Lajme
Të ardhurat buxhetore, 4% më shumë se vjet, 8% më shumë se parvjet, 3% më pak se parashikimi
Të dhënat e publikuara sot nga Thesari i Shtetit tregojnë se të ardhurat buxhetore për 10-mujorin ishin 311.2 miliardë lekë. Kjo përbën një rritje me 4% krahasuar me vjet dhe 8% krahasuar me parvjet. Por kjo rritje nuk ishte sipas parashikimit të riparë në korrik për muajt në vazhdim. Të ardhurat e 10-mujorit ishin 3% më të ulta se ai parashikim. Në dy muajt e mbetur, duket i parealizueshëm parashikimi për të ardhura vjetore 398 miliardë lekë, kur mesatarja mujore deri në fund të tetorit ishte vetëm 31 miliardë lekë.
Pengmarrje dhe të plagosur në Francë
Një tjetër situatë e vështirë në Francë. Mediat ndërkombëtare raportojnë se një situatë pengmarrjeje është duke u zhvilluar në Roubaix, një qytet në kufi me Belgjikën, ku ka disa të lënduar nga të shtënat me armë. Ende nuk sqarohet se kush janë autorët. http://www.haaretz.com/world-news/1.688149?utm_campaign=Echobox&utm_medi...
Korrupsioni në gjyqësor, ose gjyqtarët hajdutë, kërkesë e panegociueshme nga BE
Bashkimi Europian po shprehet shumë qartë së fundmi për situatën e korrupsionit në Shqipëri. Sidomos në gjyqësorin shqiptar. Fjalët e hapura, akuzat direkte, vijnë nga ambasadorja e BE-së në Tiranë si konstatime, njësoj siç flitet nga shumëkush në Shqipëri. E ndërkohë që edhe vetë kryeministri e quan gjyqësorin një korporatë, apo më keq, askush nuk i kërkon atij, apo ambasadores së BE-së, Romana Vlahutin, të provojnë atë që thonë. Gjithsesi deklaratat e Vlahutin duhen marrë si adresime direkte të BE-së që e ftojnë politikën të veprojë:
Mohimi i hetimit ndërkombëtar për CEZ dhe “pavarësia e Shqipërisë” si gjethe fiku
Cilado qofshin mëkatet e opozitës së sotme dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, të paktën për aferën e CEZ, mund të thuhet se socialistët dhe kryetari apo lideri i tyre kanë gisht dhe kanë futur turinjtë mbaraz. Debati kaotik që u zhvillua muaj më parë nxori në dritë lidhje të shkurtra për operacione kontraktore si mbledhja e borxheve të CEZ, lojëra të dyshimta nga ish-kryeministri dhe ish-drejtuesi i ERE-s me çmimin e energjisë në funksion të fitimit.
Shteti ynë negociator. QSUT-ja do t’i jepet për menaxhim një kompanie të huaj
Takimet dhe konferencat rutinë që shpesh herë janë jashtë vëmendjes së medias përmbajnë detaje që ndoshta qëllimisht lihen jashtë vëmendjes së publikut. Praktikë kjo e ndjekur nga të gjitha qeveritë përfshi edhe këtë të fundit që transparencë quan reagimin ndaj akuzave të Partisë Demokratike.
Përfaqësuesja e Përhershme e Bankës Botërore për Shqipërinë Tahseen Sayed tha sot gjatë një takimi ku ishte i pranishëm ministri i Shëndetësisë se mes ministrisë shqiptare dhe Bankës ka një projekt për kalimin e menaxhimit të Qendrës Spitalore Universitare një kompanie të huaj.
Shkarkime të drejtorëve të tjerë në Dogana
Pas shkarkimit të disa drejtorëve në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, kanë vijuar edhe disa lëvizje të tjera. Kështu raportohet se drejtuesit e degëve të Sarandës, Vlorës dhe Fierit janë shkarkuar. Doganat bashkë me Tatimet janë ndër sektorët me dështimin më të madh në mbledhjen e të ardhurave. Së fundmi për doganat qeveria ka pranuar edhe se ka njohur rritje dukuria e kontrabandës.
Emigranti shqiptar fiton koncesionin 100 milion USD të Sterilizimit
Për më shumë se një dekadë, Ilir Rrapaj drejtoi një kompani të vogël ndërtimi me vetëm një të punësuar, të regjistruar në një zonë të qetë rezidenciale në qytetin e Peruxhias të rajonit Umbria në Itali, të cilën e themeloi së bashku me dy të afërm të tij në vitin 2000 me një kapital të vogël prej 1500 eurosh.
Siri/Goditet me antitank makina e tre gazetarëve rusë(video)
Incident tjetër me rusët në Siri. Tre gazetarë rusë goditen nga në makinë nga një predhë antitank në kufirin turko-sirian. Mediat ruse flasin për një goditje të qëllimshme, pasi sipas tyre aty ndodheshin 17 gazetarë me shenja të qarta të medias. Sulmi ndodhi dje më 23 nëntor në fshatin Daghmashlia në zonën e Zuaek. Tre gazetarët u plagosën.
Protestë më 8 dhjetor
Partia Demokratike do të provojë edhe njëherë protestën për të parë me gjasë reagimin e njerëzve ndaj situatës së rëndë të krijuar në vend. Kryetari i saj, Lulzim Basha, ka deklaruar nga një takim në Vaun e Dejës, se PD-ja apelon për protestë më 8 dhjetor, Ditën e Rinisë, siç njihet zyrtarisht. “Më 8 dhjetor ftoj të gjithë ata që u ka ardhur laku në fyt që të mblidhen në Tiranë. Më 8 dhjetor në Tiranë, të protestojmë e të marrim në dorë fatet e vendit”, ka deklaruar Basha.
Pas udhëtimeve të Edi Ramës, një tjetër ndryshim në pagesa: rrogat e ujësjellësit merren nga subvencionimimi librave
Udhëtimet e Edi Ramës nga një meridian në tjetrin paguhen me lekëtë e akorduar për ish-të përndjekurit. Ky lajm u bë publik dje nga Open Data që i referohej pagesës nga thesari. Reagoi transparenca.al për të bërë sqarimin e vetvetes se bëhej fjalë për një gabim njerëzor. Sot Open Data publikon një tjetër pagesë edhe më “balliste” në natyrën e vet: pagesa e rrogave për muajin qershor korrik 2015 për Ujësjellës Kanalizime në Kukës është bërë nga fondi i subvencionimit për librat shkollorë.