Lajme
Ish-Shefi i SHIU-t me shifra personale
Nëse duam të kuptojmë se çfarë individësh drejtojnë institucionet shqiptare, mjafton të dëgjojmë ata që kur janë në detyrë hiqen dhe shiten si të depolitizuar. Kujtojmë këtu përballje tpublike të këshilltarit të Presidentit, Piro Ahmetaj, apo edhe qëndrimet e ish-shefit të Shtabit të Ushtrisë, Xhemal Gjunkshi, aktualisht deputet i Partisë Demokratike. Militantë politikë që dëshirojnë të afirmohen me deviza gjoja ideologjike ndonëse në detyrë janë për të tjera cilësi.
Sondazhi, një në 10 persona kontrollojnë celularin gjatë marrëdhënieve seksuale
Një sondazh i raportuar nga mediat në ShBA evidenton më së miri karakterin invadues të teknologjisë mbi zakonet tona, e tanimë edhe në procese veçanërisht intime si marrëdhëniet seksuale. Sipas sondazhit të kryer nga SureCall, një në çdo 10 persona nga 1000 të pyetur shohin celularin gjatë kohës që janë duke kryer marrëdhënie seksuale.
Ndërron jetë Fadil Vokrri
Mediat në Kosovë njoftojnë vdekjen e ish-futbollistit të njohur, Fadil Vokrri. Koha Ditore shkruan se Vokrri, 57 vjeç, ka vdekur si pasojë e një ataku kardiak në orën 9:30 të mëngjesit të sotshëm kur ishte duke bërë stërvitje.
Pemët e TAP dhe modeli Veliaj i lopatës para kamerave
Gazsjellësi Transadriatik njofton përmes faqes së vet online vendimin për nisjen e pyllëzimit masiv në Greqi në zonën ku ka kaluar gjurma e tij dhe ku për këtë shkak është bërë shpyllëzim. Sipas njoftimit, TAP merr përsipër të mbjellë dhe ripyllëzojë me 400 000 pemë dhe shkurre zonën që transformoi.
14.5 miliadë lekë hidhen në qarkullim të hënën
Ditën e hënë, në tregun e këmbimit valutor do të hidhen në qarkullim 14.5 miliardë Lekë. Televizioni Klan ka arritur të sigurojë një dokument ekskluziv, ku autoritetet publike i kanë kërkuar Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim që kërkojnë që disbursimi i kredisë së Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare me vlerë 118 milionë euro të bëhet në Lekë, përveç monedhës Euro.
Akuza në parlamentin e Kosovës: Ish-prokurorja e EULEX, lidhje intime me një politikan
Deputeti i partisë “Nisma” në Kosovë që drejtohet nga Fatmir Limaj, Milaim Zeka, ka deklaruar në Parlamentin e vendit se ish-prokurorja e EULEX, Isabelle Arnal ka patur marrëdhënie intime me një politikan të lartë. Sipas Zekës, që pretendon se ka raporte sekrete, prokurorja ka kryetr marrëdhënie në një vilë në Brezovicë, ku edhe i është kërkuar nga “politikani I lartë” që të procedojë Fatmir Limajn. Një akuzë e rëndë, ndonëse vjen nga një deputet që njihet se për qëndrime të këtilla publike.
Mediat serbe: SHBA hyn në dialogun Serbi-Kosovë. Mogherini jashtë loje...
Mediat serbe, por mesa duket edhe politika aty, po komplikojnë përditë e më shumë ecurinë e dialogut me Kosovën duke mbajtur nën presion informative me lajme që paralajmërojnë tensione. Në krye të diskutimit qëndron gazeta Vecernje Novosti, e cila citon shpesh burime diplomatike të nivelit të lartë.
Së pari, dje u njoftua me të madhe se tri fuqi kryesore europiane po nxisin dialogun dhe kërkojnë intensifikimin e tij, ndonëse pak ditë më parë, “Prishtina deklaronte se nuk do të dërgonte përfaqësues në Brukesl për të vijuar dialogun”.
300 mijë tonë plastikë hidhen çdo vit në Mesdhe. Turqia, përgjegjësja kryesore
Mesdheu po kthehet në një det që përmbytet nga plastika dhe ku ndotja mund ta bëjë atë të dëmshëm për jetën detare dhe shëndetin e njerëzve. Një raport i World Wild Life dëshmon se në detin Mesdhe hidhen çdo vit 300 000 tonë plastikë duke ekspozuar shëndetin tonë ndaj rreziqeve serioze që vijnë me mikroplastikën.
Vendi kryesor që kontribuon në ndotjen në fjalë është Turqia, pasuar nga Spanja, Italia, Egjipti, Franca, Algjeria dhe Greqia.
Mbyllet transaksioni, Abi Bank blen 100% të aksioneve të NBG
Banka e Shqipërisë dha dritën jeshile për shitjen e filialit shqiptar të Bankës Kombëtare Greke (NBG Bank) tek Abi Bank.Transaksioni ka të bëjë me shitjen 100% të aksioneve të NBG Albania, nga Banka Amerikane e Investimeve. Marrëveshja tashmë është miratuar edhe nga Autoriteti i Konkurrencës.
Asetet e përgjithshme të NBG Albania, që ka 16 degë, arrijnë në 306 milionë euro. Transaksioni është pjesë e planit të ristrukturimit të Bankës Kombëtare të Greqisë, e cila parashikon shitjen e filialeve të saj në vendet e Ballkanit.
Në Shqipëri mund të ndërtohet një kamp refugjatësh
Në Shqipëri mund të ndërtohet një kamp refugjatësh për emigrantët nga Lindja e Mesme. Klan Plus raporton se Austria, Gjermania, Holanda dhe Danimarka i propozuan sot Brukselit, si zgjidhje përfundimtare për refugjatët, ngritjen brenda këtij viti të një kampi të përhershëm azilkërkuesish, në një shtet të kontinentit evropian, por jashtë kufijve të Bashkimit Evropian.
