Lajme
Ndërron jetë Nexhmije Hoxha
Sot ka ndërruar jetë në moshën 99 vjeçare, Nexhmije Hoxha, ish-anëtare e Partisë Komuniste, Partisë së Punës, drejtuese e Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste, drejtuese e Frontit Demokratik të Shqipërisë. Ajo ishte bashkëshorte e Enver Hoxhës me të cilin u martua në vitin 1945.
Nexhmije Hoxha lindi më 8 shkurt të vitit 1921 në Manastir në një familje me origjinë nga Malësia e Madhe dhe që kishte jetuar për një kohë të gjatë në Dibër.
Ministri i Rindërtimit: Procesi me prokurim të drejtpërdrejtë. Nuk do blihen banesa nga stoku
Së shpejti qeveria do të fillojë planin e gjerë të rindërtimit për strehimin e banorëve të goditur nga tërmeti i 26 nëntorit. Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, në një intervistë për TvT, zbulon se qeveria tashmë ka vendosur për modelet e banesave që do të ndërtohen.
Ku humbi "ndikimi malinj rus"? Dhe një gënjeshtër se Shqipëria e zgjedh politikën e saj të jashtme
Në konferencën për shtyp mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka patur edhe një pyetje për marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Rusisë. Nga ana e vet Lavrov ka vënë në dukje se është pala shqiptare ajo që nuk çon përpara raportet dyplaëshe për shkak të detyrimeve që ka me SHBA dhe NATO-n, ndaj edhe siç tha ai
Rusia e kupton këtë realitet politik
Qeveria e Kosovës nis lëvizjet për shkarkimin e Hashim Thaçit nga detyra e Presidentit
Duket se dhe në Kosovë do të veprohet njësoj si në Shqipëri: presidenti i Republikës do të procedohet nga Parlamenti për t’u shkarkuar. Gazeta “Koha Ditore” “Zyra Ligjore e Kryeministrit të Kosovës, ka konstatuar se presidenti Hashim Thaçi ka bërë shkelje të rëndë kushtetuese, dhe kjo përbën bazë për të nisur procedurat për shkarkimin e tij”.
Nis takimi OSBE-Rusi në Moskë. Rama: Integriteti territorial, parim aktual sa 45 vjet më parë
Ka nisur në Moskë takimi mes kreut të OSBE-së Edi Rama dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov. Në fjalën e tij Lavrov ka vlerësuar rolin e OSBE-së në krijimin e kushteve për një dialog konstruktiv në çështjet globale që ai i cilësoi si komplekse. Lavrov ka vlerësuar pozitivisht qasjen e Edi Ramës në krye të OSBE-së nisur nga fjalimet e tij të deritanishme publike.
Në Ishull Lezhë
Lëvizja “Ecovolis” publikon në Facebook disa pamje nga ishull Lezhë. Mbetjet e ardhura nga lumenjtë e Veriut derdhen në det për të vijuar mandej udhëtimin e tyre pa vizë drejt Kroacisë dhe veriut të Adriatikut. Pamja nuk është e re. Ajo është e vjetër, më e vjetër sesa gënjeshtra e Shqipërisë turistike. Nuk kemi të bëjmë me keqmenaxhim si p.sh në rastin e zënies së hapësirave të plazheve publike. Kemi të bëjmë me injorim të plotë të problemit dhe injorancë totale të pushtetit për të kuptuar se çfarë po ndodh.
Një njeri, një politikë e jashtme
Gazeta e Kosovës “Koha Ditore” shkruan sot për një çarje në politikën e jashtme të vendit. Ajo referon një letër të kryeministrit Albin Kurt, drejtuar presidentit Hashim Thaçi përmes së cilës i kërkon koordinim në çështjet e politikës së jashtme. Presidenti nuk ka kthyer përgjigje edhe pas tri javësh duke bërë të qartë se në këtë temë ai nuk ka ndërmend të kushtëzohet nga qeveria.
Një shembull nga ShBA. A duhet të kalojë filmi në pronësi publike?
Smithsonian njofton së fundmi se ka vendosur të kalojë në pronësi publike 2.8 milionë foto dy dhe tri dimensionale nga koleksionet e veta. Në njoftimin e vet, Smithsonian bën me dije se ato u përkasin të 19 muzeumeve që janë nën këtë emër dhe mund të përdoren lirshëm prej kujtdo. Gjatë këti viti, instituti njofton se do të shtojë në këtë fond edhe 200 mijë foto të tjera.
Koronavirusi, në ShBA nisin testimet klinike me remdesivir
Zyrtarët amerikanë të Shëndetësisë kanë nisur testimet klinike kundër coronavirusit CoVid – 19 duke përdorur remdesivir, një medikament i prodhuar nga “Gilead Sciences Inc”.
Testimet po kryhen mbi pacientë të shtruar dhe të prekur nga virusi i tanishëm dhe i pari mes tyre është një amerikan që ka qenë në karantinë në anijen “Diamond Princess”.
Studimi po kryhet në një qendër në Nebraska dhe medikamenti është prodhuar për luftën kundër Ebolas dhe Marburgut. Ndërkohë Kina dhe ShBA janë në krye të vendeve që pretendojnë se së shpejti do të kenë vaksinën kundër CoVid - 19.
Dossier/Një shkrim me vlerë
Kur “qeveria” e sotme e Tiranës dhe “Regjenca” lindën nënë hijen e bajonetave gjermane, ne thamë se ky kompromis me armikun do të shpinte në trathëti. Kur në Mukje “Balli Kombëtar” nuk desh të bëhej fjalë për okupatorin gjerman, po me formulën prej kauçuku të luftës kundër çdo okupatori eventual, desh të vazhdonte këngën e tij mi “rezikun grek e sërb”, ne thamë se kjo kompromizë me armikun do ta hithte “Ballin” m’atë anë të barikadës, me okupatorin nacist kundër popullit shqipëtar dhe aleatëve të tij të mëdhenj e të vegjël.
