Lajme
Zengjinët flasin për vegjëlinë
Kongresi zgjedhor i Partisë Socialiste është prezantuar në mediat pranë pushtetit ashtu si e përditshmja politike e këtij vendi: argalisjet gjithë kripë të kryeministrit që sillet si usta i kategorisë së shtatë në gallatë, me paraqitjen prej nëne të dhembsur të bashkëshortes së tij e deri te vënia e theksit te roli i gruas.
Emancipimi është deviza e këtij kongresi.
Ofensiva ruso-siriane në Idlib, Turqia kthen sytë sërish nga SHBA
Perëndimi me SHBA në krye ka dhënë sot një tjetër shfaqje të pozicionit qesharak që ka marrë në botë për shkak të inkoherencës së madhe që ka krijuar mes predikimit për paqe, ligjit ndërkombëtar që e ka imponuar vetë dhe nevojës për të bërë çfarë i leveridis kudo. Rasti e solli që të jetë Turqia në pozitën e vendit që ka nevojë sot për mbështetje. Po ajo Turqi që sillet pa pyetur shumë për SHBA dhe BE kur vjen puna për situatën në Siri, apo blerjen e sistemeve mbrojtëse ruse.
Bullgaria njofton dislokimin e 1000 trupave ushtarake në kufi me Turqinë
Bullgaria ka njoftuar se është e gatshme të dislokojë 1000 trupa ushtarake në kufi me Turqinë qëllim ndalimin apo frenimin e fluksit migrator që ka nisur me hapjen e dyerve nga Ankaraja zyrtare. Policia kufitare ka ndaluar sot dy grupe me nga 30 refugjatë që po tentonin të hynin në Bullgari, ndërkohë që në vitin 2015, ky vend nuk përjetoi valë migratore.
Sofja zyrtare ka bërë të ditur se nuk do të lejojë hyrjen e refugjatëve edhe në kuadër të masave kundër coronavirusit. Bullgaria ndan me Turqinë një kufi prej rreth 300 km të gjatë.
Rindërtimi, kryeministri flet pa shifra: Punë ka, krah pune Jo
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në prezantimin e projektit të Ridnërtimit të objekteve dhe infrastrukturës së dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Ai ka paraqitur pamje, skica, plane si dhe ka folur për një hapje fronti të gjerë pune me pagesa të mira.
Me këtë proces hapet një front i madh punësimi ku qëllimi ynë është të kërkojmë nga kompanitë që do hyjnë si fituese të vendosin paga të konsiderueshme dhe jo paga të ulëta, apo minimale për punëtorët.
SHBA krijon seksion për "dekriminalizimin e dhënies së shtetësisë"
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të trajtojë në rrugë ligjore – instiucionale procesin e denatyralizimit, që është në fakt revokim i shtetësisë. Departamenti i Drejtësisë ka njoftuar në faqen e vet online se është krijuar seksioni përkatës për denatyralizimin në kuadër të Divizionit Civil për Imigrimin dhe Veprimin Ligjor.
Kjo lëvizje nënvizon angazhimin e Departamentit për të vendosur para drejtësisë kriminelët e luftës, agresorët seksualë dhe të tjerë mashtrues që kanë marrë shtetësinë në mënyrë ilegale
Erdogan hap kufirin. Nis lëvizja e qindra refugjatëve drejt Europës
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka urdhëruar hapjen e kufijve për kalimin e refugjatëve sirianë, afganë, iranianë dhe marokenë drejt Europës.
Raporti i "Rand Corporation": Mund të ketë grusht tjetër shteti në Turqi
Marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së po shkojnë nga divorci i një aleance strategjike drejt një bashkëjetese në rivalitet të paktën në zona interesi të lartë si Lindje e Mesme dhe Mesdheu Lindor. Duket se qasja reciproke e të dy vendeve nuk ka të bëjë me qëndrimet e një administrate apo tjetrës, por me interpretimin ideologjik dhe strategjik të qëllimeve politike të Turqisë
Në mbështetje të një gënjeshtre të trashë
Ambasada e SHBA në Tiranë shpërndan sot një qëndrim të ambasadores Yuri Kim, sipas së cilës kryeministri shqiptar, Edi Rama i tregoi vendin ministrit të Jashtëm Sergey Lavrov. Zonja Kim ka cituar Lavrov kur ka thënë se Shqipërinë e detyrojnë të mbajë ato qëndrime që mban, kurse sipas saj, z. Rama ka mbajtur qëndrim dinjitoz kur i ka zbuluar Lavrovit të vërtetën: Shqipëria zgjedh të mbajë ato qëndrime që mban.
Akomodues i interesave serbe
Kryeministri Edi Rama ka folur në Real-Story për akuzën që bëhet se ai favorizoi ndarjen e Kosovës. Duke akuzuar një segment të politikës dhe medias se kanë helmuar opinionin me një gjë të paqenë, z. Rama argumentoi se ndarja e Kosovës nuk ka qenë asnjëherë pjesë e axhendës së tij. Mirëpo ka qenë vetë kryeministri i Shqipërisë që ndër të tjera ka gjetur shembullin e gabuar për të mbrojtur veten:
Ndërron jetë Nexhmije Hoxha
Sot ka ndërruar jetë në moshën 99 vjeçare, Nexhmije Hoxha, ish-anëtare e Partisë Komuniste, Partisë së Punës, drejtuese e Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste, drejtuese e Frontit Demokratik të Shqipërisë. Ajo ishte bashkëshorte e Enver Hoxhës me të cilin u martua në vitin 1945.
Nexhmije Hoxha lindi më 8 shkurt të vitit 1921 në Manastir në një familje me origjinë nga Malësia e Madhe dhe që kishte jetuar për një kohë të gjatë në Dibër.
