Lajme
Në objektivat e zgjerimit të BE-së edhe Kosova. Viti 2025 mund të jetë i ndryshueshëm
Bashkimi Europian planifikon të anëtarësojë gjashtë shtete ballkanike përfshirë Kosovën. Lajmi përcillet nga Financial Times, që publikon një raport mbi këtë çështje.
Arbitrazhi nxjerr të pastër sportistët rusë
Gjykata Sportive e Arbitrazhit në Lozanë ka anuluar sanksionet e vendosura nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) ndaj 28 sportistëve rusë, pasi këta të fundit ankimuan përjashtimin e tyre të përjetshëm nga pjesëmarrja në Lojërat Olimpike.
Arbitrazhi i konsideroi provat e mbledhura si “të pamjaftueshme për të konfirmuar shkeljen e rregullave kundër dopingut”, për të cilën arsye sportistët u shpallën të pafajshëm.
ShBA, fillojnë hetimet për kontratën e Rapiscanit në Shqipëri
Kompania amerikane OSIS, njoftoi të enjten se Komisioni i Shkëmbimit të Aksioneve në Bursë (SEC) ka filluar hetimet ndaj saj lidhur me dyshimet për shkelje të ligjit që i ndalon ushtrimin e praktikave të biznesit duke korruptuar zyrtarë të huaj.
Rama mbron marrëveshjen e detit: "334 miljet(e humbura) të paktit të parë ishin opinion"
Teksa qeveria dukej disi e hutuar nga reaksioni që krijoi deklarata e ministrit të Jashtëm, grek Nikos Kotzias për njohjen nga Shqipëria të së drejtës nga Greqisë për të shpallur deklarimin e ujërave territoriale në 12 milje, kryeministri Rama ka mbrojtur marrëveshjen dhe parimin mbi të cilën ajo është ngritur.
Në pranga njeriu i Ilir Metës
Prangat e para për një zyrtar të rëndësishëm, por jo të rangut të lartë i janë vënë një njeriu të LSI-së. Bëhet fjalë për ish-drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika. Arrestimi u bë me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pas një hetimi që lidhej me rregullshmërinë e ndjekjes së kontaratave për ndërtimin e aksit Tiranë-Elbasan. Xhika u kallzua penalisht nga ministri i Infratrukturës Damian, Gjiknuri i cili urdhëroi një audit të Brendshëm për abuzimet me ndërtimin e aksit Tiranë-Elbasan.
Zbulohet Megalopoli i majave në xhunglën e Guatemalës(foto/video)
Po konsiderohet si një ngjarje e madhe për arkeologjinë e majave. Zbulimi i një Megalopoli antik, në xhunglat e Guatemalës, zgjeron edhe më shumë njohuritë rreth një qytetërimi që bashkë me atë të aztekëve apo të fiseve të tjera të Amerikës Latine dhe Qendrore, përbëjnë atë që quhet arkeologjia e shekullit të 21-të. Përmes teknikave të gjurmimit me lazer – LiDAR/Gjurmimi dhe Matja me Dritë - është identifkuar një qendër e stërmadhe banimi me 60 000 shtëpi, pallate, rrugë etj., që sugjerojnë se qyetërimet parakolumbiane kanë qenë shumë më të sofistikuara nga sa mendohej deri më tani.
Për ata që duan të kuptojnë marrëveshjen e detit me Greqinë...
Sot në emisionin “Opinion” në Tv Klan, që cilësohet si më i ndjekuri dhe më me ndikim në mediat televizive, po zhvillohet “debat” për marrëveshjen e detit me Greqinë. Si për të përligjur seriozitetin e emisionit, që duket se shkon në përpjestim me synimet e organizatorëve, në studio ishin ftuar për të folur, Elisa Spiropali, Mesila Doda, Gent Strazimiri, Panajot Barka dhe Mustafa Nano.
Me cilët kufinj do të pranojë Serbia të anëtarësohet në BE?
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, ka deklaruar se Bashkimi Europian nuk e ka njohjen e Kosovës si kusht për anëtarësimin e Serbisë. Ajo ka folur gjatë një mbledhjeje të përbashkët mes qeverisë serbe dhe asaj sllovene gjatë së cilës referoi qëndrimet e presidentit të Parlamentit Europian, Tajani.
Britani e Madhe/60 sekonda me vonesë në seancë, jep dorëheqjen Lordi Bates. Refuzohet nga kryeministrja
Kjo ka ndodhur në Britaninë e Madhe ku Lordi Michael Bates, ka dhënë dorëheqjen për shkak të vonesës në seancën e pyetjeve të kërkuar nga Baronesha Lister. Bates ka kërkuar ndjesë, e ka konsideruar aktin e tij si shkelje të një satandardi sjelljeje dhe është larguar. Më vonë, në një pronocim për mediat, Baronesha tha se i ka kërkuar Lordit Bates të rikonsiderojë vendimin.
Alabakë dhe kriminelë! (Video)
Parlamenti dha një tjetër shfaqje të tensionit që politika po kalon. Përplasja verbale ka kaluar edhe në etiketime direkte mes dy palëve.
Shkak u bë përjashtimi nga seanca i kryetarit të grupit parlamentar demokrat, Edmond Spaho. Gramoz Ruçi e vlerësoi si jashtë rendit të ditës shpjegimet që Spaho kërkoi për ekstradimin e Nezar Seitit.
Kjo bëri që deputetët e PD të bllokojnë foltoren, ndërsa Gramoz Ruçi etiketoi alabak kryetarin e opozitës. Lulzim Basha nga ana e tij iu drejtua me fjalët kriminel.
