Lajme

Dështon operacioni “Vajza me Syze”. SPAK konstaton paligjshmëri në 50% të pasurive të sekuestruara

Postuar në 07 Mars, 2020 14:26

Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka bërë sot një njoftim mbi ligjshmërinë e sekuestros së pasurive në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit dhe zbatimit të Aktit Normativ të njohur si Anti-KÇK. Në njoftimin e vet, SPAK ka bërë me dije se aktet e Policisë së Shtetit bien ndesh me ligjin për një sërë rastesh.

Kriza e refugjatëve mund të ketë pasoja destabilizuese

Postuar në 07 Mars, 2020 13:48

Pas Bashkimit Europian edhe ShBA ka mbështetur vendimin dhe qëndrimin e autoriteteve greke për të mos lejuar kalimin e refugjatëve që vijnë nga Turqia.
I dërguari Special i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimit, Mathew Palmer ka deklaruar të premten se Greqia ka të drejtë të mbrojë kufirin e vet tokësor dhe ka paralajmëruar për pasja destabilizuese nga fluksi i refugjatëve. 

ShBA e konsideron situatën e tanishme të paqëndrueshme, të papranueshme

Publikim i opinionit të Venecias që të mos na tallin sërish ambasadat

Postuar në 07 Mars, 2020 00:02

Sot në media ka rrjedhur një pasazh nga opinioni fillestar i Komisionit të Venecias për debatin mes Presidentit të Republikës dhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vakancën në Gjykatën Kushtetuese. Nga sa lexohet në atë pasazh Komisioni i Venencias vlerëson se Presidenti i Republikës ka ndjekur një interepretim të arsyeshëm të Kushtetutës në qasjen e tij. 

Tejkalohet edhe 1946/Toka i takon atij që e zapton

Postuar në 06 Mars, 2020 23:56

Me 94 vota pro, 8 kundër dhe 4 abstenim Kuvendi miratoi të enjten ligjin për përfundimin e procesve kalimtare të pronësisë. Me miratimin e këtij ligji, qeveria beson se të gjitha çështjet problematike të pronave, si legalizimi i banesave të palegalizuara apo regjistrimi i tokave bujqësorë do të marrin fund. Ky ligj shfuqizon 7 ligje të mëparshme për pronat, duke përfshirë ligjin 7501 që sipas Kadastrës kanë krijuar ngërçin me pronat. Përveç kritikave të Komisionit të Venecias dhe Partisë Demokratike, ky ligj kundërshtohet edhe nga ish-pronarët.

Spiunazhi gjatë Luftës së Ftohtë: Shërbimet sekrete bullgare, më aktivet kundër Shqipërisë

Postuar në 06 Mars, 2020 19:59

Shqipëria në arkivat e STASI-t gjerman dhe mënyra se si operonte shërbimi sekret në vendin tonë gjatë diktaturës mund të zbulohen përmes dokumenteve, që gjenden në arkivat e shërbimit sekret të Republikës Demokratike Gjermane, i kthyer në Ministri të Sigurimit të Shtetit e që njihet si ndër agjencitë inteligjente më operative.

Sgarbi në kundërfushatë ndaj coronavirusit: Po tallin bythën me mbarë botën!

Postuar në 06 Mars, 2020 15:08

Coronavirusi nuk ekziston. Në Itali, një vend që ka urdhëruar edhe mbylljen e shkollave e që po përjeton me panic epideminë, Vittorio Sgarbi, kritik i njohur arti dhe pjesëtar i Parlamentit ka nisur një fushatë personale që e konsideron të gjithë këtë që po ndodh si një histeri kolektive në mos një mashtrim të madh.

PD-ja propozon Parlament me dy dhoma

Postuar në 06 Mars, 2020 14:58

Partia Demokratike ka vendosur më në fund në tryezë një propozim konkret për reformën zgjedhore. Në një takim me të rinj dhe intelektualë kryetari i saj, Lulzim Basha ka prezantuar platformën për reformimin e sistemit që përfshin edhe krijimin e një parlamenti me dy dhoma.

400 mijë € të humbura dhe 56 relacione për implikim në trafiqe. Si qëndron e vërteta me Drejtorin e Policisë?

Postuar në 06 Mars, 2020 14:34

Ardi Veliu. E di ç’është Ardi Veliu? E di ti si e kaloi vettingun Ardi Veliu? Shërbimet inteligjente të policisë, nga viti 2002 deri në vitin 2006 kanë bërë 56 informacione për implikimin e tij në trafikun e njerëzve dhe të drogës. Dhe këto që të gjitha u hodhën në kosh dhe ky u emërua Drejtor i Përgjithshëm

Presidenti duhet të bëjë atë që thotë. Përndryshe është komandant i llafeve

Postuar në 06 Mars, 2020 14:13

Presidentit të Republikës duket se i kanë ngritur një kurth. I kanë publikuar një letër që ky i ka dërguar Komisionerit për Zgjerimin Oliver Varhelyi, përmes së cilës vlerëson situatën e krijuar në vend me Gjykatën Kushtetuese. Mediat që e nxorën letrën shkruajnë se Meta aty kërkon që Komisioni Europian të rishikojë raportin pozitiv sepse vendi nuk plotëson kushtet.

Kërkuan që subjektet e vetingut të mos ankoheshin në Gjykatë Kushtetuese

Postuar në 06 Mars, 2020 03:10

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka qenë dje i ftuar në një emision televizv në Euronews Albania, ku ka folur për zhvillimet politike në vend. 

Përveç protestave dhe situatës së krijuar me to, z. Berisha ka zbuluar disa episode të reformës në drejtësi. Sipas tij, Partia Demokratike bëri një marrëveshje xhentëlmenësh me dy ambasadorë sipas të cilës përveç ndryshimeve kushtetuese edhe ligjet organike që pasonin do të miratoheshin me konsensus. Në këtë kuadër PD-ja dha dakordësinë për miratimin e ndryshimeve të 21 gushtit por që më pas nuk u pasua nga konsensusi i premtuar. 

Pages

Subscribe to RSS - Lajme