Lajme

Ndërron jetë bashkëshortja e gjyqtarit Hallunaj

Postuar në 02 Gusht, 2018 13:59

Mediat raportojnë vdekjen e bashkëshortes së gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Dritan Hullunaj, Enkelejda Hallunaj. Sipas raportimeve të para Enkelejda Hallunaj është hedhur nga ballkoni I apartamentit ku banonte ndërkohë që nuk njihen arsyet e këtij veprimi.

Hallunaj kaloi pak ditë më parë procesin e vetingut në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe u rikonfirmua në detyrë.

 

Dritëhije mbi Hallunajn, konfirmohet Prokurori i Tahirit

Postuar në 02 Gusht, 2018 12:50

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë prokurorin e Krimeve të Rënda, njëherësh zv.drejtues i kësaj prokurorie, Gentjan Osmani.Ky i fundit ka qenë pjesë e treshes së prokurorëve, që iu drejtuan vitin që shkoi Kuvendit për arrestimin e Tahirit.

Gjatë seancës dëgjimore që u mbajt dy ditë më parë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi probleme me blerjen e një apartamenti  në vitin 2009.

Hidhet teza e korrigjimit të kufijve

Postuar në 02 Gusht, 2018 10:54

Nga refuzimi kategorim për të diskutuar çështje kufijsh me Serbinë, tema e Kosovës duket se po merr një kthesë që po çon në idëne e shkëmbimit të territoreve. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për agjencinë e lajmeve Associated Press u shpreh i hapur për të diskutuar korrigjim kufijsh në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian

Parashuta pa kuptim dhe premtime për aeroporte

Postuar në 02 Gusht, 2018 01:29

Ministrat e kanë bërë praktikë tashme dhe nuk kanë asnjë ndrojtje për të furnizuar redaksitë e lajmeve me materiale video dhe audio për punën e shkëlqyer që po bëjnë në mbështetje të projekteve të zhvillimit. 

Ndërron jetë Gaqo Çako

Postuar në 01 Gusht, 2018 23:00

Është ndarë sot nga jeta tenori i mirënjohur i skenës shqiptare, Gaqo Çako. Ai u lind më 24 janar të vitit 1935 dhe mbante titullin Artist i Popullit. Çako ka qenë për një kohë të gjatë i pranishëm në skenën shqiptare dhe është ngulitur në memorien e dy brezave për zërin e tij të ngrohtë dhe një lloj karizme në skenë.

A po çon kolapsi i Gjykatës së Lartë në lirimin e personave me rrezikshmëri të lartë?

Postuar në 01 Gusht, 2018 17:40

Ngecja në rrjetën e vettingut të gjyqtarëve të gjykatës së lartë Artan Broci dhe Sheklzen Selimi, ka nxjerrë jashtë funksionit edhe Gjykatën e Lartë. Ndërkohë Avokat Baftjar Rusi në një intervistë për Televizionin TemA ngriti alarmin se ky ngërç me Gjykatën e Lartë ka bërë që kriminelë që mund të dënoheshin edhe me burgim të përjetshëm të lirohen për shkak se humb fuqia e paraburgimit.

SHBA, Bllokohet printimi 3D i armeve plastike

Postuar në 01 Gusht, 2018 13:12

Një gjykatë amerikane vendosi një masë të përkohshme e cila pengon qeverinë federale të lejojë shpërndarjen përmes internetit të modeleve të armëve plastike të cilat mund të prodhohen nga printera tre-dimensionale.

Washingtoni dhe tetë shtete të tjera bënë padi kundër qeverisë federale, e cila kishte arritur një marrëveshje me një aktivist për të drejtët e armëve për ta lejuar të shpëndante lirisht skicat e tij.

Lëvizje në disa ambasada të Shqipërisë

Postuar në 01 Gusht, 2018 11:57

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar lirimin dhe emërimin në detyrë të disa ambasadorëve shqiptarë që lëvizin për shkak të përfundimit të mandatit të tyre.

Ilir Melo, Kastriot Robo, Qirjako Kureta, Riza Poda, Ilir Abdiu dhe Ridi Kurtezi janë liruar nga detyra e ambasadorit, përkatësisht në Kroaci, Danimarkë, Bullgari, Çeki, Finlandë-Norvegji dhe Spanjë.

Ndërkohë që disa prej tyre janë riemëruar në vende të tjera. Konkretisht Riza Poda dhe Ridi Kurtezi janë emëruar si ambasador në Bosnje-Hercegovinë dhe Mal të Zi.

Lavrov, ekzorcisti i së keqes

Postuar në 01 Gusht, 2018 11:09

Ministria e jashtme ruse postoi në profilin e saj  në Facebook një foto "terapeutike", siç e karakterizon ajo imazhin e  ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili shfaqet në një sfond me  qiellin blu, buzëqesh dhe mban në shpatulla një flamur të madh rus.

Në Facebook-un e Ministrisë së Jashtme fotoja shoqërohet me fjalët:

"Foto Terapeutike. Të vendoset në pjesët më të prekura të planetit. Në disa rajone gjeografike, mund të ketë efekte ekzorcizmi"

Një marrëveshje e dytë, vdekjeprurëse për PD-në

Postuar në 01 Gusht, 2018 03:21

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sot gjatë një interviste në emisionin “Përballë” në RTSh dy nisma që ai synon t’i materializojë në muajin shtator: së pari janë ndryshimet e mundshme në kabinetin qeveritar, siç tha ai “pas një analize të thellë dhe një bilanci” dhe së dyti është oferta që do të vihet në tavolinë për opozitën. Për këtë të dytën z. Rama ndër të tjera tha:

Pages

Subscribe to RSS - Lajme