Lajme
Do të jemi një kontinent i vetëm
Kjo është gjeografia e Tokës pas 250 milionë vjetësh. Pllakat tektonike lëvizin vazhdimisht, përplasen dhe mbajnë gjallë një dinamikë që shformon vazhdimisht atë që ne e shohim përmes hartave.
Anadollakët e pandryshueshëm të Europës
Gazeta konservatore greke “Kathimerini” publikonte dje një letër të një qytetari australian me origjinë greke i cili jeton në Greqi. Letra i drejtohet kryeministrit Alexis Tsipras në formën e një vënieje në dijeni për atë që autori e quan “aventura ime me sektorin publik”.
Propozimi i Kurtit: Ballkani të bashkohet kundër Serbisë
Albin Kurti i Vetëvendosjes ka hedhur idenë e një aleance anti-serbe në Ballkan që sipas tij do të bashkonte shqiptarët, kroatët, boshnjakët, malazezët dhe maqedonasit. Ai e ka cilësuar Serbinë si problemin kryesor në Ballkan, ndonëse nuk ka specifikuar se çfarë rreziku përbën Serbia për Maqedoninë, Bullgarinë, apo edhe Kroacinë.
Propozimi i bërë në Tiranë përkon me rritjen e vëmendjes nga qarqet perëndimore mbi rrezikun e depërtimit të Rusisë në Ballkan, veçanërisht në Serbi, ku duket se krahu rus ka ndikim të madh në politikën serbe.
Standardi i dyfishtë i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit
Qeveria vazhdon të mbajë heshtje në dëm të shëndetit publik, duke mos treguar emrin e kompanisë që sillte 53 ton mish të infektuar nga Brazili. I kontaktuar nga TemA TV, drejtori i AKU, Agim Ismaili tha se nuk e bën publike firmën meqenëse mishi nuk është hedhur në treg. Ky rast deformon standardin e punës së AKU, e cila rregullisht raporton detajet për firmat e kontrolluara dhe produktet me probleme
Vuçiç i jep një dorë "mikut Edi" në Tiranë: Nuk jam si Rama që lyp nëpër Europë
“Unë kam një qasje të ndryshme nga Edi Rama, unë nuk dua të lyp për çfarëdo lloj arsyeje". Kështu i është përgjigjur presidenti serb Aleksandër Vuçiç pyetjes së gazetës franceze “Le Monde”, lidhur me Samitin e vendeve të Ballkanit Perendimor që u mbajt në Sofje.
Pyetja ka qenë nëse ka ende kuptim të duash të hysh në BE para vitit 2020, pas qëndrimeve të Macron se “BE fillimisht duhet të reformohet dhe pastaj të zgjerohet”.
"Babai", truk i pornografisë apo i fantazive tabu
Baba. Është një fjalë aq e mrekullueshme që me shumë gjasë ju çon në një kohë kur ishit një vajzë e ëmbël dhe e pafajshme nën kujdesin dhe tutelën e babait tuaj, të fortë dhe mbrojtës. Megjithatë, koncepti i "babait" tani ka marrë konotacione të seksualizuara.
Një raport i Porn Hub për faqet pornografike X-Hamster's 2018 dhe Porn Hub zbuloi se opsionet "dad" dhe "stepdad and daughter" ishin nga kërkimet më të popullarizuara në internet nga gratë në Amerikë.
Fotolajm/Trump diskuton reformën në burgje me Kim Kardashian
Presidenti amerikan Donald Trump ka pritur në Shtëpinë e Bardhë multiprofesionisten Kim Kardashian. Sipas njoftimit në Twitter nga Trump ata kanë folur për reformën në burgje.
Trump ndalon importin e makinave luksoze nga Gjermania: Nuk do të shihet asnjë Mercedez në Fifth Avenue
Lufta ekonomike dhe tregëtare e presidentit amerikan Donald Trump ka kapur nivele të tjera me publikimin e një raporti që bën me dije se SHBA ka ndërmend të ndalojë importin e makinave luksoze nga Gjermania.
Rrjeti CNBC ka publikuar një material sipas të cilit Trump ka ndërmend të ndalojë importin e makinave luksoze gjermane dhe se këtë gjë ia ka theksuar në takim edhe presidentit francez, Emmanuel Macron, të cilit thuhet se i është shprehur se:
Ndalimi do të vijojë deri sa në Fifth Avenue në New York të mos shihe më Mercedez
Bavaria vendos Kryqin në çdo ndërtesë publike
Gjermania është vendi që ka pranuar t’u japë statusin e azilantit shumë emigrantëve që kaluan kufirin e BE gjatë krizës së refugjatëve. Aq sa lulëzoi sllogani "Refugees Ëelcome" por nga ana tjetër pati edhe një rritje të mbështetjes për ideologjinë naziste dhe partinë e krahut të djathtë AFD.
Palët më konservatore të krahut të djathtë, si p.sh. Bashkimi Kristian Social, shprehën shqetësimin për rritjen e numrit të refugjatëve muslimanë dhe emigrantëve, duke thënë se kjo valë ekstrakomunitarësh po kërcënon identitetin gjerman.
Ministria e pabesueshme e Bujqësisë, prodhimi i midhjes në kushte skandaloze
Para një muaji doli lajmi se midhja e Sarandës rezultoi me salmonelë. Mediat që e raportuan një gjë të tillë i referoheshin analizave të kryera nga Agjencia Kombëtare e Ushqimit, që konstatonin kushtet skandaloze të nxjerrjes, përgatitjes dhe tregëtimit të midhjes, e cila në Sarandë shitet rrugëve.
