Lajme

Nga kamzalinjtë te shërbimet ruse dhe UDB-ja. Ka një dorë të ligë kundër Shakaxhiut të Përparimit

Postuar në 12 Mars, 2019 00:38

Ka shumë tregues që flasin se pas protestave kundër qeverisë në Tiranë është aksioni i fuqive të huaja

KOASh zbardh qëndrimin: Për Kishën Ukrainase të mbahet një Sinod Panorthodhoks

Postuar në 11 Mars, 2019 21:59

Mediat greke po i bëjnë jehonë përplasjes së Kryepeshkopit të Kishës Orthodhoske Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos me Patriarkun Ekumenik të Stambollit, Bartolomeu. https://www.liberal.gr/arthro/243512/diethni-themata/2019/ekklisia-albanias-pros-patriarcheio-na-sugklithei-panorthodoxi-sunodos-gia-tin-apofugi-schismatos.html

E zhbënë edhe parlamentin...

Postuar në 11 Mars, 2019 17:34

Shqipëria aktualisht nuk është demokraci parlamentare. Ka një sallë ku mblidhen të ashtuquajturit deputetë të një shumice të vetësugjestionuar me idenë se janë aty për të bërë shtet, me barrën e rëndë për të përfaqësuar edhe qeverinë, edhe opozitën.

Bilanci është i thjeshtë, në fund të muajit llogarisin rrogat, dietat dhe padiskutim titullin honorifik që i shoqëron edhe kur janë vetëm ata dhe gurgullima e ujit në tualitetin e kuvendit.

Të deportuar nga Kosova me urdhër të Erdoganit?

Postuar në 11 Mars, 2019 16:56

Gazeta britanike “The Times” shkruan se deportimi i gjashtë shtetasve turq nga Kosova, muaj më parë, u bë me urdhër direkt të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan. Sipas kërkesës turke personat në fjalë kanë patur lidhje me organizatën “FETO”, që drejtohet nga Fetullah Gulen. Deportimi u bë në shkelje të ligjit nga shërbimi sekret kosovar dhe urdhëri ndaj tij erdhi nga presidenti Hashim Thaçi, që iu bind kërkesës së homologut turk, pa dijeninë e kryeministrit Ramush Haradinaj. 

Publikimet online, drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare Persida Asllani: Mungon ligji për ruajtjen e tyre

Postuar në 11 Mars, 2019 16:17

Ruajtja e publikimeve online të formave të ndryshme, krahas ruajtjes dhe konservimit të botimeve të shtypura është një synim i Bibliotekës Kombëtare, por që ende nuk dihet se kur do të gjejë zbatim. Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani, shpjegon se në Shqipëri mungon një ligj që do të rregullonte diçka të tillë, ndërsa edhe procesi për ruajtjen e faqeve online është i vështirë dhe kërkon teknologji dhe njerëz.

Fotolajm/Duke mbrojtur shtëpinë

Postuar në 11 Mars, 2019 13:20

Ngjarja ka ndodhur sot në zonën e shkollës "Petro Nini" ku disa banorë të një objekti janë përplasur me policinë që po përpiqej t'i nxirrte jashtë pas një vendimi gjykate. 

Fushata e pyllëzimit, pse nuk po (ri)mbillet lisi para Galerisë së Arteve?

Postuar në 11 Mars, 2019 13:13

Z. Veliaj ka dy vite të paktën që ka nisur një fushatë të pandalshme të mbjelljes së pemëve. Pavarësist mungesës së transparencës për këtë nismë, në thelb ajo është pozitive. Fundja pemët do të mbeten aty me dobinë e tyre edhe pas ikjes së kryebashkiakut aktual.

Por pemët po mbillen kryesisht në periferi, nëpër zona të kufizuara dhe pak po bëhet që edhe qyteti brenda, aty ku ka hapësirë të gjelbërohet edhe më shumë.

Shumicat dixhitale të kryetarit të Bashkisë

Postuar në 11 Mars, 2019 11:31

10 000 njerëz votuan që festimet e 14 marsit të zhvendosen më 17 mars. Këtë na e njofton në tuiter , kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj. Sipas tij kjo është një shumicë që ka vendosur dhe sondime të tilla që i zhvendosin festimet zyrtare në varësi të motit duhen bërë më shpesh. 

Panairi i turizmit në Berlin, Shqipëria në një pavion me Turqinë dhe Qipron turke

Postuar në 10 Mars, 2019 23:28

Ministria e Turizmit e ka prezantuar Panairin e Turizmit në Berlin me dy kronika: njëra është një intervistë – reportazh realizuar nga vetë ministria ku flet edhe ministri Blendi Klosi, e dyta është një qokë e Top-Channel që paraqet lavërime pa fund për turzimin shqiptar. Është për t’u theksuar se çuditërisht ministri paraqitet më realist sesa televizioni në fjalë, kur kujdeset që të përdorë fjalë jo shumë sensacionale, si p.sh turizmi si biznes i qëndrueshëm, Shqipëria destinacion i kërkuar etj..

Bartolomeu i përgjigjet Kryepiskopit Anastas për Autoqefalinë e Kishës Ukrainase

Postuar në 10 Mars, 2019 21:11

Zyra e shtypit Patriarkanës së Stambollit ka bërë publike një përgjigje që Patriarku Ekumenik Bartolomeu i ka kthyer Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas për çështjen e autoqefalisë së Kishës së Ukrainës.

Kreu i Kishës Ordhodhokse të Shqipërisë përmes një letre të dërguar në 14 Janar të këtij viti, i kërkonte  Patriarkut Bartolome mbajtjen e Sinodit Panordhodhoks për të zgjidhur çështjen në fjalë. Ndër të tjera në zbardhjen që mediat i kanë bërë kësaj letre theksohet se Patriarku Ekumenik përjashton çdo prapavijë politike në dhënien e autoqefalisë së Kishës së Ukrainës.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme