Lajme

Iran vs Arabia Saudite, përballja ushtarake dhe ekonomike

Postuar në 27 Prill, 2018 13:29

Në pesë vitet e fundit vendet e Lindjes së Mesme kanë qenë të përfshira direkt ose indirekt në konflikte të armatosura, dhe nuk është rastësi fakti që 32% e importeve të armëve i takojnë këtij rajoni.
Arabia Saudite, sipas Radio Farda, është e famshme për shumat e mëdha të investuara në armatime, të vlerësuara në rreth 7 miliard $. është e vështitë të përcaktohet një shumë ekuivalente për Iranin.

ShBA, propozohet nismë për bllokimin e shitjes së avionëve F-35 Turqisë

Postuar në 27 Prill, 2018 13:09

Tre senatorë amerikanë kanë zyrtarizuar nismën ligjore për bllokimin e transferimit drejt Turqisë të avionëve F-35 që konsiderohen si shumë të avancuar dhe shumë të shtrenjtë. Ndonëse Turqia është një vend anëtar i NATO-s dhe ndonëse ajo prodhon avionë që shpëtojnë radërve, tre senatorët mendojnë se politikat e Erdogan po shkojnë kundër interesave amerikane dhe po shpërbëjnë paradigmat e vlerave demokratike.  

Ambasada në Jeruzalem, Turqia propozon mekanizëm bashkëpunimi BE-Konferenca Islamike

Postuar në 27 Prill, 2018 10:45

Turqia synon të riaktivizojë mekanizmin e bashkëpunimit me Bashkimin Europian me synim frenimin e vendimit të SHBA për të zhvendosur ambasadën e vet në Izrael, drejt Jeruzalemit.

Historike, Kim Jong-un kalon kufirin drejt Jugut në një vizitë zyrtare

Postuar në 27 Prill, 2018 09:24

Është zhvilluar sot takimi historik mes përfaqësuesve më të lartë të dy Koreve, Kim Jong-un nga Veriu dhe Moon Jae-in nga Jugu. Jong-un ka nisir vizitën në Jug duke u takuar me homologun e tij në linjën kufitare të përcaktuar me luftën e vitit 1953 duke bërë madje edhe gjestin e ecjes së bashku nëpër të. 

Topalli: Basha financohet(Kunati) nga Samir Mane dhe Shefqet Kastrati

Postuar në 26 Prill, 2018 23:17

Ish-nënkryetarja e Partisë Deëmokratike Jozefina Topalli ka akuzuar sërish kreun aktual Lulzim Basha për lidhje të ngushta biznesi  që prevalojnë mbi çdo forum politik në parti.

Fotolajm/Publikohet takimi Pompeo-Kim Jong Un

Postuar në 26 Prill, 2018 22:42

Shtëpia e Bardhë ka publikuar foto të takimit mes ish-kreut të CIA-s Mike Pompeo me kreun e Koresë së Veriut Kim Jong Un. Takimi u zhvillua në fillim të muajit prill në kuadër të përpjekjeve për një marrëveshje mes ShBA dhe Koresë. Sot Pompeo është miratuar si sekretar Shteti në Senatin amerikan. 

Industria e riciklimit në krizë, inceneratorët u marrin tregun

Postuar në 26 Prill, 2018 21:55

Ricikluesit ndjehen të rrezikuar nga strategjia që po ndjek qeveria për menaxhimin e mbetjeve, duke i orientuar ato drejt djegies përmes inceneratorëve. Sipërmarrësit Iljaz Mehmeti dhe Bardhyl Baltëza thonë se incenerimi do të shoqërohet vetëm me kosto. Ata shprehin solidaritet me pronarin e fabrikës së riciklimit në Kashar.

Hapja e negociatave mund të shtyhet

Postuar në 26 Prill, 2018 19:48

Pas ardhjes nga Gjermania kryeministri Rama pranoi se hapja e negociatave mund të shtyhet përtej qershorit. Marrja e tij në pyetje nga deputetët e parlamentit gjerman tregon se kreu i qeverisë shqiptare nuk gëzon më besimin pa kushte të Berlinit dhe në veçanti të kancelares Merkel.

Banorët ndërpresin mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Vlorës (Video)

Postuar në 26 Prill, 2018 16:31

Banorët e Lagjes “Kushtrimi” në Vlorë dhe ata të Orikumit kanë detyruar Këshillin Bashkiak të Vlorës të  pezullojne mbledhjen. 28 familje kanë kërkuar dëmshpërblim për banesat e nga ndertimi i segmentit lidhës  të autostradës me Rrugën Transballkanike. Ata pretendojnë se prej kater muajsh nuk perfitojne as qeratë e banesave ku jane vendosur.

Nga Fierza...(video)

Postuar në 26 Prill, 2018 16:06

Pages

Subscribe to RSS - Lajme