Lajme
Jemi përballë Fatit
Numri ka shkuar në 23. Në pesë qytete të vendit. Ajo që pritej ndodhi. Dhe ne nuk jemi gati. Kemi vetëm shpresën e marrë të fatit personal. Qeveria po na thotë se është gati. Se i ka të gjitha mjetet. Se ka pajisje. Se ka këtë dhe ka atë. Të shpresojmë se është kështu.
Nga “vaffanculo coronavirus” në “korona nuk fal vëllezër”
Siç mund të pritej edhe me krizën e pandemisë së tanishme, shqetësim ndër kryesorët për qeverinë shqiptare janë mediat. Një pjesë e tyre. Ç’është e vërteta në botë po bëhen përpjekje për të ndalur lajmet e rreme, kurse në Shqipëri të tilla ende nuk ka. Janë vënë në lëvizje padi penale për përhapje paniku, por ato janë akuza mbi rërë, pasi përditë e më shumë po del në pah se Shqipëria nuk po di ta përballojë krizën veçse duke imituar vendimet që merren në Itali. Ka ankesa të shumta nga stafet mjekësore, ka mosbesim për shifrat, ka shtrëngesë në logjistikë.
Zyrtarisht jemi në pandemi globale
OBSH vlerëson se Covid-19 mund të karakterizohet si një pandemi". Lajmi u bë i ditur nga drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë për shtyp në Gjenevë.
"Fjala pandemi - shtoi ai - nuk mund të përdoret lehtë sepse mund të shkaktojë frikë të panevojshme dhe ndjenja se lufta ka mbaruar. Por - vazhdoi ai - duke përshkruar situatën si një pandemi, nuk ndryshon atë që bën OBSH -ja dhe çfarë vendet duhet të bëjnë".
Ghebreyesus theksoi se kjo është "pandemia e parë e shkaktuar nga një koronavirus".
Mjeku i urgjencës: Pa veshje speciale në urgjencë. Jam në vetëizolim
Mjeku Ilir Allkja denoncon sot të vërtetën e asaj që po ndodh në urgjencë. Mungesë pajisjesh, veshjesh për stafin dhe më e keqja, mashtrim të mjekëve që u thuhet se pacientët kanë shqetësime të tjera nga ato të konstatuara me covid19.
Një skandal që kërkon hetim dhe që vë një pikëpyetje serioze mbi atë se çfarë po ndodh me menaxhimin e kësaj gjendjeje.
Zv.ministrja e Shëndetësisë, Rakacolli për vdekjen e parë nga koronavirusi në Durrës
Zv. Ministrja e Shëndetësisë, është pyetur për mungesën e pajisjeve në stafet mjekësore dhe ajo ka thënë se pajisja e stafeve që ofrojnë shërbime publike do të pasjisen me mjetet e nevojshme.
Edi Rama: Patrullim nga policia dhe policia ushtarake
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot përmes një videoje se masat e parashikuara përfshijnë nxjerrjen në rrugë të patrullave të policisë dhe policisë ushtarake për të kontrolluar çdo person që mund të ketë ardhur nga zonat e rrezikut epidemiologjik. Z. Rama ka paralajmëruar se për personat e ardhur nga Italia apo Greqia që do të shihen sërish në rrugë nga dita e nesërme do të gjobiten me 5000 euro gjobë.
Jemi në situatë lufte, ka thënë z. Rama.
Milano, pamje që vështirë se do t'i shohim më
Karantina italiane ndaj koronavirusit ka dhënë efektet e veta.
Gënjeshtra Jo, Heshtje Jo
Ka një përpjekje të vazhdueshme, siç e ka zakon kjo qeveri, për të mbyllur çdo lloj kritike, çdo vërejtje që bëhet për situatën e tanishme. Fajtorët janë dy: mediat dhe opozita. Te kjo e fundit është pikasur edhe budallai i rasti: Lulzim Basha. Jemi mësuar tashmë me këtë përballje. Jemi mësuar të gjithë edhe me përdorimin e të ashtuquajturve figura publike në riprodhimin dhe përhapjen e mesazheve proqeverisë. Por asgjë nuk bën efekt më.
Është personalisht dyfish i ekspozuar ndaj ndërlikimeve të koronavirusit
BBC-ja raporton se ministrja e Shëndetësisë në Britaninë e Madhe, Nadine Dorries, ka rezultuar pozitive me koronavirus dhe i është nënshtruar procedurës së vetëizolimit. Ajo bëhet kështu e para anëtare e Parlamentit britanik që preket nga virusi që po përhapet me shpejtësi në mbarë botën.
Pak ditë më parë edhe kreu i Partisë Demokratike në Itali deklaroi se ishte pozitiv, pa lënë mënjanë rastet e konstatuara në Iran.
Dorëzohet Thaçi/Pro Amerikës çdo vendim, ose shteti ynë nuk ka të ardhme
Hashim Thaçi ka kërkuar sot që e gjithë klasa politike kosovare të marrë vendime që janë në përputhje me kërkesat e SHBA. Me një shënim të shkurtër në Facebook, Thaçi, në cilësinë e Presidentit të Republikës ka nënvizuar se ky kurs vë në pikëpyetje edhe vetë ekzistencën e shtetit.
