Lajme

Ankimi në gjykatë, Veliaj humbet shumicën në Këshillin Bashkiak të Tiranë

Postuar në 04 Shkurt, 2018 17:33

Në datën 26 korrik 2017  në mbledhjen këshillit bashkiak të Tiranës u votua ndër të tjera me shumicë votash edhe vendimi për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm. Por, kur kishte kaluar vetëm një muaj nga zgjedhjet e 25 qershorit, 6 këshilltarë të majtë kishin lënë mandatin për t’u betuar si deputetë dhe 6 të tjerë zunë vendet e tyre. Zgjedhjet e qershorit ndryshuan edhe rrjedhën e votave në bashki, ku LSI në opozitë, nuk votoi për të plotësuar shumicën për certififikimin e këshilltarëve e rinj.

Ish-drejtori i ASHR-së mbetet në burg

Postuar në 04 Shkurt, 2018 16:37

Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika, do të qëndrojë në burg. Ky është vendimi i Gjykatës së Elbasanit që ka dhënë sot masën e sigurisë për Xhikën, i arrestuar nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit. Ai akuzohet se ka abuzuar me dëm 5.3 miliardë lekë me fondet e rrugës Elbasan – Gjinar. Në seancë ka qenë edhe ish-ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, ndërkohë që goditja e Xhikës po perceptohet se luftë politike ndaj LSI-së.

Videolajm/Burrë e grua, të bllokuar në rrjedhën e Vjosës

Postuar në 04 Shkurt, 2018 14:42

Një furgon është rrëmbyer nga ujërat e Vjosës në Selenicë ndërkohë që një burrë dhe një grua kanë mbetur të bllokuar në mes të lumit.

Ballkani Perëndimor para një mundësie historike

Postuar në 04 Shkurt, 2018 13:55

Në raportin e strategjisë së Zgjerimit të Komisioni Evropian që pritet të publikohet të martën në Strasburg Brukseli ka për qëllim të të përshpejtojë ndjeshëm proceset pranimit për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. (Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnja - Hercegovina, Shqipëria dhe Kosova).
"Një integrimi i vendeve Ballkanit Perëndimor në BE është në interes të Unionit në nivel të politik, por edhe për sigurinë dhe ekonominë"-thuhet në dokumentin  me titull "një perspektivë e besueshme e zgjerimit për vendet e Ballkanit" .

Akuza për Soros edhe nga Netanyahu

Postuar në 04 Shkurt, 2018 13:28

George Soros vihet nën akuzë publike edhe nga kreyministri izraelit, Beniamin Netanyahu. Sipas kreut izraelit, Soros qëndon pas një fushate protestash kundër planit të Izraelit për të deportuar disa mijëra afrikanë që kanë aplikuar për azil.

Garë e re SHBA-Rusi për armët bërthamore

Postuar në 04 Shkurt, 2018 12:58

Disa media në SHBA i kanë kushtuar vëmendje publikimit të një raporti të administratës Trump mbi gjendjen e kapaciteteve ushtarake bërthamore të vendit.

Orë të vështira për LSI-në, Haxhinasto ndjek gjyqin e vartësve

Postuar në 04 Shkurt, 2018 12:48

Dalja përpara Gjykatës për t'u njohur me masën e sigurisë e ish-zyrtarëve të LSI-së, të arrestuar pak ditë më parë për shpërdorime në projektet e rrugëve u shoqërua me tension. Në seancë ishte i pranishëm edhe ish-ministri i Translorteve, Edmond Haxhinasto, 

Videolajm/Siri, goditet dhe rrëzohet avioni i parë rus. Piloti likujdohet në tokë

Postuar në 03 Shkurt, 2018 19:29

Mediat ruse kanë raportuar sot rrëzimin e një avioni Su-25 në rajonin e Idlib në Siri. Videot e shpërndara i atribuojnë sulmin grupit Jabhat Fatah al-Sham, pasardhës i Al-Nusras dhe sipas të dhënave kanë përdorur sistem kundërajror të lëvizshëm. Kremlini raportoi se pas sulmit ka urdhëruar sulm ajror në zonë e ku pretendohet se ka likujduar 30 militantë. Gjithësesi nuk është ende e konfirmuar se kush e ka rrëzuar avionin ndërkohë që piloti është vrarë në tokë pasi hedhjes me katapultë. Ministria ruse e Mbrojtjes njofton se bashkë me Turqinë po bëjnë përpjekje për tërheqjen e trupit.

Kryemadhi kërcënon prokurorët: Do publikojmë dosjet korruptive

Postuar në 03 Shkurt, 2018 16:16

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka kërcanuar prokurorët se do t'u publikojë një pas një dosjet korruptive. Në një intervistë për TemA TV ajo ka folur për ngjarjet e fundit të arrestimit të ish kreut të ARRSH -së Dashamir Xhika dhe e cilësoi atë një arrestim politik.

Ahmeti: Nëse çështja e emrit nuk zgjidhet, gjërat mund të shkojnë shumë keq për të gjithë

Postuar në 03 Shkurt, 2018 12:23

Në diskutimin për emrin e Maqedonisë ka ndërhyrë së fundmi edhe kreu I BDI-së, Ali Ahmeti, i cili është në pushtet në koalicion me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev. Në një intervistë për gazetën konservatore greke “Kathimerini”, Ahmeti siguron palën greke se “vendi ynë nuk ndonjë pretendim territorial ndaj Greqisë”, me ç’rast sipas tij, Athina duhet të marrë një tjetër qëndrim.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme