Lajme
Zhvlerësimi i euros shkaktoi 45 miliardë lekë dëm në buxhet
Rreth 45 miliardë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit nga rënia e monedhës së huaj (euros). Në raportin e stabilitetit financiar për 6-mujorin e dytë të vitit 2018, mbiçmimi i monedhës vendase ishte në nivelin 3.3%, duke shënuar një rënie në raport me 6-mujorin e parë, situatë që u stabilizua pas ndërhyrjes së Bankës Qendrore në treg.
Fol për paratë dhe vilat meqë "je" opozitë znj. Kryemadhi!
Sot disa media, kryesisht pranë kryeministrit, kanë qarkulluar një “lajm” sipas të cilit kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka kërcënuar me jetë kryeministrin Edi Rama:
Suksesi i një "qeverisjeje digjitale" që përgënjeshtron demagogjinë e "bashkëqeverisjes"
Më kujtohet fundi i viteve 1990 kur isha këshilltare e kryeministrit të atëhershëm. Si vend i vogël dhe ende shumë i varfër, ne kuptuam se mundësitë tona ishin në dy megatrende - IT dhe gjenetika
Tipike e këtyre të dyve/Hiqen natën shkronjat e ballinës në Teatrin Kombëtar...
Aktori Neritan Liçaj ka denoncuar në rrjetin social Facebook veprimin – tashmë të pritshë dhe tipik – të dikujt nga pushteti, e që është heqja e shkronave dalluese të Teatrit Kombëtar.
Bie prezenca shqiptare në Itali. Rritje e shpejtë e komuniteteve kineze dhe ukrainase
Diskutimi dhe alarmi për emigracionin në Itali ngjan të jetë jo dhe aq i bazuar nisur nga të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave të vendit fqinj.
Kështu komuniteti i parë i të huajve janë rumunët me rreth 1.2 milionë emigrantë, ndërkohë që në vend të dytë vijnë marokenët, shqiptarët me shumë më pak dhe në fund kinezët.
Ta besojë kush të dojë/Veliaj: Ndërtojmë në Tiranë për nevoja strehimi
Shiti fiq, u shkollua jashtë me bursë, u angazhua i telekomanduar në shoqërinë civile me fonde që nuk i munguan ndonjëherë, iu hapën dyert e mediave pa doganë, u katapultua në politikë, mori bashkinë e Tiranës qyl. Tani kërkon partinë. E megjithatë është defiçent i dokumentuar në arsyetim.
Satelitët e PD kërkojnë tryezë me Ramën (Video)
Në njërën anë protestë, por në krahun tjetër PD dhe satelitët e saj po kërkojnë negociata në tavolinë me Ramën për të hyrë në zgjedhje.
Këtë artikuloi kreu i Partisë Demokratike, Fatmir Mediu pas një takimi që aleatët e Bashës patën me ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë.
Hallka lidhëse me qeverinë është padyshim presidenti Meta që është ftuar të negociojë një tryezë pozitë-opozitë.
Emigrantë ishim, Rilindja do na bëjë turistë në vendin "tonë"
Piramida, atraksioni më i ri në kryeqytet
Me këtë titull e tregëton Agjencia Telegrafike Shqiptare lajmin për projektin e shndërrimit të ish-muzeut të Enver Hoxhës në një qendër teknologjie dhe inovacioni. Konceptim më i përkundërt me origjinalin nuk mund të gjendej: nga një objekt që tregon dhe konservon, në një hapsirë që promovon të renë. Historia është aty në fakt, sepse koha do të ikë dhe emri do të mbetet sfidues: Piramida e Enver Hoxhës.
Fundi i Europës që njohim
Ivan Krastev, studiues i njohur bullgar mendon se Europës që njohim i ka ardhur fundi. Fundi jo si shpërbërje, por fundi i një periudhe si pasojëe krizës së madhe të këtyre viteve.
Libri juaj i fundit ka një titull të habitshëm: "Pas Evropës". A do të thotë kjo se Evropa nuk ekziston më?
Kujt po i bllokon rrugët PD?
Këtë të enjte Partia Demokratike do bllokojë rrugët në shenjë proteste kundër qeverisë që e cilëson ilegjitime. Sipas asaj që kanë zbardhur gazetat, protestën kryesore, opozita pritet ta zhvillojë në në Milot, ku në krye të tubimit do të jenë, Lulzim Basha, Flamur Noka, Lorenc Luka, Bardh Spahia Izmira Ulqinaku, Romeo Gurakuqi, Xhemal Gjunkshi, Lindita Metaliaj dhe Andon Frrokaj.