Lajme
Pa opsione për çështjen "Beleri". Dikush do poshtërohet
Gazeta greke “Ta Nea” raporton se mes Tiranës dhe Athinës ka një lloj përpjekjeje për të zgjidhur së paku çështjen e betimit të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri. Sipas gazetës dënimi do të jetë me 20 muaj dhe kjo me llogari e lejon atë të dalë jashtë për shkak të qëndrimit në paraburgim për të bërë betimin në PE.
Luljoshka
Sali Berisha ka folur pas marrjes së tapisë së vulës së partisë duke deklaruar se partia është e hapur për të gjithë. Është patjetër një thirrje për Lulzim Bashën që të rikthehet në PD me veten e vet dhe ata mbështëtës që ka. Ndërkohë që Argita Malltezi ka deklaruar se Basha nuk ka më vend në PD.
Rugova, mes historisë dhe shashkave propagandistike të politikës
Aktiviteti i zhvilluar në Prishtinë me rastin e 25 vjetorit të çlirimit dhe figurën e Ibrahim Rugovës ka provokuar disa reagime për prirjet mistifikuese që politika ndjek, e në këtë kuadër edhe për thjeshtimet e mëdha "ligjërimore" të proceseve historike, duke çuar në deformime.
P.sh u mediatizua shumë deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama se në thelb Rugova e krijoi UÇK-në ose në ligjëratë të drejtë:
Pa Rugovën nuk do të kishte UÇK
Beleri vodhi votat?! Pse nuk rikandidon Goron PS-ja atëherë?!
Shkruante dje analisti Skënder Minxhozi ndër të tjera:
Nëse Beleri braktis mandatin e fituar në Himarë dhe merr atë të eurodeputetit, ajo që do ndodhë vijimësisht do të ishin zgjedhje të reja në bregun e Jonit dhe fundi i sherrit për Himarën. Micotakis ka fituar një poltron në Strasburg duke ulur aty një person shumë të diskutueshëm, por nuk ka shpikur një fabul tjetër të madhe për Himarën siç është deri më sot saga e Fredi Belerit. Himara po humbet një kryebashkiak të keq e antishqiptar, Parlamenti Evropian po fiton një hidraulik të paditur
Zbulim unikal arkeologjik në Kretë
Puna për ndërtimin e një radari në funksion të aeroportit në Kretë ka çuar në një zbulim arkeologjik që cilësohet unik prej shkencëtarëve grekë. Në lartësinë 494 m, në majë të kodrës Papoura, ka dalë në dritë një strukturë rrethore me diametër 48 m që mbulon një sipërfaqe prej 1800 m2, përbërë nga hapësira që komunikojnë me njëra-tjetrën me kalime të ngushta, duke dhënë idenë e një labirinthi.
Merr vulën dhe logon e partisë
Vula dhe logoja i takojnë Rithemelimit. Me vendim të sotshëm të Gjykatës së Apelit, të dyja simbolet i kalojnë përfaqësisë politike të drejtuar nga Sali Berisha duke mbyllur me gjasë një proces artificial. Zyrtarisht kemi Lulzim Bashën pa vulë dhe logo, Sali Berishën me vulë dhe logo, që kalon formalisht si drejtues të opozitës që ndodhet në arrest shtëpie.
Komedi, Celibashi propozon "reformën e vërtetë zgjedhore"
Gjatë raportimit të vet në Komisionin e Ligjeve, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ndër të tjera ka thënë:
Eurodeputeti i parë shqiptar
Raportohet se Fredi Beleri është zgjedhur europarlamentër me listën e Demokracisë së Re. Ai ndodhet në burg për shitblerje votash në zgjedhjet lokale që u certifikuan nga KQZ.
Një situatë paradoksale dhe tërësisht e papëlqyeshme për Shqipërinë që përmes vendimeve të qeverisë së vet prodhoi një krizë të cilës askush nuk ja gjen kuptimin.
Do të kemi në PE një eurodeputet që do flasë për represionin shqiptar. Ja të shohim teatrin tani. Fundja Belerin e çoi aty këmbëngulja greke dhe arroganca jonë. Jemi kontribues të dyja palët.
Video/Regjim i lirë lundrimi për plehrat në Koman
Pamjet tregojnë ndotjen urbane në Liqenin e Komanit, përndryshe një pasuri e vërtetë natyrore dhe mundësi turistike. Ironike nëse mendon se debati kryesor i këtyre viteve janë pikërisht mbetjet.
Të shpresojmë se do shohim futboll! Tallavaja dhe "gazetaria" aty do jenë në mijëvjeçarë
Janë përcjellë sot pamjet e mbërritjes së ekipit kombëtar të futbollit në Gjermani ku pritet të nisë kampionati europian.
Qeleshe, flamuj, festë, e gjitha sipas një zakoni të ri tonit që zhurmën dhe kapardisjen ta quajmë festë globale. Si pak kush në botë. Ndjesë: bota ka shansin të kuptojë si bëhet festa!
