Lajme
Një hap para klonimit të njeriut
Për herë të parë shkencëtarët arrijnë klonimin e dy majmunëve, duke përdorur teknikën e cila krijoi delen e famshme Dolly 22 vjet më parë.
Klonimi u krye në një laborator në Akademinë e Shkencave në Shangai. Majmunët identikë Zhong Zhong dhe Hua Hua janë të parët që krijohen me teknikën e transferimit të qelizave të vetme, që përfshin kalimin e ADN-së së bërthamës qelizore në një qelizë vezësh të dhuruara, e cila më pas zhvillohet në një embrion
"Deutsche Welle" kërkon asistencë nga gjuhëtarët për “hallin botëror Trump”
Në botën e mediave sociale po fiton terren ligjësia e kapilarizimit të “lajmit”, qoftë ky fals apo blof, çka shpjegon deri diku se përse njerëz shumë aktivë në to kanë sukses. Donald Trump, president i SHBA-së, është padyshim ilustrimi më domethënës i kësaj prirjeje të kohës sonë që likujdon çdo autoritet të establishmentit tradicional mediatik. Trump akuzohet se përhap edhe lajme të rreme, por ato nuk po diskreditohen dot, ndaj edhe lufta ndaj tij po regjistron një intensitet të paprecedentë.
Zaev i bën lëshimet e para Greqisë
Pas një takimi që zgjati më shumë se 3 orë kryeministri grek, Aleksis Cipras dhe ai maqedonas Zoran Zaev ranë dakord për lëshimet e para që do të bëjë Shkupi në kuadër të negociatave dypalëshe për zgjidhjen e çështjes së emrit.
SHBA duhet të marrin rol drejtues për Ballkanin
Janusz Bugajski, analist i njohur i çështjeve të sigurisë në Ballkan, ka bërë thirrje që SHBA të marrë në dorë drejtimin strategjik në Ballkan. Në një shkrim për Europe’s Edge, cituar nga disa media, Bugajski sugjeron ndërhyrjen e SHBA për të shmangur polarizimin politik dhe atë etnik që mund të ndezë konflikte të armatosura.
Salvini premton pastrimin e Italisë nga emigrantët
Matteo Salvini, kreu i Lega Nord në Itali kërcënon se do të dëbojë gjysmë milion refugjatë dhe emigrantë nga vendi i tij nëse do të bëhet kryeministër.
"Ka rreth gjysmë milioni emigrantë të parregullt në Itali. Të gjithë ata duhet të kthehe mbrapsht"-deklaroi Salvini për gazetën La Repubblica, ndërsa Kisha Katolike u ka bërë thirrje partive politike të mos e bazojnë fushatën e tyre zgjedhore mbi emigracionin.
Taçi, kokë turku për situatën me ARMO?
Rezart Taçi vijon të ketë problem me drejtësinë. Kësaj radhe është Prokuorira e Tirans që ka dërguar na Apel për gjykim Taçin me akuzën e mospagesës së TVSH-së, akcizës dhe taksës së karbonit gjatë kohës që ka patur në administrim kompaninë “Armo”. Lajmi bëhet i ditur nga Top-Channel dhe sipas asaj që raportohet bëhet fjalë për 8 milionë euro.
Sipas prokurorisë, shmangia e këtyre detyrimeve kap një vlerë që shkon mbi 8 milionë euro.
I preferuari i kryeministrit bën autokritikë në televizor (Video)
I informuar për një aferë korruptive në institucionin që drejton, Artan Lame i ka paraprirë zhurmës që do të krijohej, ku ALUZNI ekspozohet si agjenci sekserësh, ku janë të përfshirë deri te roja i institucionit. Video tregon rastin e një qytetari i thotë jursitit se nuk po i legalizohet objekti edhe pse i janë bërë 3 herë matjet.
Degradimi mjedisor i Libanit
Dikur një vend turistik, sot simbol i mbetjeve në Mesdhe. Pamjet janë marrë në Zouqh Mosbeh në veri të Bejrutit.
VKM-ja problematike për pronat: "Ndërkombëtarët kanë sugjeruar që ndryshimet të bëhen vetëm me ligj"
Vendimi i muajit dhjetor për kompensimin e ish-pronarëve parashikon ndryshime në ekzekutim edhe për vendimet e shpallura 1993-1996. Sqarimin e bën të ditur për Tema Tv, Përgjegjësi në Agjencinë e Trajtimit të Pronave, Edmond Lala, ndërsa për avokatët ai ka efekt prapaveprues dhe nuk rekomandohet as nga organizmat ndërkombëtarë.
Donald Lu: Pse po vonohet kapja e kokave të krimit
Personazhi që kishte lajmëruar arrestimin e peshqve të mëdhenj në Janar ka dhënë arsye pse po vonohet kapja e tyre. Në një reagim të publikuar nga Zëri i Amerikës, ambasadori amerikan Donald Lu, e lidh këtë handikap me “mosmarrëveshjet lidhur me Prokurorin e Përgjithshëm, për mbështetjen e ligjeve të mira dhe për të ofruar burimet që policia dhe prokuroria të kapë kokat e krimit të organizuar”.
