Lajme
Nëse vjen lufta ose kriza, qeveria suedeze shpërndan broshura
Lufta mbetet një skenar i padëshirueshëm, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që ajo të ndodhë. Kjo është arsyeja pse qeveria suedeze, bëri diçka prototipike në përpjekje për të përgatitur njerëzit për më të keqen e mundshme. Ajo do të shpërndajë për 4.8 milionë familje një broshurë për rreziqet që lidhen me shpërthimin e një lufte të re.
Broshura përfshin llojet udhëzimeve që nga mënyra sesi qytetarët të dallojnë një lajm të rremë dhe si të përgatiten për ngjarjet ekstreme të motit apo dhe për sulme terroriste dhe pushtime ushtarake.
"Iftari ynë do të jetë në Jeruzalem"
Një spot publicitar i operatorit kuvajtian të telekomunikacionit, Zain, sjell në vëmendje një krizë të thellë diplomatike siç është ajo për çështjen e Jeruzalemit, që së fundmi është shpallur kryeqytet i Izraelit nga disa shtete me në krye SHBA. Video paraqet një djalosh mysliman që i afrohet personazheve që imitojnë Donald Trump, Vladimir Putin, Angela Merkel, Justin Trudeau, Antonio Guterres dhe Kim Jong-un, i cili uron për muajin e Ramazanit dhe flet për Jeruzalemin si kryeqytet të Palestinës.
Shqipëria me probleme, borxh i lartë publik
"Vendi ende nuk është duke përfituar plotësisht nga kostoja e ulët e punës dhe afërsia me BE-në, për shkak të një mjedisi të vështirë biznesi, që pengon investimet. Prandaj është e rëndësishme që qeveria të përdorë këtë situatë të favorshme për të nxitur axhendën e reformave, në mënyrë që të nxisë rritjen potenciale, çka do të mundësojë që vendi të përfitojë nga pranimi potencial në BE".
Presidenti më i mirë, mënyrë për të thënë se LSI nuk ka më imazh kryetari
Lëvizja Socialiste për Integrim është aktualisht në krizë lidershipi. Lëvizjet dhe pakënaqësitë e disa deputetëve të saj që janë parë të votojnë ndryshe nga vendimet e Grupit, vënë në dukje dobësitë e drejtimit nga Monika Kryemadhi. E cila ka provuar se nuk është e përshtatshme për rolin e drejtuesit të një partie që ndodhet në pozicionin delikat të të qenit në mes të dy forcave kryesore.
Çifti Obama, kontratë me Netflix për serialë televizivë
Ish-presidenti amerikan Barak Obama dhe bashkëshortja e tij, Michelle, kanë arritur një marrëveshje me platformën Netflix për të prodhuar filma, seriale dhe dokumentarë.
Netflix nuk dha detaje të mëtejshme mbi planet e ardhshme të ish-çiftit presidencial. Kompania tha se Barak dhe Mishel Obama mund të vazhdojnë të prodhojnë seriale, reality show, dokumentare apo edhe filma. Për këtë qëllim, Obama themeloi kompaninë Higher Ground Productions.
Hap derën e Kishës edhe për homoseksualët?
Papa Francesco ka provokuar reagime të shumta sërish pas një deklarate që thuhet se ka bërë në prani të një personi që i përket komunitetit LGBTI.
Rrëmujë me taksën e pronës, bashkitë nuk e zbatojnë dot në terren
Taksa e pronës do të nisë zbatimin në janar të ardhshëm, pasi disa njësi vendore nuk e kanë zbatuar dot mënyrën e re të vjeljes së saj. Ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se ky vit është një fazë tranzitore në mënyrë që bashkitë të përshtaten me metodologjinë e re.
Shpikja e shqiptarit Boutari...
Lajmi i sulmit ndaj kryebashkiakut të Selanikut, Yannis Boutaris, është përcjellë gjerësisht në mediat shqip. Si zakonisht profilizimi i personit në fjalë në mediat e Shqipërisë kalon nga refleksi i përhershëm për të gjurmuar prirjet shovene greke që janë bërë zhargon i denoncimit dhe i propagandës. Një nga mediat që ka dhënë diçka “më shumë” për Boutaris është televizioni Vizion Plus që del sot me një titull të tillë në faqen e vet online: Butari, shqiptari i Selanikut. Pasi th
Kërcënimi rus për Ballkanin, kartë presioni për negociatat
Një "sinjal inkurajimi" për të rinj shqiptarë dhe maqedonas e konsideron ministri për çështjet evropiane në Gjermani, Michael Roth mbështetjen për hapjen e negociatave të anëtarësimit me dy vendet e Ballkanit.
"Hapja e negociatave për anëtarësim do të jetë për popullin, mbi të gjitha për të rinjtë në Shqipëri dhe Maqedoni një mesazh inkurajues"- tha Roth për gazetën Die Ëelt, duke shtuar se “rruga drejt anëtarësimit është natyrisht e gjatë dhe se çdo hap është i lidhur me kushte të qarta".
Ndërron jetë historiani Bernard Lewis
Ka ndërruar jetë në moshën 101 vjeçare Bernard Lewis, një ndër historianët më të njohur për çështjet e Lindjes së Mesme. Ai ishte këshilltar i liderëve izraelitë dhe amerikanë dhe shkrimet e tij për historinë e këtij rajoni patën ndikim të madh, por edhe provokuan kundërshti. Një prej kritikëve të tij ka qenë edhe Edward Said që e akuzon Lewis për sjellje paternaliste ndaj Islamit, demagogji dhe injorancë.
