Vuçiç gjeti derën e interesit dhe bleu. Kaq është demokracia

Çështja “Jadar” në Serbi ilustron me një forcë të re të aktualitetit demokratik se interesi mbetet i pandryshueshëm dhe se negocimi i tij nuk përfill shumë konsideratat e tipit zviceran që “duhet pyetur populli”. Mediat opozitare serbe po bëjnë çmos që të ekspozojnë marrëveshjes serbo-gjermane si një aferë të errët, e cila pavarësisht interesave që çliron është negociuar në kundërshtim me atë që është kriteri i transparencës.
“N1” shkuan referuar “Demostat” se ndonëse Vuçic deklaronte në janar 2022 se procesi i minierës së Jadarit ishte ndalur, disa muaj më vonë mes qeverisë serbe dhe KE-së nënshkruar “në qetësi” një letë mirëkuptimi për partneritetin strategjik në bateritë dhe lëndët e para kritike. Në shkurt të vitit 2023 nisën negociatat mes "Mercedezit", "Rio Tintos" dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për ndërtimin e një fabrike të makinave elektrike Mercedez në Serbi. Kushtëzuar kjo patjetër me hapjen e minierës së litiumit.
Kulmiancioni I kësaj që lexojmë është memorandum mes Scholz dhe Vuçiç që konfirmon se miniera e Jadarit do të hapet dhe se në thelb ai është interesi ekonomik strikt pas qëndrimeve të BE-së me Serbinë. Viti 2022, 2023 kanë qenë dy vite të tensioneve të larta në Kosovë dhe të propozimeve të ndryshme për Asocacionin, pra zgjidhjen e marrëdhënieve rajonale, çka nuk ndodhi.
Me hyrjen në lojë të britanikëve të "Rio Tinto" dhe "Mercedezit", si dhe deklarimin se miniera do të mbikëqyret nga gjermanët dhe aplikojë legjislacion gjerman, pala serbe duket se koaludon përfundimisht një partneritet strategjik ekonomik me Perëndimin në një sektor kritik, prej nga ku duhen pritur koncesione serioze politike. Iluzionit të një Europe të drejtë dhe me parime i është grisur maska përfundimisht, jo në emër të ndonjë mëkati, por të një realizmi që duhet të zgjojë nga gjumi edhe ata njerëz që ëndërrojnë me sy hapur te dashamirësia në politikë. Ne si shoqëri e kemi pak si zakon të mitizojmë partnerët si miq, miqësinë ta bëjmë të përjetshme e më keq, të shpallemi një familje.
Miti i SHBA që shpëtoi Shqipërinë është një ndër këta, edhe pse përtej optikës së interesave ne duhet të vlerësojmë vendimet që kanë ndikuar në ecurinë e shtetësisë sonë. Kështu është fakt se ndonëse SHBA mbështeti ‘çështjen shqiptare” në Konferencën e Paqes në Paris, ajo nuk vendosi marrëdhënie diplomatike dhe as e njohu Shqipërinë. Do të duhej të vinte viti 1922 dhe interesi për kërkime nafte i kompanisë “Sinclair” që çështja të vihej në lëvizje e madje të finalizohej(“Diplomacia e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane”, fq.87).
Kështu ka qenë, e kështu është.
s.zaimi
Comments
Lexon lajmet mbi terrorizmin
Lexon lajmet mbi terrorizmin serb dhe te vjen me qajt e me qesh per majmunet qe na udheheqin prej 30 vitesh!
Vite me pare, qeveria bashibozuke e Tiranes nuk pranoi te priste kryeministrin e Kines dhe investimet kineze luftohen ne Shqiperi!
Çfare ndodh? shteti kriminel serb merr investime nga te gjithe, perfshi Kinen!
Por ata we duhet te bejne leshime territoriale jane shqiptaret, te perhershmit, dhe jo qe nuk e meritojme!
Kinezet qe te investojne ne
Kinezet qe te investojne ne Shqiperi nuk i lejojne ata qe te terheqin veshet ty, ata qe vetem cirren nate e dite se jane viktime e ketij apo atij shteti.
30 vjet qe qani e beni viktimen.
Nuk na duhet Kina sepse kemi Ameriken dhe Familjen Evropiane. Qerohuni ne Kine e Rusi ju qe kerkoni te na ndani nga Amerika. Ju rafte virusi i Wuhanit.
Ke probleme mendore!
Ke probleme mendore!
Nuk mjafton leximi i gjuhes shqipe por duhet ta kuptosh ate, mbi te gjitha duhet te mendosh si shqiptar!
Problemi qe shpreh une eshte qe serbiqka po thith investime te rendesishme nga Europa, ShBA, Kina apo Rusia.
Qeveria Haradinaj u detyrua te leshonte territori te merrte liberalizimin e vizave,
Qeverise Kurti i kerkohet te krijoje Bashkesine e komunave serbe!
Shqeteimi im nuk jane investimet kineze, por investimet e medha europiane dhe amerikane ne serbi dhe perdorimi i Shqiperise si mish per top.
Per sa kohe te jemi ne NATO
Per sa kohe te jemi ne NATO dhe ne te njejten kohe te kemi aleatin tone ne krah, Ameriken, kurre nuk do te perdoremi si mish per top. Jemi me fat qe jetojme ne kete kohe te arte.
Me mire shqiptar se sa serb. Dielli lind nga Perendimi per ne.
Add new comment