Lajme
Ndryshon Kilogrami (Video)
Është koha për një tjetër korrigjim historik: Kilogrami "i vërtetë", një cilindër platini dhe iridiumi, i cili për 130 vjet është standardi global për matjen e masës, do të pushojë së qeni pikë referimi.
Përfaqësuesit e 60 vendeve anëtare të peshave Ndërkombëtare dhe Masave Bureau (BIPM) pritet të votojnë më 16 nëntor në Konferencën e 26-të të Përgjithshme për Peshat dhe Masat (CGPM) në Versajë, Sistemin e ri Ndërkombëtar të Njësive (SI).
Ministër vetëm për firmë
Pasi humbën betejën e argumentimit, mediat pranë pushtetit, por edhe kryeministri Edi Rama që sot tundi letra – përgjigje nga rrjetet sociale, i janë kthyer cilësive të Presidentit brenda individit Ilir Meta. Pra këto që po ndodhin me mosdekretimin e Sandër Lleshit, apo Lleshajt, lidhen me manovrat politike të Ilir Metës që është ai që është e të tjera. Por demokracia është edhe lojë procedurash që janë garancia se instinktet personale do të mbahen të kufizuara brenda një korpusi rregullash. Për këtë arsye është e udhës që të renditen disa fakte rreth çështjes “Lleshi” apo “Lleshaj”:
Vetëm 10 mijë lekë të patatueshme te pagat. Çfarë halli ka qeveria? (Video)
Ka kohë që qeveria nuk përmend bamirësinë me 98 përqindëshin e shqiptarëve që sipas saj shijuan uljen e taksave. Tani sharra ka ngecur në gozhdë dhe siç duket rripin duhet ta shtrëngojnë edhe ata që kanë paga të ulëta ose që deri dje paguanin zero lekë si tatim mbi pagën.
Lihet mënjanë “arroganca kushtetuese”, lutje Presidentit për dekretim
Kryeministri Edi Rama ka nxituar paraditen e sotme t’i lehtësojë në maksimum punën Presidentit të Republikës, Ilir Meta, duke vënë në lëvizje çdo përgjigje që ka në dorë për zgjidhjen e ngërçit për ministrin e Brendshëm.
Ja edhe kërkesa e zv.ministrit të brendshëm, Sandër Lleshi, për Presidentin e Republikës. Tani Presidenti është i lirë të zgjedhë intepretimin që do dhe në njërën rrugë a tjetrën, ta mbyllë procesin me dekretimin e ministrit të brendshëm, siç i'a kërkon Kushtetuta e Shqipërisë
Kryeministri i përgjigjet presidentit për ministrin e Brendshëm
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në tuiter rreth pytetjeve të Presidentit për Sandër Lleshin, aktualisht zv.ministër i Brendshëm. Përmes një shkrese drejtuar kreut të shtetit, kryeministri thotë se çështjet e ngritura janë sqaruar më parë:
Myla Dalbesio, shpjegimi për rritjen e temperaturave të oqeanit
SHBA kërkon Ministrinë e Brendshme "me konçesion"
Gazeta “Panorama” publikon sot një intervistë me të Ngarkuarën me Punë të ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, Leyla Moses-Ones. Në mungesë të ambasadorit të ri, ambasada e ka gjetur me vend që të ndërhyjë për çështjen e ministrit të ri të Brendshëm përmes një zyrtareje që nuk I thotë gjë publikut shqiptar.
Në një nga deklarimet e veta – që ndoshta është keqpërkthyer – Moses-Ones thotë:
Meta, 14 pyetjet për Sandër Lleshin
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka autorizuar publikimin e pyetjeve – josekrete – që i ka drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes për Sandër Lleshin, për të cilin zyra e Presidentit përdor të dy mbiemrat. Janë gjithësej 14 pyetje të pubikuara sot ndërkohë që Kryeministria ka deklaruar se do të njoftojë sot Presidentin për kërkesat e tij. Në tesktin e njoftimit kreu i shtetit ka menduar që të përfshijë edhe këtë fjali:
Protestoni, por mund edhe të (e)migroni!
Ajo çfarë po ndodh me banorët e zonës së Astirit mishëron në një episod dramatik atë kaos dhe marrëzi të këtyre 25 viteve. Aty kemi nga të gjitha krahët, por kryesisht filli ecën në një kah: dikush, dikur nga vitet ’90, apo edhe më vonë u nis drejt Tiranës me idenë për të blerë apo zënë një copë truall, për të ndërtuar një shtëpi dhe mandej për të nisur jetën nga e para. Shembulli më i qartë i një vendi pa strukturë ekonomike, pa siguri juridike dhe me një shoqëri që është në mëshirën e politikanëve që tallen.
Lëvizje në tregun bankar, Union Bank blen ICB-në
Një tjetër zhvillim ka ndodhur së fundmi në tregun bankar shqiptar. Burime pranë Bankës së Shqipërisë bëjnë me dije për ResPublica se Banka Ndërkombëtare Tregëtare(ICB) është blerë nga Union Bank. Nuk bëhet e ditur shuma e transaksionit, por në përpjekjen për të bërë blerjen ka marrë pjesë edhe grupi i biznesmenit tjetër shqiptar, Irfan Hysenbelliu.