Lajme
Koha që diplomatëve si zv.ambasadori i OSBE-së t’u kërkohet largimi
Dje ka bërë bujë në media një deklaratë e zv.ambasadorit të OSBE-së, Robert Wilton nga Shkodra që u shpreh se blerja e votës nuk cenon balancat për shkak se atë e bëjnë të gjitha partië. Në një intervistë për mediat italiane, kryeministri Edi Rama pranoi për herë të parë se nuk përjashtohet dukuria e blerjes së votës.
Hije dyshimi mbi dosjet seksuale te Kishës
Kisha Katolike ka shkatërruar dosjet për abuzimet seksuale në radhët e saj. Kardinali gjerman, Marx Reinhardt, këshilltar i ngushtë i Papa Françeskut, duke folur në takimin e krerëve të Kishave Katolike kërkoi marrjen e masave masat për parandalimin e skandaleve të ngjashme në të ardhmen.
Peng i beqarisë së Edit dhe periodave të Lulit!
Shqipëria vijon të jetë lodër në duart e një kryeministri që së fundmi ka marrë përsipër të përfaqësojë edhe pakicën. Ta quajmë sakrificë, altruizëm, zotësi, cinizëm, kapriço apo sharlatanizëm ofertën që na ka bërë Edi Rama për të qeverisur teknikisht Shqipërinë pa kundërshtarë në parlament!?
Historia e pambarimtë e radhëve. Në 6 të mëngjesit për të paguar gjobat e policisë
Komisioni i vlerësimit të gjobave nga Policia Rrugore vijon të jetë një barrë për drejtuesit e automjeteve. Përveç gjobave, qytetarët duhet të lënë të gjitha angazhimet e tjera ditore dhe të presin në radhë të gjata që në orët e para të mëngjesit. Ndonëse janë vlerësuar nga vetë zyrtarët si potencial korrupsioni, komisionet vijojnë të jenë funksionale.
Philip Reeker zëvendëson Wess Mitchell
Philip Reeker, ish-ambasador i SH.B.A.-së në Shkup emërohet zv.ndihmë sekretar i Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çështjet e Eurazisë.
Reeker me një eksperiencë të madhe në çështjet e diplomacisë, kryesisht ato të Ballkanit do të zëvendësojë në këtë detyrë, Wess Mitchell. dhe pritet të marrë detyrën e re në mars.
Shqipëria nuk është më ajo e para 21 shkurtit
Edi Rama ka hyrë tashmë në epilogun e karrierës së tij në ekzekutivin shqiptar për këtë legjislaturë. Kryeministri i Shqipërrisë vazhdon të japë intervista në mediat e huaja se ai nuk do të dorëhiqet, se ka marrë mandatin nga populli për të qeverisur, se ka mazhorancën, se përpara janë zgjedhjet lokale, se opozita ka frikë etj..
Spekullime në media mbi përmbajtjen e draft-marrëveshjes Serbi-Kosovë
Agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”, media shqip që trajton problemet e Luginës, publikon sot një tekst që e quan marrëveshja e dakordësuar mes Serbisë dhe Kosovës dhe që sipas saj është negociuaar nga ShBA, Rusia dhe Franca.
Një histori me ndërkombëtarë/Ypi: Ne nuk e bëmë dot Shqipërinë
Faksimilet e mëposhtme janë nga mbledhja e Asamblesë Konstituente më 12 prill 1939, e cila vendosi dorëzimin e kurorës së Mbretit Zog, Viktor Emanuelit të Italisë, perandor i Etiopisë. Po sjellim fjalën e Xhaferr Ypit, që flet me gjuhë praktike duke kombinuar dashurinë për shqiptarinë me nevojën sipas tij, që vendi të administrohet nga italianët sepse shqiptarët vetë dështuan.
Filmi shqip në Berlinale
Mes një atmosfere të ngrohtë dhe festive është mbajtur edhe këtë vit Festivali i Filmit në Berlin. Rreth 400 filma janë shfaqur gjatë ditëve të festivalit që çdo vit mbahet nga 7-17 Shkurt. Dhjetëra prej këtyre filmave, pjesë e edicionit të sivjetshëm të kësaj ngjarjeje të madhe të botës së filmit kanë qenë filma nga vende të Ballkanit, si: Maqedonia, Sllovenia, Kroacia, Serbia, Bosnjë- Herzegovina, Rumania, Bullgaria dhe Kosova.
Me tipa si Edi Rama...
Kjo është një pjesë nga dëshmia e z. Denar Biba, zv.kryetar i KQZ-së në prokurori për hetimin e audiopërgjimit me gjyqtarin Ledi Bianku. Fragmenti është theksuar me të zeza në vendimin e Gjykatë çka ndoshta konfirmon se pasazhi është më shumë se çështje kurioziteti:
