Lajme

Pazari i kufijve, përgjegjësi e Thaçit dhe Vuçiç. ShBA: Ta arrijnë vetë marrëveshjen

Postuar në 04 Prill, 2019 11:20

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës e cila është e zbatueshme, që nuk provokoj destabilitet në asnjërin prej vendeve apo në rajon dhe që të jetë e qëndrueshme. 

Kancelari austriak: Nuk ka BE për Serbinë pa normalizim të marrëdhënieve me Kosovën

Postuar në 04 Prill, 2019 10:51

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz deklaron në një intervistë për revistën “CorD” se Ballkani Perëndimor nuk është zhvendosur nga axhenda europiane e zgjerimit dhe integrimit. Por lidhur me Serbinë, ai ka bënë në dukje domosdoshmërinë e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën përmes një zgjidhjeje që siç tha ai duhet të miratohet nga Fuqitë e Mëdha. 

37 blinda ushtarake dhuratë nga SHBA

Postuar në 04 Prill, 2019 10:13

37 mjete të blinduara rezistente ndaj pritave dhe kurtheve të minuara i janë dhuruar ushtrisë shqiptare nga Shtetet e Bashkuara.  Në ceremoninë e dorëzimit të këtyre mjeteve, mori pjesë ministrja e Mbrojtjes OltaXhaçka, e ngarkuara me punëe Shteteve të Bashkuara në Tiranë, LeylaMoses-Ones dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku.

Bushati zhgradon Ramën (Video)

Postuar në 03 Prill, 2019 17:17

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati , i cili që pas shkarkimit është goditur nga kryeministri  Rama përmes rioshit Gent Cakaj foli  në parlament për situatën aktuale politike duke theksuar se maxhoranca nuk duhet të tregohet arrogante me opozitën që është jashtë Parlamentit.

FMN rrëzon skemën e qeverisë për biznesin e vogël

Postuar në 03 Prill, 2019 16:10

Për Fondin Monetar Ndërkomëbtar, përfshirja e 13 mijë bizneseve të vogla në zinxhirin e tatimit mbi vlerën e shtuar, ka dhënë impakt të ulët në rritjen e të ardhurave tatimore. FMN ka bërë një analizë të sistemit të administrimit tatimor në Shqipëri, në bazë të një projekti që kishte me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për dhënien e asistencës teknike në këtë fushë.

Del Teoria e Ditës së Gjykimit

Postuar në 03 Prill, 2019 13:14

Tërheqja e kryeminstrit dhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme duket se janë çështje kohe. Zoti Rama por edhe të tjerë brenda mazhorancës janë të ndërgjegjshëm se mbajtja e zgjedhjeve lokale në këto kushte është një rrugë pa krye që nuk ka për t’i dhënë zgjidhje situatës. Koha në dispozicion mesa duket do shfrytëzohet për ta shitur tërheqjen jo si disfatë  apo dorëzim i Edi Ramës por si reflektim i pavarur i elitës politike të socialistëve.

“Putin është gay”, lajmi që u censurua për çështje imazhi

Postuar në 03 Prill, 2019 10:32

Viktimë e legjislacionit që parashikon burgimin për ata që "ofendojnë" qeverinë dhe presidentin Putin është bërë  një mbishkrim në fasadën e ndërtesës së Ministrisë së Brendshme ruse, ku shkruhej se “Putin është gay"”.  Lajmi i botuar fillimisht në agjencinë  “Tjournal” dhe disa portale u tërhoq me urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm.

Të paktën pesë portale u detyruan të tërheqin lajmin pas ndërhyrjes së Shërbimit Roskomnadzor, i cili shpërndau për mediat një urdhëresë të posaçme.

Damian Gjiknuri si shembull i "industrisë" politike të riciklimit

Postuar në 02 Prill, 2019 22:05

Damian Gjiknuri e kaloi fazën e vështirë të heqjes nga detyra e ministrit. Ata që e njohin zotërinë në fjalë e përshkruajnë si njeri praktik që e di pse është në politikë, se çfarë duhet të bëjë dhe se për çfarë i shërben shefit.

Historiku i tij i ministër i Infrastrukturës dhe Energjetikës është udhërrëfyesi më u mirë për këtë. Zotëria e nis udhën mirë, me çështjen CEZ dhe 400 milionë dollarët e saj. E mbani mend si mbrohej juristi u shquar Gjiknuri kur u hapën dosjen në atë kohë?

“Ky është vendim i qeverisë dhe Parlamentit”, thoshte.

Hahn propozon "bananen" e negociatave për Shqipërinë

Postuar në 02 Prill, 2019 19:02

Komisioneri përgjegjës për politkën e fqinjësisë dhe negociatave të zgjerimit, Johannes Hahn gjatë një shkëmbimi idesh me komisionin e punëve të jashtme të Parlamentit Europian u shfaq optimist për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Pra në një farë mënyre, t'u japim majmunëve të Ballkanit një banane për t'i mbajtur nê degê pastaj shohim e bêjmë pêr anëtarësimin kur ta meritojnë realisht. Poshtërim i klasit europian për nevoja konjukturale.

Nacionalizmi, kërcënim për idenë evropiane

Postuar në 02 Prill, 2019 16:06

Bernard-Henri Levy është një nga intelektualët më të mëdhenj të Francës së katër dekadave të fundit. Ai ka drejtuar lëvizjen Nouveaux Philosophes (Filozofët e Rinj), që u shkëput nga rrënjët e saj komuniste dhe u përpoq të krijonte një pikëpamje të re mbi marksizmin. Si interlokutor i të gjithë presidentëve francezë që nga fundi i viteve ‘70 dhe autori i 40 librave, ai ka përkrahur të ashtuquajturat "ndërhyrje humanitare" nga NATO-ja në Ballkan dhe Lindjen e Mesme.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme