Lajme
Vuçiç: Asosacionin e presim nga Prishtina. Serbët të mos veprojnë...Ka vetëm të ardhme, jo fitore
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka deklaruar sot se zgjidhja e çështjes së Kosovës është në të mirë të së ardhmes së popullit serb. Ai është shfaqur në një konferencë për shtyp me tone disi alarmante, kur ka thënë se “ne kemi nevojë për një paqe afatgjatë me shqiptarët” që ka të bëjë jo vetëm me sigurinë, por edhe me progresin ekonomik. Vuçiç po ashtu ka zbardhur atë që përmban marrëveshja e Brukselit në kuadër të të cilës krijohet edhe Asosacioni i Komunave Serbe.
Philips: Jo ndarje për Kosovën. SHBA duhet të ulen në tavolinën e bisedimeve
David L. Phillips, drejtor i programit për krijimin e paqes dhe të drejtave në Intitutin për Studimet e të Drejtave të Njeriut në Universtetin Columbia, thotë përmes një interviste për DW, se ndarja e Kosovës nuk është opsion. Sipas tij, SHBA duhet të përfshihen në dialogun Serbi-Kosovë.
Grupi çek PPF përfundon blerjen 2.8 mld $ të aseteve të Telenor në Europën Qendrore dhe Lindore
Grupi çek PPF ka realizuar së fundmi blerjen e aseteve të operatorit celular, Telenor që operon në Hungari, Bullgari, Malin e Zi dhe Serbi. Sipas njoftimit zyrtar vlera e operacionit është 2.8 miliardë dollarë dhe është kryer përmes një kredie sindikale.
Blerja është më e madhja në sektorin e telekomunikacioneve në Europën Qendrore dhe Lindore që nga viti 2011
Hyjnë në fuqi sanksionet e njëanshme të SHBA ndaj Iranit
Prej orës 7 të mëngjesit të kësaj të marte kanë hyrë në fuqi sanksionet amerikane ndaj Iranit, të cilat ishin hequr pas arritjes së marrëveshjes historike për programin bërthamor në vitin 2015.
Shtetet e Bashkuara zyrtarizuan në mënyrë të njëanshme valën e parë të sanksioneve që lidhet me transaksionet financiare, importet e lëndëve të para, sektorët e automobilave dhe aviacionit civil.
Haberi i bazës së NATO-s në Kuçovë/Projekti me turqit daton të paktën para vitit 2014
Në Shqipëri do të ndërtohet një bazë ajrore e NATO-s. Madje vendimin për këtë gjë e paska marrë Këshilli i Atlantikut.
Me këto fjalë në Facebook, kryeministri Edi Rama u bë i gjallë si lajm, në po atë ditë, kur në Kosovë Hashim Thaçi frynte zjarrin e tensioneve duke propozuar korrigjim kufijsh me Serbinë.
Ndërkombëtarët kërkojnë verifikime të reja për kreun e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori
Pas Bashkim Dedes që kryeson Gjykatën Kushtetuese, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kërkon apelimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për kreun e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Përmes një njofitmi, zyra e Komisionerëve Publikë bën me dije, se ONM ka rekomanduar apelimin e vendimit të KPK-së që konfirmonte në detyrë Zaganjorin.
A do të jetë Kuçova bazë e NATO-s nën drejtimin dhe praninë e Turqisë?
Ish-shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, Jeronim Bazo, thotë se ndërtimi i bazës ushtarake të NATO-s në Kuçovë tregon se Shqipëria është në gjendje të prodhojë siguri dhe stabilitet. Në një intervistë në studion e lajmeve të Tema TV, në lidhje me bazën ajrore që NATO do të ndërtojë në partneritet me qeverinë shqiptare, Bazo u shpreh se ky është një hap që tregon maturinë e Shqipërisë 10 vjet pas anëtarësimit në Paktin e Atlantikut Verior.
BE nuk duhet të heqë vëmendjen nga Mesdheu
Sot Mesdheu është i fragmentarizuar dhe nën kontrollin e askujt. Kjo është edhe arsyeja e destabilizimit të tij të paprecedentë. Kështu mendon historian i njohur francez, Maurice Aymard, i cili përmes një interviste për gazetën italiane, “Corriere della Sera” thotë se historia i përgënjeshtroi të gjitha shpresat dhe parashikimet.
Serbia përplaset me Izraelin ( Video)
Teksa Beogradi është në vorbullën e propozimit për korrigjim kufijsh me Kosovën dhe një paqartësie mbi të ardhmen e Asosacionit të Komunave Serbe, hapet një front i ri polemikash këtë herë me Izraelin.
Autoritetet serbe kanë reaguar ashpër ndaj pjesëmarrjes së pilotëve dhe një delegacioni izraelit në ceremoninë festive që Kroacia organizoi në përkujtim të Operacionit Stuhia, i cili bëri të mundur kthimin nën kontrollin e kroatëve të disa zonave të banuara nga serbë.
Nëna e Bin Laden thyen heshtjen
Është gruaja që lindi një prej terroristëve më famëkeq në historinë botërore. Nëna e Osama bin Laden, ish-kreut të Al-Kaidës prej më shumë se dy dekadash, ka thyer heshtjen dhe ka folur herë të parë publikisht.
Shtatë vjet pas vrasjes së djalit të saj në Pakistan nga amerikanët, Alia Ghanem është intervistuar nga një gazetar i të përditshme britanike "Guardian" në shtëpinë e saj në Jeddah të Arabisë Saudite. Sipas saj, Osama ishte një "djalë i turpshëm dhe i mirë", por pësoi një “shpërlarje truri” gjatë studimeve të tij.
