Lajme
Ca pyetje për shokun zv.Kryeministër(1. Ridvan Bode duhet të ketë frikë nga SPAK...?)
Zv.kryeministri Erjon Braçe ka analizuar sot sipas mënyrës së vet arsyen se përse Partia Demokratike vendosi djegien e mandateve. Shkruan z. Braçe, i cituar gjerësisht nga mediat e pushetit:
As SPAK e as BKH, as Gjykatës Kushtetuese, as Gjykatës së Lartë, të gjitha në punë shumë shpejt.
Arsye e fortë apo jo?! Vetëdjegia buron nga deshpërimi i madh!
Arsyeja është #ReformaPerpara pa pyetur për bllokimin me tym e flakë, hekur e beton, votë e bojkot prej tyre
Ndryshimet klimatike, KE: Mund të kenë pasoja në paqen dhe sigurinë e vendeve
Këshilli i Europës ka miratuar një paketë konkluzionesh mbi diplomacinë klimatike. KE vë në dukje se ndryshet klimatike përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë dhe ekzistencial, i cili nuk do të kursejë asnjë vend. Megjithatë, pavarësisht ndikimeve të shumta shkatërruese që kanë pasur ndryshimet klimatike, veprimi për ta penguar progresin e këtyrë të fundit mbetet i pamjaftueshëm.
Ndahet nga jeta albanologu Eric P Hump
Ndahet nga jeta në moshën 99-vjeçare albanologu Eric P Hump. Gjuhëtar indoeuropeist, ballknolog dhe njohës i albanologjisë, ish-anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Kosovës, Eric P Hamp ka lënë pas një sërë artikujsh e studimesh në fushën e gjuhësisë.
Qyqet e analizave për një protestë etike...
Ndërkohë që opozita parlamentare është duke diskutuar se çfarë do të bëjë me mandatet dhe me hapat e mëtejshëm, mediat e pushtetit, analistët sazexhinj, intelektualët qytetas, ndërqytetas dhe mandej edhe akademikët e bulevardit, po diskutojnë protestën e 16 shkurtit. Dhunën në të, sjelljen, pasojën etj..
Qenka dëmtuar imazhi i Shqipërisë, na këndojnë këto qyqe. Imazhi i Shqipërisë është në fakt rehatia e tyre, sëkëlldia se babai i korrupsionit nuk i ka mirë punët, se diçka mund të ndodhë.
Video/Vendim zyrtar i PD-së: Digjen mandatet parlamentare
Vendimi u njoftua nga kreu i partisë, Lulzim Basha, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar:
Përjashton zgjedhjet e parakohshme, por mund të ndërrojë rrugës
Edi Rama nuk ka ndërmend të shkojë në zgjedhje të parakohshme edhe pse opozita është drejt djegies së mandateve. Në një intervistë për të përditshmen italiane Corriere della Sera, ai thotë se ka kontratë me popullin dhe se nuk mund t’i nënshtrohet presionit të pakicës parlamentare.
Largimi i Ramës, skenar përtej opozitës?
Protesta e opozitës, e cila u bë lajm në mediat ndërkombëtare për skenat që u shënuan para kryeministrisë si dhe paralajmërimi i Bashës për djegie mandatesh e ka futur rendin politik në një situatë të paprecedentë për Shqipërinë në 28 vite pluralizëm.
Në një perspektivë afatshkurtër kryeministri Edi Rama është i detyruar ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, por me gjasë do të presë qershorin kur dhe pritet të vijë përgjigjia e Brukselit për hapjen ose jo të negociatave me Bashkimin Europian.
Çfarë po negocion ambasadori i Austrisë?
Shqipëria del në lajmet austriake 3-5 herë në vit. Dje ishte një nga këto raste, fatkeqësisht, dhe tema kryesore ishte dhuna. Ishte një spektakël force qytetarësh të angazhuar derisa “fluturuan” gurët. Mundësi e shpërdoruar. Sjellje jo e rrallë për opozitën aktuale
Aeroporti i Vlorës, prej 2 vitesh mbetet vetëm premtim
Për rreth dy vite, kryeministri Edi Rama ka premtuar ndërtimin e aeroportit të Vlorës, por ende nuk ka një kohë të përcaktuar kur do të fillojnë punimet. Që prej janarit të 2018-s, Rama ka premtuar nisjen e punimeve në muajt në vazhdim, ndërkohë që edhe një ditë më parë, nga Vlora, ai nuk ka dhënë asnjë afat konkret.
Nuk është kjo Vlora që unë dua. Vlora që unë dua është Vlora ku aeroporti nuk është një zotim, por është një realitet
Video/Kryetari i PD-së: Propozoj djegien e mandateve parlamentare
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka dalë sot në një konferencë për shtyp përmes së cilës ka deklaruar se do të propozojë djegien e mandateve dhe do të kërkojë qeveri tranzitore.