Lajme
Kur miraton dhe hesht para gënjeshtrave
Italia ka mbyllur kufijtë. Greqia po ashtu. Edhe Europa është duke marrë këtë hap. Karantina u mendua si zgjidhja më e mirë për të përballur këtë pandemi që tashmë e ka epiqendrën në Europë. E ndërsa Italia p.sh po lufton me sëmundjen duke u përballur me një krizë të vërtetë menaxhimi, në Gjermani apo Francë nuk e shohim këtë lloj lufte. Sistemi shëndetësor italian është ndër më të mirët, me mjekë të dedikuar dhe spitale të kompletuara. Shumë prej nesh kanë përvojën e tyre me vendin fqinj.
Fragmentet e Dorëshkrimeve të Detit të Vdekur në Uashington, janë false
Fragmentet e Dorëshkrimeve të Detit të Vdekur që thuhet se përfaqësojnë të dhëna historike dhe gjuhësore për Biblën e hebrejve, që prezantohen në Muzeun e Uashingtonit duket se janë një falsifikim.
Muzeu ka deklaruar se pas një studimi të financuar prej tij rezulton se 16 fragmentet që përfaqësohen aty janë false. Dhe janë falsifikime të kohëve moderne.
Nga shëndetësia e rilindur te thirrja për vullnetarizëm
Kryeministri i vendit është i gëzuar. Thirrja e tij për solidaritet funksionoi. Shqiptarët u futën të gjithë në kuvli, ndërkohë që mjekë dhe infermierë i janë përgjigjur thirrjes së tij.
Lajmi i mirë është se deri tani i janë përgjigjur thirrjes 497 mjekë dhe 617 invermierë. E përsëris që të gjithë mjekët dhe infermierët që paga e marsit do të jetë me një bonus prej 1 mijë eurosh. Ky bonus do t’u jepet edhe gjithë vullnetarëve që do të thirren në front. Është më e pakta që mund të bëjmë
Zyrtare: Në Itali vetëm 2 të vdekur nga CoVid 19 pa patologji të tjera. Mosha mesatare 80.3 vjeç
Nga Italia vjen terrori i organizuar nga apeli për karantinim dhe kujdes ndaj coronavirusit, por edhe qasjet e para kundër informative ndaj atij që mund të quhet keqlexim i matematikës së vdekje e nga virusi.
Zgjidhja nuk është vetëm karantina. Përkundrazi, ndoshta po krijohet një problem i ri
Në luftën kundër koronavirusit janë dalluar dy modele: modeli kinez dhe ai koreanojugor.
Modeli kinez, i adoptuar së fundmi edhe nga Italia konsiston në karantinim total të lëvizjeve njerëzore dhe ekonomisë. Ai u provua në Kinë si i suksesshëm në frenimin e përhapjes por si model ai ka një problem themelor: ka kosto të jashtëzakonshme për vende me ekonomi të varfër dhe që janë demokracia. Kosto që për një kategori sociale mund të rezultojnë shkatërrimtare.
Llapademia e kërcënimeve boshe
Kryeministri ka paralajmëruar sot të gjithë ata që duan të përfitojnë nga situata aktuale. Farmacitë që rrisin çmimet do t’u hiqet liçenca, ushqimoret që rrisin çmimet do t’u hiqet e drejta për të tregëtuar, personat që qarkullojnë me makinë, do t’u hiqet patenta.
Zoti Rama e shpalli kështu veten Zot në ferrin e pandemisë shqiptare. Por me çfarë do t’i bëjë këto ndalime? Me cilin ligj, dekret, apo urdhër që të ketë vlerë?
Irani: CoVid 19, sulm biologjik. Dyshime nga deklaratat e Qendrës së Sëmundjeve në SHBA
Pas Kinës edhe Irani deklaron se pandemia e tanishme e CoVid 19 është në të vërtetë një sulm biologjik pas të cilit qëndrojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë një fjalimi para forcave të armatosura të Iranit, Ayatollah Khamenei e ka cilësuar pandeminë e tanishme që e ka goditur shumë rëndë vendin e tij si një sulm të organizuar. Duke folur për masat e marra dhe angazhimin e ushtrisë në mbrojtjen e popullatës, Khamenei ndër të tjera tha:
Alo, Edi je? Laj duart dhe pri thonjtë!
Edi jam. Të lutem shumë laj duart, ruaju medias…telefono 127-ën. Përqaf nga larg.
Sëmundja nuk ka filluar, këtu po shpallen heronjtë
Shqipëria ndodhet në prag epidemie, pra ende jo në epidemi. Deri më tani ka vetëm 33 raste të konfirmuar se janë prekur nga CoVid19 dhe janë kryer disa qindra teste. Vendi është në karantinë, ndonëse me vonesë, por po aplikon kufizimin masiv të lëvizjeve dhe kontakteve me shpresën se virusi do të kontrollohet.
Fotolajm/Mjekë dhe policë kinezë në betejën me CoVid 19 në malet Altai

