Lajme

Pse nxiton Thaçi të korrigjojë kufijtë?

Postuar në 16 Nëntor, 2018 11:43

Peter Beyer, raportues i grupit parlamentar CDU/CSU për Kosovën dhe Serbinë në Komisionin e Jashtëm të Bundestag-ut, thotë se askush në administratën amerikane nuk është euforik ndaj propozimit të Hashim Thaçit për korrigjim të kufijve.

Ai thekson se është në interes të përbashkët dhe në interes të BE-së dhe të Gjermanisë që këto vende të shkojnë mirë me njëri-tjetrin, në fund që të dy do të jenë anëtare të plota të BE-së.

 

Intervistë e pakëndshme për Brnabiq

Postuar në 16 Nëntor, 2018 10:54

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq u përball me pyetje shumë të pakëndshme për Kosovën, reformat, perspektivën e Serbisë në intervistën për Deutsche Welle me Tim Sebastian.

Ajo ka pranuar se Serbisë i është bërë e qartë se pa njohur Kosovën nuk mund të hyjë në BE. Sipas Brnabiq ekziston mundësia që deri në vitin 2025  Beogradi të nënshkruajë një marrëveshje të qëndrueshme për normalizimin e raporteve me Prishtinën.

Gylen “kokë turku” për Arabinë Saudite

Postuar në 16 Nëntor, 2018 10:29

Departamenti i Shtetit përgënjeshtron lajmin e dhënë nga NBC se Shtëpia e Bardhë është duke kërkuar rrugë ligjore për dëbimin nga SHBA të imamit, Fethullah Gylenit, të cilin Ankaraja akuzon si orkestrues kryesor të grushtit të dështuar ushtarak.

"Më lejoni të shtoj se, nga bisedat që kam bërë me disa kolegë, Shtëpia e Bardhë nuk ka marrë pjesë në ndonjë diskutim mbi çështjen e Fethullah Gylenit"- tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Naouert.

Arratisja e Nikolla Gruevskit, reagon Edi Rama: Kazani shpif. Gruevksi iku përmes Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnjes dhe Kroacisë. Pse jemi vetëm ne problemi?

Postuar në 15 Nëntor, 2018 20:21

Nuk punoi dot as dy javë me Lindita Nikollën

Postuar në 15 Nëntor, 2018 20:17

Zv. Ministri i Arsimit, Tulant Muka, dha dorëheqjen. Arsyet etike dhe mospërputhja me modelin sesi bëhen punët në Ministrinë e Arsimit ishinato që z. Muka dha për largimin e tij. Nuk mbushi dy javë në këtë detyrë, çka flet më së paku për dobësi të mëdha si menaxher.

Z. Muka, një denoncues i falsifikimit të punimeve shkencore të shumë emrave të profesoratit në Shqipëri, mori detyrën pasi denoncoi edhe paraardhësin për plagjiaturë.

Dy standarde për legalizimet/Banesa me mur të përbashkët, disa të legalizuara, disa jo

Postuar në 15 Nëntor, 2018 18:30

Rreth 300 familje të Unazës së Re vijojnë betejën me shtetin kundër shembjes së banesave të tyre duke protestuar. Ndonëse shteti i ka diskriminuar duke i ndarë, disave duke ua legalizuar shtëpitë dhe disave jo, deri tani banorët kanë qenë kompaktë për të mbrojtur shtëpitë e tyre

"TemA TV" ka shkuar në shtëpitë e banorëve për të parë cilët kanë hipotekë dhe cilët jo. Nazifi është njëri prej atyre që e ka legalizuar shtëpinë, por edhe vetë e konfirmon se për të fituar hipotekën ka paguar para nën dorë.

Prokuroria: Sajmir Tahiri do të thirret për t'u pyetur

Postuar në 15 Nëntor, 2018 18:24

Prokurorët e Krimeve të Rënda do të marrin në pyetje ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Maqedonia preket nga ethet e taksës progresive

Postuar në 15 Nëntor, 2018 12:44

Një mënyrë për të kuptuar dallimet mes qeverive në shtete eksperimentale si Shqipëria është edhe ndryshimi i sistemit tatimor. Me ardhjen në pushtet të Edi Ramës u prezantua e ashtuqujtura taksë progresive, e cila do vendoste barazinë në trajtim dhe do të ruante progresivitetin sipas të ardhurave. Kanë kaluar pesë vjet nga kjo reform ky model prej Robin Hudi dhe efektet janë minimale, për të mos thënë kanë sjellë përkeqësim.

“Gruevski u arratis në Hungari nga Tirana”

Postuar në 15 Nëntor, 2018 11:28

E përditshmja me bazë në Beograd "Politika" thotë se ish-kryeministri Nikola Gruevski u arratis në Hungari nëpërmjet Shqipërisë. Gazeta thekson se Gruevski kaloi me një pasaportë të falsifikuar brenda kufirit maqedonas me Shqipërinë, dhe më pas u strehua në ambasadën hungareze në Tiranë.

Me fluturimin e parë të mëngjesit të Malevit të ardhur direkt nga Hungaria, Gruevski nga Tirana arriti direkt në Budapest në orën 10, thotë "Politika", pas së cilës ai ka postuar në Facebook edhe njoftimin se ishte në Hungari.

Zgjidhni shahun!

Postuar në 14 Nëntor, 2018 17:55

Në përfundim të takimikt të dhjetë i Këshillit të Stabilizimit dhe Asocimit, Shqipëria ka marrë në dorë të njëtat detyra nga BE, duke qenë e destinuar të zgjidhë vetë shahun politik që ka krijuar brenda vendit, me disa çështja ku nevojitet konsensusi i opozitës.  

Pages

Subscribe to RSS - Lajme