Lajme
Ambasada e SHBA në hall nga bojkoti i PD e LSI: Futuni në zgjedhje
Një ditë pas qëndrimit të PD-së për bojkot të mundshëm të zgjedhjeve të Qershorit ambasada amerikane ka folur përmes Zërit të Amerikës, duke u kërkuar partive që kanë dalë nga parlamenti të marrin pjesë në proces. Nga ana tjetër ajo ka nisur edhe një fushatë për opozitën e re.
Nën monitorim të plotë edhe për pronat
U desh alarmi i qeverisë greke dhe kryeministrit të saj, Aleksis Tsipras që Bashkimi Europian të marrë seriozisht çështjen e të drejtës së pronësisë në Shqipëri, ku duket se qeveria shqiptare vetëm sa e ka përkeqësuar këtë proces.
Vettingu i policëve, Meta hedh poshtë arrnimet e Lleshajt
Ndryshimet që iu bënë ligjit për Vettingun në polici presidenti Ilir Meta i ka gjetur në kundërshtim me Kushtetutën, duke kthyer e kthyer atë mbrapsht për rishqyrtim. Sipas kreut të shtetit , mekanizimi i ri që është propozuar shkrin organet që ishin përgjegjës për realizimin e fazës së dytë dhe të tretë të procesit, duke parashikuar si organ për kryerjen e vlerësimit kalimtar për këto faza, Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.
Presidenti i Italisë: Bashkimi Europian do të mbijetojë
Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella mendon se vala a e sovranizmit që ka përfshirë së fundmi Europën nuk do të kërcënojë dot ekzistencën e Bashkimit Europian. Ai ka shprehur disa qëndrimet të vetat gjatë një interviste dhënë për revistën farnceze, Politique Internationale, intervistë e cila është edituar me titullin: Francë-Itali, një marrëdhënie e pashkatërrueshme.
Koreja e Veriut i bashkohet projektit kinez të "Rrugës së Mëndafshit"
Pekini zyrtar ka ftuar edhe Korenë e Veriut të marrë pjesë në nismën “Një Brez, një Rrugë”. Projekti është 1 trilionë dollarë dhe përfshin ndërtim rrugësh, hekurudhash dhe portesh. Njoftimin për pjesëmarrjen në samitin e javës tjetër e ka dhënë ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi sipas të cilit:
Një gjë e tillë është shumë normale sepse është një nismë e bashkëpunimit ekonomik
Vijnë 3 helikopterë “Black Hawk” nga SHBA, s’jepen detaje të marrëveshjes
Olta Xhaçka ishte në Pentagon për herë të dytë brenda një viti, ku u prit nga sekretari i Mbrojtjes në detyrë, Patrick Shanahan. Kryefjalë e vizitës ishte marrëveshja me Departamentin Amerikan të Mbrojtjes për modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare, veçanërisht të Forcës Ajrore, përmes marrjes së disa helikopterëve “Black Hawk”.
Mafia e burgut Korydhalos, arrestohet avokati i njohur grek, Lykurezos
Njësitë e kundërterrorizmit në policinë greke kanë arrestuar dje një ndër avokatët më të njohur në end, Alexandros Lykourezos, bashkë me disa bashkëpunëtorë të tij. Akuza që ngrihet ndaj avokatit, i cili për një periudhë kohe mori në mbrojtje edhe interesat e familjes Katsifas në Bularat është përfshirje në atë që media greke e quan Mafia e Burgjeve dhe që kryesisht kryen aktivitetin në burgun e sigurisë së lartë të Korydhalos.
Rihapje e detyruar e garës për aeroportin e Vlorës
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se qeveria do të hapë së shpejti garën për ndërtimin dhe menaxhimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës.
Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me një kompani fluturimi, Balluku e cila tha se në garë do të marrin pjesë një numër i konsiderueshëm firmash. Një vit më parë qeveria dhuroi 10% të pikëve bonus në garë për një bashkim kompanish turke për ndërtimin e e aeroportit, të cilat mësohet se janë tërhequr.
Kryeministrit grek i "hapen letrat" e dy skandaleve 140 milionë euro
Qeveria e Alexis Tsipras në Greqi po përballet me një sulm të zgjatur rreth një skandali të madh të dyshuar që ka përfshirë ministrin për Dixhitalizimin, Nikos Pappas. Ky i fundit konsiderohet një ndër njerëzit më të afërt të Tsipras dhe prej disa muash tashmë është në qendër të akuzave sipas të cilave ish-drejtori I kompanisë shtetërore të gazit, DEPA, Theodoros Kitsakos nuk ka mbledhur borxhet që shkojnë deri në 110 milionë euro që I kishte si detyrim, kompania Elfe e biznesmenit Lavrendi Lavrendiadhi.
Raporti i Reporterëve pa Kufij dhe një pyetje "e vjetër" që nuk ka përgjigje
Raporti i fundit i Reporterëve pa Kufij e vendos Shqipërinë në rënie, por duke identifikuar veprimet ligjore dhe qëndrimet publike të kryeministrit Edi Rama si faktor për këtë.