Lajme
“Populizmi dhe nacionalizmi kërcënojnë Ballkanin”
Pikëpamjen se "populizmi, nacionalizmi dhe irredentizmi” kërcënojnë Ballkanin shpreh në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve të Athinës, Komisioneri për Imigracionin, Punët e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos.
Komisioneri grek në intervistën e tij vë në dukje se "udhëheqësit e këtyre vendeve duhet të kuptojnë se është e nevojshme që të mendojnë dhe të veprojnë në frymën evropiane" dhe theksoi se "vendet si Greqia mund të luajë një rol kyç në ndërtimin e urave që do të sjellin Ballkanin Perëndimor më afër familjes evropiane.
Opozita shet suksesin e protestës për një status të kryeministrit në Facebook
Opozita shqiptare fitoi dje me protestën e zhvilluar në Tiranë, betejën afatshkurtër me pasigurinë e pjesëmarrjes së njerëzve.
Ciladoqoftë shifra që jepet, apo planet me dron që duan të minimizojnë numrin e njerëzve që dolën në bulevard, thelbi mbetet i paprekur: mijëra njerëz dolën për të kundërshtuar qeverinë e Edi Ramës. Në kushtet e një bojkotimi masiv që iu bë Partisë Demokratike edhe nga anëtarët e vet në zgjedhjet e 25 qershorit, pjesëmarrja e djeshme është një moment frymëmarrjeje.
ISIS ka humbur territore, por jo fitimet
Teksa Shteti Islamik humbi një nga fshatrat e tij të fundit në Irak, Brett McGurk, i dërguari i posaçëm i SHBA-së në koalicionin që luftoi ISIS shkruajti në në Tëitter se kalifatit "të rremë"po i vjen fundi". Është e vërtetë se Shteti Islamik ka humbur pjesën më të madhe të territorit të të tij i cili në në vitin 2014 përfshinte rreth një të tretën e Irakut dhe gjysmën e Sirisë.
Tri ditë zgjat edhe në Amerikë....
"Falenderime të ngrohta ambasadores së SHBA, Nikkey Haley për mikpritjen e saj. SHBA është një partner strategjik i pazëvendësueshëm për Shqipërinë", shkruan Kadare në profilin e saj në Twitter. Takimi vjen pak kohë pas votës për Jeruzalemin ku Haley deklaroi se ShBA nuk do ta harronte votën kundër, e cila u hodh edhe nga vendi ynë.
Shkatërrimi i hebrenjve të Janinës (Foto)
Për arsye të paqarta, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme greke deri më tani kanë mësuar pak për periudhën e Luftës së Dytë Botërore dhe Luftës Civile. Megjithatë, kjo dekadë ishte vendimtare si për pasqyrën e pasluftës të Greqisë në aspektin e demografisë dhe për zhvillimet politike dhe ekonomike pas konfliktit civil.
Rihapja e Xhamise së Et’hem beut, 18 janar 1991
Një nofull ndryshon historinë e Homo Sapiens
Një nofull e gjetur në një shpellë në Izrael konsiderohet nga fosilet më të vjetra të Homo Sapiens të gjetura përtej Afrikës, duke përforcuar dyshimet se speciet njerëzore kanë emigruar nga "kontinenti afrikan” bë një kohë shumë më të herët sesa mendojnë shkencëtarët.
Qeveria përballë kërkesës për zgjedhje të parakohshme
Opozita zhvilloi protestën e paralajmëruar duke mobilzuar njerëz dhe struktura nga gjithë Shqipëria për të mbushur bulevardin Dëshmorët e Kombit. Parë në dy aspekte, protesta pati një masivitet që nuk mund të shpërfillet. Por më tepër se presion ndaj qeverisë, ajo i shërben Lulzim Bashës për të forcuar kontrollin mbi Partinë Demokratike dhe rikonfirmimit si lider i opozitës. Edhe gjuha e tij ishte përgatitur mbi këtë shtrat, me fokus gjendjen e vështirë ekonomike.
Ndryshon drejtimi i Albpetrol
Sektori i naftës në Shqipëri duket se po kalon një fazë tranzitore për ecurinë e së cilës nuk mund të thuhet shumë për momentin.
Kompania shtetërore e naftës, Albpetrol, njofton se ka ndryshuar së fundmi administratorin e saj, Endri Puka. Në vend të tij është caktuar shefi i sektorit teknik ing. Kastriot Bejtaj.
Në njoftimin e vet, kompania bën me dije se drejtimi nga Endri Puka ka rezultuar me fitime dhe theksohet se për vitin 2016, shoqëria ka realizuar fitim prej 1.5 miliardë lekësh.
Qark i shkurtër për ekstradimin e Nezar Seitit
Ekstradimi i Nezar Seitit i njohur ndryshe edhe si financieri i grupit të Habilajve është bërë në anashkalim të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe vendimit të Gjykatës që e ka lënë atë në arrest me burg. Ky është përfundimi i verifikimit që ka bërë Prokuroria e Përgjithshme me urdhër të kryeprokurores, Arta Marku. Në njoftimin zyrtar ngarkohet me përgjegjësi Prokuroria e Krimeve të Rënda se nuk ka informuar për vendimin e masës arrest me burg dhënë nga Gjykata e Tiranës për Seitin.
