Lajme

400 000 hakera në ndihmë të Ukrainës. Rreziku global i kiber-muxhahedinëve

Postuar në 03 Maj, 2022 18:06

Lufta e Ukrainës ka nxjerrë në pah, ndoshta për herë të parë në këtë nivel, edhe elementin më modern të infrastrukturës së sotme, Internetin. Media të ndryshme shkruajnë dhe raportojë se përveç përballjes në terren, me metoda dhe mjete konvencionale, është duke u zhvilluar një luftë tjetër, implikimet e së cilës për të ardhmen ende nuk mund të parashikohen. 

Vendimi, seriali për presidentin El Sisi/Tallje dhe zemërim në Egjipt

Postuar në 03 Maj, 2022 17:38

Me nisjen e muajit të Ramazanit, në Egjipt ka nisur shfaqja e një seriali televiziv që portretizon presidentin aktual Abdel-Fattah-El Sisi. Sezoni i tretë, i quajtur “Zgjedhja” dhe riquajtur “Vendimi” mbulon periudhën para dhe pasi Sisi u caktua ministër i Mbrojtjes gjatë qeverisjes së presidentit Mohamed Morsi.

Lavrov: Hitleri kishte gjak çifut

Postuar në 02 Maj, 2022 15:26

Një koment i ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov se Adolf Hitleri ka patur gjak hebre, ka provokuar reagime nga Izraeli. Ministria e Jashtme e Izraelit ka thirrur në takim ambasadorin rus për të sqaruar kërkuar ndjesë. Nga ana tjetër, kryeministri Naftali Benett ka deklaruar se:

Gënjeshtra të tilla synojnë fajësimin e hebrejve për të krimet më të tmerrshme në istori dhe kështu të çlirojnë nga përgjegjësia shtypësit e tyre

BE-ja nuk do të financojë më autokratët. Komisioni godet Orbanin me procedurën antikorrupsion

Postuar në 02 Maj, 2022 00:32

Për herë të parë në historinë e unionit, Bashkimi Europian, përmes Komisionit të vet, ka ndërmarrë një hetim për përdorimin e fondeve të veta në Hungari, një vend anëtar me të drejta të plota. Mediat e cilësojnë këtë si një “lëvizje të paprecedentë”, që mund të çojë “në ndërprerjen e fondeve të BE-së për kryeministrin nacionalist, Viktor Orban”. 

Biografi e Milan Kunderës, nga frëngjishtja në turqisht me ndihmën e Google Translate

Postuar në 02 Maj, 2022 00:03

Një përkthyes i vjetër në Turqi, bashkëthemelues i shtëpisë botuese “Agora Kitaplığı”, Osman Akinhay ka provokuar debate pas njoftimit të tij në Tuiter se ka përkthyer një biografi të Milan Kunderës nga frëngjishtja me ndihmën e Google Translate. Debati ka lindur si pasojë edhe e faktit se Akinhay ka pranuar se nuk ka njohuri të mira në frëngjisht.  

Teksti i përkthyer u editua nga Halil Gökhan dhe rishikua nga Şükrü Argın

Tre njerëz që besonin te Njerëzimi! Rrëfime për De Gasperin...

Postuar në 01 Maj, 2022 17:50

 

"Dellaportaeditori" publikon së fundmi një intervistë me Maria Romana De Gasperi, vajza e ish-kryeministrit të parë italian të pas Luftës së Dytë Botërore, Alcide De Gasperi. Një intervistë e gjatë dhe me interes për shkak të lidhjeve të ngushta të saj me të atin,  që e bën atë dëshmitare të dorës së parë, por edhe sepse ajo ka qenë dikur sekretarja e tij. Hollësi familjare, të punës, marrëdhëniet me personalitete të tjera, raporti me publiken, publikun dhe paranë.

Dënimi i Samir Tahirit, sukses i Prokurorisë shqiptare

Postuar në 01 Maj, 2022 14:07

Shpallja e personave “non grata” apo dhe raporti i DASH mbi zyrtarë të korruptuar në të gjitha nivelet e qeverisjes duhet të kishin vënë në lëvizje disa struktura të drejtësisë, përfshi edhe Byronë Kombëtare të hetimit. Kështu ka deklaruar për MCN ish-kryeprokurori Arben Rakipi, teksa komenton arrestimet e fundit për çështjen e incineratorëve dhe reformën në drejtësi.

Dakord Berisha, por e imagjinon kush Lulzim Bashën, Alibeajn dhe Tabakun në fushatë?

Postuar në 30 Prill, 2022 15:19

Nëse lexon sot mediat e pavaruara pranë qeverisë, të bie në sy një gërshetim i shkrimeve raportuese me ato “analitike” për Kuvendin e PD-së së Sali Berishës. Një video që jep Berishën që rrëzohet, pasataj një shënim i mllefosur i Roland Bejkos që bën moral, më tej Frrok Çupi që dihet se çfarë do thotë për dekadën e ardhshme, Berisha që lëshon gjuhën e kështu me radhë. Është ai që mund ta quajmë raportimi stigmatizues që luan me marifetet e titujve, incidenteve, konteksteve, si e si për të karikaturizuar një zhvillim politik.

Një presidencë e mërzitshme

Postuar në 30 Prill, 2022 14:14

Thuhet se Edi Rama ka paguar 80 mijë dollarë për një foto me ish-presidentin amerikan Barack Obama. Ne mund të shtojmë duke besuar se “ku ka zë nuk është pa gjë” se Edi Rama me siguri i ka harruar këto para. Përtej kësaj, lajmi i mirë për marrëzi të inferioritetit është se Shtëpia e Bardhë nuk ka më atë interes që kishte dikur.

Ambasadori Pyatt drejt postit të N/sekretarit për Energjinë: Greqia do të ripërcaktojë hartën energjetike

Postuar në 30 Prill, 2022 12:54

Ambasadori i SHBA në Greqi, Geoffrey R. Pyatt është propozuar së fundmi nga presidenti Joe Biden në postin e ndihmës sekretarit për Burimet Energjetike. Lajmi është dhënë prej vetë Pyatt në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” gjatë së cilës ka folur për një rol të Greqisë në ripërcaktimin e hartës ndërkombëtare energjetike. Sipas tij Greqia përbën një alternativë ndaj shantazhit rus për energjinë, për shkak të pozicionit por edhe rreshtimit.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme