Lajme

ALUIZNI: Projekti i vitit 2009 për regjistrimin e shtëpive në bregdet, nuk njihet

Postuar në 28 Korrik, 2018 15:10

Vendimi i ri I Këshillit të Ministrave për regjistrimin e banesave të ndërtuara para vitit 1991, autorizon ALUIZNI-n me detyrën kryesore. Sipas numrit dy të Agjencisë, Ingrid Konomi, një nga arsyet pse është ngarkuar ALUIZNI me regjistrim banesash është suksesi i treguar në këto vite dhe burimet njerëzore. Në një intervistë dhënë për TemaTv, Konomi shprehet se regjistrimi i kryer në bregdet përmes projektit të vitit 2009-2012 që u financua edhe nga OSBE-ja nuk konsiderohet nga hipotekat si i saktë, ndaj nuk vlen.

Radoja: Askushët që u ngjitën në pushtet nuk e njohin nocionin "Turp"

Postuar në 28 Korrik, 2018 13:26

Aktori Guljem Radoja ka folur dje në protestën e Teatrit Kombëtar duke bashkuar zërin e tij me atë pjesë të artistëve që refuzojnë prishjen e godinës ekzistuese.

Daçiç: SHBA kërkon zgjidhje kompromisi për Kosovën

Postuar në 28 Korrik, 2018 12:12

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic ka dalë i kënaqur nga takimet që kishte në Uashington me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike Ëess Mitchell dhe këshilltarin e sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John R. Bolton.

Sipas tij ndryshimi më i madh që erdhi me administratën e re amerikane të Donald Trump është se ata janë “të gatshëm të dëgjojnë argumentet e Serbisë”.

Meta i përgjigjet Veliajt: Sipërfaqësor, udhëhiqesh nga interesa private

Postuar në 28 Korrik, 2018 11:20

Pas reagimit të kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj që e krahasoi presidentin Ilir Meta  me paraardhësin në këtë detyrë Bujar Nishani për shkak të mosdekretimit të ligjit për Teatrin, Presidenca është kundërpërgjigjur me një deklaratë të zëdhënësit ku thuhet se ata që akuzojnë duhet të shohin argumentet e dekretit dhe mos të udhëhiqen nga reagime sipërfaqësore dhe emocionale.

Reagimi

Refuzon një Europë të udhëhequr nga Franca

Postuar në 28 Korrik, 2018 10:57

Kryeministri hungarez Viktor Orban deklaroi se "nuk do të dëshironte një Bashkimi Evropian të udhëhequr nga Franca " duke i cilësuar zgjedhjet  europarlamentare të Majit 2019 si "vendimtare" për BE-në.

"Ne kurrë nuk jemi ballafaquar me zgjedhje kaq të rëndësishme"- tha Orban, i pyetur nga gazeta gjermane Bild për zgjedhjet evropiane që do të mbahen në maj 2019. "

"Gjermanët duhet të jenë vigjilentë për të gjithë të tjerët. Francezët ecin me teorinë, udhëheqja na takon neve, por paratë t’i japë Gjermania”

"BE nuk e kupton logjikën tonë për Teatrin"

Postuar në 27 Korrik, 2018 22:03

Qeveria po përpiqet ta kalojë me një lloj serioziteti që nuk i përshtatet aspak diskretitimit publik që po pëson për çështjen e Teatrit pavarësisht buzëqeshjeve manekine qe shpërndan lart e poshtë Erion Veliaj. 

Video/Rrethimi nga zjarri në Mati të Greqisë

Postuar në 27 Korrik, 2018 17:46

Videoja është publikuar nga një banor i fshatit grek ku mbetën të vdekur 87 persona dhe u shkrumuan qindra shtëpi.

Presidenti i Republikës kthen ligjin për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar

Postuar në 27 Korrik, 2018 14:34

Më poshtë arsyetimi i Presidentit të Republikës: 

I keqpërdoruri Erion Veliaj

Postuar në 27 Korrik, 2018 12:20

Shikojeni këtë foto të sikletit të Erion Veliajt. I cili edhe pse deklaron se nuk merr vesh nga arti apo arkitektura, merr përsipër të shpjegojë projektin e Teatrit të ri, ndaj këngëtares Eleni Foureira. Një foto manipuluese padyshim, e dikujt që është kapur në hallin e vet të të qenit prezervativi i një skeme që nuk krijon dot imunitet.

Dilema për Teatrin, Presidenti merr letër edhe nga Shoqata e Bashkive (Letra)

Postuar në 27 Korrik, 2018 10:34

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë i ka drejtuar një letër presidentit të vendit, Ilir Meta, ku i kërkon që të kthejë edhe një herë në Kuvend ligjin për Teatrit që i hap rrugën shembjes së godinës.

Në këtë shkresë zyrtare ndër të tjera shkruhet se “Shoqata e Bashkive eshte e shqetesuar per nderhyrjen e pushtetit qendor ne kornpetencat e qeverisjes vendore. Qeveria, me fuqine dhe mekanizmat e saj, po krijon precedente te rrezikshem, duke nderhyre, imponuar per interesa te saj ne vendimarrjen e qeverisjes vendore, keshillave bashkiak dhe komunitetit”.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme