruar se ishte i pakënaqur me Aben.
Pasi ka shtirë dy herë, Yamagami ka hedhur armën në tokë dhe ka qëndruar pa lëvizur. Për nga dinamika e ngjarjes, duket se autori ka qenë aty me synimin e qartë të vrasjes të cilën e shpjegon vetëm ai.
Më demokratike protestat e Shkupit, apo këneta e Tiranës?!
47 policë janë plagosur në Maqedoninë e Veriut. Kryeministri Dimitar Kovacevski i ka dënuar sulmet dhe ka deklaruar se dhuna nuk është e justifikueshme. Refreni i përjetshëm i atyre që demokracinë e kanë maskotë. Në demokraci të konsoliduara dhuna lexohet si mesazh politik përpara sesa të denoncohet si gjestikulacion politik. Dhe dhuna urbane, në formën e protestës mund të sjellë rrëzim qeverie, por jo destabilizim shtetëror.
Shtatë herë sa Antarktida, vrimë ozoni mbi tropik
Kërkues kanadezë kanë identifikuar përmasat e një vrime të madhe ozoni mbi tropik. E pikasur që në vitet ’80 të shekullit të kaluar, vrima aktualisht përkufizohet si me përmasë shtatë herë sa Antarktida dhe ajo persiston në të gjitha stinët në pjesën e poshtme të stratosferës.
