Lajme
Përditësim/Kapet autori i masakrës në Vlorë
Nuk ka zgjatur shumë arratia e autorit të masakrës me 8 të vrarë në fshatin Resulaj të Vlorës. Ritvan Zykaj, 24 vjeç u kap në dalje të Selenicës i fshehur në një shkurre. Ai nuk bëri rezistencë dhe në momentin e parë kërkoi ujë nga policia.
Para arrestimit, kur po kërkohej nga më shumë se 100 policë në kodrat e fshatit, Zykaj u shfaq duke replikuar me ndjekësit në fejsbuk
Serbët përgatiten për referendum
Një ditë pasi Aleksandër Vuçiç bëri publik pozicionin e tij për ndryshim kufijsh me Kossovën, çka në fakt nënkupton shkëmbim territoresh edhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç doli në mbështetje të pikëpamjes së Presidentit.
Goditje ndaj Erdogan
Dyfishimin e tarifave doganore për importet e çelikut dhe aluminit nga Turqia njoftoi përmes twitter-it, presidenti amertikan Donald Trump, duke shtuar se lira turke po bie ndjeshëm ndaj "dollarit tonë të fortë".
Tarifa për importet e aluminit tani do të jetë 20%, ndërsa për çelikun 50%. “Marrëdhëniet tona me Turqinë nuk janë të mira në këtë kohë”- thekson presidenti amerikan.

"Ta mbështes idenë"
Heshtja e kryeministrit Rama në përviim të një debati për shkëmbim të terrirtoreve mes Kosovës dhe Serbisë nuk e bën atë më pak pjesëmarrës në këtë vizatim që po merr autorësinë e Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiç. Qeveria shqiptare nuk ka dalë me një qëndrim, po ashtu edhe opozita. Edhe këtë radhë e mësojmë nga diplomatët e huaj se çfarë idesh ka kryeministri ynë.
Refuzimi i vizave për klerikët, alarmohet Moska
Teksa marrëdhëniet e Rusisë me Greqinë kanë njohur pikën më të ulët pas dëbimit të dy zyrtarëve rusë nga Greqia dhe ndalimit të hyrjes së dy diplomatëve të tjerë nga Moska, benzinë zjarrit i ka hedhur refuzimi i ambasadës greke në Moskë për t'u dhënë vizë disa klerikëve rusë.
"Ne i kërkojmë ambasadës greke të konfirmojë apo të përgënjeshtrojë informacionin"-tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Sakharov. Ajo sqaroi se nëse akuzat e klerit rus janë të vërteta, atëherë ky është një "akt i papranueshëm"
Korrigjimi i kufijve është diskutuar edhe me Serbinë
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka sintonizuar qëndrimet publike për Kosovën në koherencë me homologun e tij, Hashim Thaçi.
Jam në favor – dhe kjo është politika ime – të korrigjimit kufitar me shqiptarët
Për 1 milionë dollarë
Adriatik Llalla nuk ia doli në përpjekjen e parë për të hequr sekuestron preventive ndaj pasurive të bllokuara të ish-kryeprokurorit në vlerën e 1 milion dollarëve. Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda rrëzuoi ankimimin e ish-kryeprokurorit duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë.
Manipulimi me Teatrin dhe alibia e 52 firmëtarëve
Regjisori Sokol Angjeli denoncon atë që e quan manipulim me sipërfaqen e Teatrit Kombëtar dhe alibinë pas së cilës fshihen 52 artistët firmëtarë për shembjen e godinës aktuale. Në një intervistë për Panorama, regjisori zbulon se manipulimi është me planvendosjen e Teatrit të Ri.
Ikja nga Shqipëria, varianti kryesor ekonomik
Shumica e shqiptarëve duan të largohen nga vendi. Kjo është një e dhënë shqetësuese dhe me pasoja për ekonominë, por duket se ajo pak e vë në lëvizje qeverinë/të shqiptare. Një sondazh i fundit i realizuar nga Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri nxjerr në pah se 70% e të rinjve të moshës 15-29 vjeç duan të ikin jashtë për shkak të papunësisë.
Gjermania dhe Britania rrëzojnë “binjakët” e paqes
Ndryshe nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Britania janë pozicionuar qartë kundër çdo ndryshimi kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë. Të pyetur nga Radio Europa e Lirë, zyrat diplomatike të këtyre vendeve kanë folur pa dorashka kundër idesë së Thaçit që mesa duket e ka përqafuar edhe Vuçiç, i cili deklaroi se është në favor të demarkacionit me shqiptarët
