Lajme
Z. Basha, ik laj bythën në det!
Protesta nisi dhe mbaroi me parodinë e kryeopozitarit që negocionte me njerëzit e vet. Respekt për të gjithë njerëzit që dolën në protestën e sotme, por një kujtesë kjo për të kuptuar se çfarë dëmi prodhon kapja e misionit të një opozite që vetëm sa po vret sensin e protestës.
Video/Protesta e opozitës para Ministrisë së Brendshme
Italia, minë me sahat për financat europiane
Situata ekonomike në Itali konsiderohet tejet e brishtë dhe një kërcënim serioz për Eurozonën. Sipas gazetës gjermane "Der Spiegel" ndryshe nga Greqis, Italia mund të mbështetet maksimumi 1 deri në 2 vite në mekanizmin e shpëtimit evropian.
Pastaj euro në mënyrë të pashmangshme do të shkojë drejt në një krize që do të kërcënonte ekzistencën, e bankave dhe institucioneve financiare në mbarë botën.
Nëse Greqia ishte "bombë artizanale", Italia është "bombë atomike ", shkruan revista gjermane.
Kongresi i lidh duart Donald Trump: Jo luftë me Iranin pa miratimin tonë
Kongresi amerikan i ka ndaluar presidentit Donald Trump të shpallë luftë ndaj Republikës Islamike të Iranit pa marrë më parë miratimin e dhomës së përfaqësuesve,
Media iraniane PressTv raporton se amendamenti ka kaluar unanimisht të mërkurën dhe se ai është propozuar nga përfaqësuesi demokrat Keith Maurice Ellison dhe është mbështetur nga një numër kongresmenësh demokratë dhe republikanë.
Bastexhinjtë e politikës
Pak orë para protestës së lajmëruar nga Partia Demokratike, Fatmir Xhafaj njeriu që është kthyer në tabelë qitje të opozitës, hedh dorashkën e sfidës për Lulzim Bashën lidhur me vërtetësinë e audiopërgjmit, ku pretendohet se diskuton për afera droge vëllai i tij, Agron Xhafa.
Ministri i Brendshëm deklaron në një postim se nëse audiopërgjmi do të rezultojë i vërtetë ai do të largohet nga posti, në të kundërt sipas tij, duhet të ikë Basha.
Laboratorin për audio-përgjimin e zgjedh Italia
Dalin të tjera detaje nga dosja për Agron Xhafajn dhe Albert Veliun. Audiopergjimi mësohet se është derguar ne Itali, ku do jenë autoritetet e këtij vendi që do të vendosin se ku do të kryhet ekspertimi për materialin që u denoncua nga Partia Demokratike.
Burime nga Prokuroria thanë për Respublica se lënia në dorë të autoriteteve italiane për të zgjedhur laboratoin është bërë me qëllimin që të shmanget çdo intepretim për ndikim politik të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
A quhet protestë në krah të Lulëzim Bashës dhe Monika Kryemadhit?
Qeveria e Edi Ramës i ka dhënë të gjitha arsyet pse duhet të ikë. Ka shfaqur të gjitha cilësitë e një dështimi që po fut vendin më së paku në një klimë të rënduar psikologjike. Ndaj saj ka patur reagime dhe protesta të izoluara, si ajo e banorëve të Zharrëzës, ajo kundër importit të mbetjeve, apo edhe protesta e tanishme kundër inceneratorëve. Këto janë në fakt protestat e vërteta që duhen inkurajuar. Këto janë temat e jetës së gjithësecilit, bashkë me taksat që shtohen e shtohen, edhe nga kryebashkiakët.
Maqedonia bëhet pjesë e nismës Adriatiko-Joniane
Maqedonia është bërë anëtare me të drejta të plota në Iniciativën Adriatiko-Joniane. Agjencia maqedonase, MIA, raporton se sekretari i Shtetit, Viktor Dmovksi, ka marrë pjesë në takimin e Këshillit të Ministrave të Iniciativës dhe të Strategjisë së BE-së për rajonin Adriatiko-Joniane me ftesë të ministrit të Jashtëm italian, Angelino Alfano.
Videoja e një vrasjeje tragjike dhe akuza për prokurorin Artan Lulaj
Emisioni "Të Paekspozuarit" ka sjellë sot në vëmendje vrasjen e 22 vjeçarit Marvi Mihali në korrik të vitit të kaluar. Për një karikues celulari, Mihali u qëllua me thikë nga disa të rinj, një pjesë e të cilëve sot, janë të lirë. Emisioni ka sjellë edhe videon e vrasjes, realizuar nga bizneset pranë vendit të ngjarjes, ku duket se të gjithë të rinjtë janë fajtorë, pasi kanë organizuar pritën ndaj tre djemve mes të cilëve mbeti i vrarë Mihali.
Bunkeri gjerman i Kretës kthehet në muze
Një muze unik që shërben si retrospektivë për periudhën e pushtimit gjerman në Kretë u ngrit nga vullnetarë dhe donacione në Ano Platanias, pranë Chanias, në ishullin grek. Muzeu është vendosur në bunkerin gjerman të përdorur gjatë betejës së Kretës në 20 maj 1941.
Kujtimet dhe një pjesë shumë e rëndësishme e historisë së asaj kohe janë "ringjallur" në një thellësi prej tetë metrash nën tokë , brenda tuneleve të gërmuara nga robërit e luftës që ishin kapur gjermanët, të cilët përdorën tunelet për të magazinuar municion gjatë okupimit (1942-1945).
