Lajme
Videoja e një vrasjeje tragjike dhe akuza për prokurorin Artan Lulaj
Emisioni "Të Paekspozuarit" ka sjellë sot në vëmendje vrasjen e 22 vjeçarit Marvi Mihali në korrik të vitit të kaluar. Për një karikues celulari, Mihali u qëllua me thikë nga disa të rinj, një pjesë e të cilëve sot, janë të lirë. Emisioni ka sjellë edhe videon e vrasjes, realizuar nga bizneset pranë vendit të ngjarjes, ku duket se të gjithë të rinjtë janë fajtorë, pasi kanë organizuar pritën ndaj tre djemve mes të cilëve mbeti i vrarë Mihali.
Bunkeri gjerman i Kretës kthehet në muze
Një muze unik që shërben si retrospektivë për periudhën e pushtimit gjerman në Kretë u ngrit nga vullnetarë dhe donacione në Ano Platanias, pranë Chanias, në ishullin grek. Muzeu është vendosur në bunkerin gjerman të përdorur gjatë betejës së Kretës në 20 maj 1941.
Kujtimet dhe një pjesë shumë e rëndësishme e historisë së asaj kohe janë "ringjallur" në një thellësi prej tetë metrash nën tokë , brenda tuneleve të gërmuara nga robërit e luftës që ishin kapur gjermanët, të cilët përdorën tunelet për të magazinuar municion gjatë okupimit (1942-1945).
Hyn në fuqi rregullorja e BE për privatësinë
Nga 25 maji do të hyjë në fuqi rregullorja e re e Bashkimit Europian për mbrojtjen e privatësisë. Ajo imponon kushte të rrepta në përpunimin e të dhënave personale dhe respektimin e gjithë qytetarëve të BE-së.
Ndryshimi u bë me me arsyetimin se të dhënat personale konsiderohen si një pasuri e vlefshme dhe rregullat që i mbrojnë duhet të jenë më të rrepta. Rregullorja e re zëvendëson kështu Direktivën Evropiane të Mbrojtjes së të Dhënave 1995, e cila u vu në zbatim para se “icloud” të prezantonin mënyra të reja të menaxhimit të të dhënave personale.
Bllokohet sasi e madhe mishi me salmonelë
Bllokohen sasi të mëdha mishi importi që kishin si destinacion tregun shqiptar. Bëhet fjalë për dy ngarkesa me 53.1 ton mish, i cili rezultonte i kontaminuar me salmonelë . Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar se mishi i bllokuar është ishte me origjine nga Brazili.
Diplomacia kapriçoze e Trump. Letër Kim Jong-un: I lutem Zotit të mos përdorim armët bërthamore
Presidenti amerikan Donald Trump ka zyrtarizuar shtyrjen e takimit të shumpëritur me kreun e Koresë së Veriut, Kim Jong-un. Shtëpia e Bardhë ka publikuar në rrjetet sociale një letër të Trump drejtuar Jong-un përmes së cilës konsideron se koha e takimit të planifikuar për 12 qershor është e papërshtatshme.
Fakte tronditëse të torturave britanike në Qipro
Përshkrime të hollësishme të torturave që ushtarët britanikë kanë kryer ndaj guerrilëve qipriotë të organizatës nacionaliste EOKA në vitet 1955-1959 kanë dalë në dritë. Gazeta “Metro” e Londrës përmend praktikat e pretenduara të torturës, që tashmë posedohen nga gjykatat britanike.
Eli Cohen, agjenti izraelit që u përfol për president të Sirisë
Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” publikonte dje një shkrim relativisht të gjatë për Eli Cohen, ish-agjenti izraelit, që u ekzekutua nga autoritetet siriane për shkak të aktivitetit të tij të spiunazhit.
Opozitë që legjitimon pushtetin
Opozita parlamentare shqiptare po i referohet përherë e më shumë skenarit maqedonas që çoi në rrëzimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.
Audiopërgjime të cilat nuk dihet nga vijnë dhe që stisin apo publikojnë skandale prej nga ku mandej provokohet reagimi popullor, ja një skemë që e ngjeth regjimin opozitar të Shqipërisë.
Ndahet nga jeta akademiku i gjuhës shqipe, Kolec Topalli
Akademiku i njohur, autor i Fjalorit Etimologjik të Gjuhës Shqipe, Prof. Dr. Kolec Topalli është ndarë nga jeta.
Kolec Topalli ka qenë anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, “Mësues i Popullit”, studiues i gjuhës, veprimtar publik dhe drejtues e funksionar në institucione të larta shkencore dhe zyrtare.
Për 15 vjet radhazi (1994-2009) ka dhënë leksionet e Fonetikës historike në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Tiranës
