Lajme
Jemi pa Gjykatë Kushtetuese, jo për shkak të Vettingut, por për shkak të Edi Ramës
Gazeta e Carlo Bolinos, “shqiptarja.com” shkruan se përgjegjësinë për defunksionalizimin e Gjykatës Kushtetuese e ka Partia Demokratike. Për ta argumetnuar këtë tezë të vetën që synon të heqë çdo akuzë ndaj kryeministrit si fajtor kryesor për këtë paralzë të paprecedentë, gazeta në fjalë huazon, me gjasë nga imagjinata, disa argumente specifikë.
Nis luftën hibride ndaj Medias. Mobilizohen të gjithë, edhe Administrata Publike...
Fjala e sotme e Kryeministrit Edi Rama në kuadër të prezantimit të Erjon Veliajt, mund të konsiderohet pa dyshim si shpërfaqja e makthit të tij ndaj medias dhe një lloj manifesti kundër saj. Zoti Rama ka nxitur, apeluar dhe ndërsyer njerëzit kundër medias që sipas tij ndërton për natë një Shqipëri të errët dhe shpërfill të vërtetën e njerëzve të thjeshtë. Ndër të tjera z. Rama tha:
Video/Çfarë pate z. Kryeministër?
I kemi punët shumë mirë, por nuk na lë media. Jepni pëlqime, ndani informacionin real për të mbrojtur fëmijët tuaj nga kjo flamë kazanësh.
Edi Rama ia ka dedikuar një pjesë të fjalës së vet mediave që i ka patologji, duke dëshmuar sesa rëndë është situata personale e këtij individi.
Sot Shqipëria u bë më e ndarë sesa dje
Kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj ka folur në aktivitetin e shpaklljes së tij si kandidat për Bashkinë e Tiranës për “ata që na kanë inat”. Kryeministri Edi Rama foli për prishjen “me se s’bën të Teatrit Kombëtar” dhe ka bërë ofertën që nëse opozita fiton edhe një bashki më shumë atëherë do të ketë zgjedhje të parakohshme në shtator.
Socialistët ishin shumë sot, aq sa mund të thuhet se ata janë të tepërt në Shqipërinë që po shkon drejt greminës.
Video/Prezantimi i Veliajt konkuron me Kongresin. Shefi i Vogël shpalos ambicien për t'u bërë Shef i Madh
Prezantimi i kandidaturës së Erjon Veliajt ka tejkaluar normën e një kandidati ndër të tjerë. Zoti Veliaj, shefi i vogël ka organizuar një aktivitet masiv që konkuron vetë Kongresin, e eklipson atë duke shpalosur ambicien për krytetar të PS-së.
Kongresi i parrullave
Tubimi masiv i socialistëve nëse mund t’i quajmë kështu ata që u derdhën rrugëve të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, të kujton tubimet e vitit 1990 të organizuara nga Byroja Politike e Partisë së Punës së Shqipërisë.
Tubime nga të cilat qytetarët të cilët hapën dyert e ambasadave u quajtën vagabond dhe të përjashtuar.
Shteti në shërbim të Kongresit të PS
Që takimet e zotit Rama me të ashtuquajturit qytetarë janë demostrime elektorale me kontributin vullnetar të admistratës kjo nuk përbën ndonjë zbulim, po ashtu dhe fakti që këtë teatër e mirëkupton një pjesë e mirë e shoqërisë pa lënë mënjanë mediat që në disa raste vihen në dispozicion të këtij pompoziteti.
Shefi i Vogël i PS-së dhe ekselentët në rresht për një
Një komunikimim në rrjetet sociale mes anëtarëve të FRESSh-it, madje edhe atij që njihet si drejtues i forumit, ka nxjerrë në pah përdorimin politik të administratës publike. Bëhet thirrje që të punësuarit të sjellin nga 10 persona në takimin e datës 23 ku z. Erjon Veliaj, apo siç e quajnë, Shefi i Vogël do të prezantohet si kandidat për Bashkinë e Tiranës.
Rimbursimi i TVSh-së për blegtorët, qeveria nuk tërhiqet
Prej 3 ditësh agropërpunuesit dhe grumbulluesit e qumështit kanë refuzuar të blejnë lëndë të parë në tregun vendas për shkak të uljes së kompensimit të tvsh-së, ndërsa blegtorët kanë protestuar disa herë duke derdhur qumështin në rrugë.
Koha që opozita të hapë me profesionalizëm dhe seriozitet dosjet e pushtetit
Kryeministri është shfaqur sot i sigurtë në vete kur ka folur në monologun video për shëndetin e tij dhe përpjekjet titanike që po bën për t’i hequr baltën e opozitës Shqipërisë. Me këtë rast, z. Rama ka rikonfirmuar se njeh si opozitë ata që i konsideron si jopopozitë në ndonjë dalje tjetër, duke na bërë të qartë të gjithëve se situata është më komplekse sesa ajo që do të rrëfejë pushteti.