Lajme

Koha që kompania “Fusha” të sqarojë publikisht projektin e vet

Postuar në 21 Korrik, 2018 10:07

Dje kryetari i Partisë Demokratike Lulëzim Basha ka deklaroi në formë premtimi se kullat që do të ndërtohen në zonën ku ndodhet Teatri Kombëtar do të shemben në zbatim të një ligji të amenduar AntiMafia. 
Z. Basha iu përgjigj një apeli të një dite më parë të studiuesit Aurel Plasari që e kushtëzonte sinqeritetin e PD-së në këtë kauzë me këtë premtim. 

Mina anti-Mafia për kullat që po kërkojnë kurbanin e Teatrit Kombëtar

Postuar në 20 Korrik, 2018 22:08

Minat kullave të kompanisë "Fusha"

Postuar në 20 Korrik, 2018 15:26

Në një bashkëbisedim me gazetarët ditën e sotme, kryetari  i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sërish për ligjin mbi Teatrin Kombëtar.

Kryedemokrati ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë duke kërcënuar edhe kompanini që ka fituar tenderin për ndërtimin e teatrin e ri duke thënë se nëse guxoni ti vini minat Teatrit Kombëtar të jeni të sigurtë që minat do jua vëmë dhe kullave tuaja me ligj. 

Marrëveshja Serbi -Kosovë cenon ndikimin rus në Ballkan

Postuar në 20 Korrik, 2018 13:27

Ecuria e dialogut Prishtinë-Beograd që mund të çojë në një marrëveshje dypalëshe, ka krijuar premisat e duhuara për abrogimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që u miratua në vitin 1999. Florian Bieber i universitetit të Graz në Austri mendon se çdo formë marrëveshjeje do të duhet të merret me njohjen ndërkombëtare të Kosovës  çka e bën atë jetike për të dyja vendet.

Mediat ruse: Putin i propozoi Trump referendum në Ukrainën Lindore

Postuar në 20 Korrik, 2018 12:57

Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” shkruan sot se presidenti rus, Vladimir Putin, i ka propozuar homologut të tij amerikan, DonaldTrump, mbajtjen e një referendumi në Ukrainë Lindore. Sipas “Sputnik” propozimi është bërë gjatë diskutimit me dyer të mbyllura dhe se presidenti Trump ka kërkuar që ideja të mos bëhet publike gjatë konferencës së përbashkët për shtyp. Ideja e referendumit të kujton rastin e Krimesë, e cila u ankesua nga Rusia pasi “populli shprehu vullnetin e tij”.

Video/Pamjet e dhunimit të avokatit Ilia Ilia në Durrës

Postuar në 20 Korrik, 2018 12:17

Report Tv ka publikuar sot pamjet e dhunimit të avokatit Ilia Ilia në Durrës para Gjykats së këtij qyteti. Janë dy persona që shfaqen në video të cilët dhunojnë Ilian, të pambulur dhe pa u sikletosur se po i sheh kush. Vetë avokati, në një prononcim të djeshëm për mediat akuzoi prokurorin Arjan Ndoji si porositës të sulmit. Avokati tha se me Ndojin kishte një përplasje në Gjykatë dhe se prokurori e kishte kërcënuar.

Samiti i Putinit

Postuar në 20 Korrik, 2018 12:03

Revista “Time” shkruan se presidenti amerikan Donald Trump, jo vetëm dështoi në Samitin e Helsinkit ku u takua me Putin, por ai madje provokoi krizë autoriteti për vetë SHBA. Sipas shkrimit me autor Brian Benett, Trump i ka besuar më shumë presidentit rus sesa institucioneve dhe agjencive amerikane lidhur me ndërhyrjen ruse në zgjdhjet e fundit presidenciale në SHBA.

NDotja rekord në bregdetin e Republikës Domenikane

Postuar në 20 Korrik, 2018 11:52

Një vizitë me axhendë kryesore plehërat e linjës Shqipëri-Kroaci

Postuar në 19 Korrik, 2018 23:13

Vizita e parë e presidentes kroate Kolinda Grabar Kitaroviç në Tiranë, është ndoshta edhe vizita e parë e një kryetari shteti që si mesazh kryesor ka mjedisin. Ose më saktë mbetjet që Shqipëria eksporton ilegalisht drejt vendit fqinj.

Kroacia është donatori kryesor i një projekti për pastrimin e detit dhe duam ta ndihmojmë Shqipërinë që ta kalojë këtë problem për të ruajtur mjedisin

tha Presidentja kroate gjatë konferencës për shtyp me homologun shqiptar Ilir Meta.

Kompanitë e modës djegin stoqet e rrobave për të mos ua dhënë të varfërve

Postuar në 19 Korrik, 2018 20:53

Moda është një industri mjaft fitimprurëse, me tonelata stoqesh çdo në vit. Por çfarë ndodh me ato rroba të prodhuara për kategori specifike që mbeten në magazinat e kompanive të modës.

Përgjigjja është domethënëse.

Markat luksoze si Burberry, preferojnë t’i djegin rrobat e tyre me vlerë miliona euro në mënyrë që të mos përfundojnë ... tek të varfërit e këtij planeti.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme