Lajme

Refuzimi për dhënie informacioni, Bashkia e Tiranës dhe ARRSh hapin 2019-ën

Postuar në 06 Mars, 2019 12:08

Bashkia e Tiranës ka pagëzuar vitin 2019 për mungesën e transparencës pasuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Vendimi i parë i Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Perosnale ka qenë pranimi i një ankese të bërë për refuzimin nga Bashkia të vënies në dispozicion të Urdhërit nr. 25000, dt. 27 qershor 2018 për Ngritjen e Grupit të konstatimit dhe verifikimit të dëmeve në Bashkinë e Tiranës si dhe raportin përfundimtar që është vendosur në dispozicion të kryetarit të bashkisë.

Ndalim i papritur në Athinë i ministrit të Jashtëm venezuelian, spekullime mbi lidhjet Tsipras-Maduro

Postuar në 06 Mars, 2019 11:22

Mediat greke raportojnë për lëvizjen e ministrit të Jashtëm venezuelian Jorge Arreza me një avion që është ngritur nga Caracas dhe është ulur në Athinë për katër në datën 2 mars.

Sipas këtyre raportimeve që referojnë burimet opozitare në Venezuelë, avioni në fjalë është ngritur në fluturim pa planifikim paraprak, në të njëjtën ditë që qeveria e Maduros nxori jashtë vendit një sasi të madhe ari.

Petrit Fusha shkarkon veten: Prokuroria nuk është vendi ku mund të kontribuoj

Postuar në 06 Mars, 2019 10:37

Pas 32 vitesh punë si Prokuror, Petrit Fusha thotë se Prokuroria nuk është vendi ku ai mund të kontribuojë më mirë.

Ai ka dorezuar doreheqjen ne daten 28 shkurt ne Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Kjo lëvizje e Fushës dyshohet se ka lidhje me kontrollin e pasurisë dhe kritereve profesionale, pasi nga doreheqja atij i nderpritet edhe procesi i vetingut.

Petrit Fusha është përfolur në opinionin publik si mbrojtësi i kryebashkiakut Erion Veliaj, pas takimit me të cilin  dyshohet se mbylli dosjen e Ardit Gjoklajt, adoleshentit që u gjet i vrarë në landfillin e Sharrës.

“Kam parë prova të ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e ardhshme”

Postuar në 06 Mars, 2019 10:18

Pështjellim ka krijuar në Greqi një deklaratë e ambasadorit amerikan Jeffrey Paiat se Shtetet e Bashkuara kanë prova të përpjekjeve ruse për të ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme në vendin fqinj.

"Ne kemi parë prova të përpjekjeve të Rusisë për të minuar rolin e Patriarkut Ekumenik. Tani mund t'ju them se kam parë prova të ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e ardhshme greke"- tha diplomati amerikan në një prononcim për televizionin grek Antena.

ATSh popullohet nga Rama

Postuar në 06 Mars, 2019 10:03

Agjencia Telegrafike Shqiptare ka populluar sot faqen e vet online vetëm me copëza të intervistës së kryeministrit Edi Rama në emisionin “Porta a Porta”. Kuti të vogla me të njëjtën fotografi ku shfaqet fjala “Rama” që si në një ekran me shumë kanale shfaq të njëjtën gjë. Aksionet e kreut të opozitës Basha në këtë informim janë zero, ndonëse z. Basha dha një intervistë të vetën. 

Legjenda e burgosjes së Berishës...një bisedë prangash nga viti 1998

Postuar në 06 Mars, 2019 00:41

Kur nxehen gjakrat, në skenë dalin ata që dinë të heqin vallen e sherrit. Një nga këta profesionistë të zullumeve është Spartak Braho, Baba Taku me çantën e zezë siç thonë.

Winter is coming...Sezoni i tetë më 14 prill

Postuar në 05 Mars, 2019 18:10

Janë shfaqur më në fund në media fragmente përmbledhëse nga sezoni i tetë i serialit Game of Thrones, padyshim një dukuri e këtyre viteve të fundit.

Aria Stark, Xhon Snou, Deneris Tajgerian, Tirion dhe Sersi Lanister, të gjithë protagonistë të serialit që zgjidh përballjen finale mes njerëzimit dhe të vdekurve, ose më saktë Antinjerëzimit. I cili vjen nga një kufi përtej Veriut, një lloj hiperboria e së keqes.

Një qeveri që ndërton me 20 mln euro/km e ka shumë të lehtë të bindë Dynjanë se është vend i zhvilluar

Postuar në 05 Mars, 2019 17:41

Opozita ka tradhëtuar votuesit dhe nuk po punon për të çuar vendin në Bashkimin Europian. Kështu ka deklaruar sot Monica Macovei, kryetare e Delegacionit të Parlamentit Europian për Shqipërinë.

Po çfarë rëndësie ka kjo gjë tashmë? Asnjë. Zero. Monica mund të llafoset sa të dojë me Macovein, problemet e shtëpisë sonë i dimë më mirë vetë.

A është kushtetues një Kuvend me më pak se 140 mandate deputetësh?

Postuar në 05 Mars, 2019 16:41

Sot përfaqësues të opozitës kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve mandatet e listave shumëemërore. Kështu, të paktën sipas opozitës do të frenohet zbatimi i dispozitës që zëvedëson deputetët e larguar me të tjerë. Lista dorezohet nga subjekti zgjedhor dhe mbi të partitë kanë të drejta. Gjithësesi PD-ja duket se ka konsumuar një akt administrativ që përbën argument për debat nëse shumica do të vazhdojë me lojën e zëvendësimit. 

Pse ka rëndësi kjo? Sepse Kushtetuta në nenin 64 përcakton se Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë. 

Kryeministri: Shqipëria do bëhet 100% PS. Niset për vizitë zyrtare në emisionin "Porta a porta"

Postuar në 05 Mars, 2019 14:23

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot në Kuvendin e Shqipërisë se kriza ëshë e opozitës. Ai ka shtuar se PS-ja do t'i fitojë të gjitha bashkitë në vend e vetme.

Pas seancës z. Rama ka deklaruar se do të bëjë një vizitë zyrtare në emisionin "Porta a Porta" të Bruno Vespës përmes të cilit do sqarojë edhe italianët për krizën aktuale. Paratë e vizitës i paguan buxheti i shtetit.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme