Lajme
Raporti i ri i Pentagonit për UFO-t ka elementë që shpjegohen me vështirësi
SHBA duket se po shkon tashmë drejt pranimit zyrtar të ekzistencës së Objekteve Fluturuese të Paidentifikuara, njohur botërisht me akronimin UFO. Deri më sot autoritetet dhe shkenca akademike kanë qenë në një lloj dueli mbi të vërtetën e dukurive të tilla të dëshmuara nga miliona njerëz, ndërkohë që në SHBA thuhet se rreth 50% e njerëzve besojnë në ekzistencën e UFO-ve si dëshmi e pranisë së alienëve në planetin tonë.
Arian Çani: Do të jetë një lajm i mirë nëse do të ketë fushatë të egër deri në vrasje
Disa gjëra duhen qëruar. Të paktën këtë mendon gazetari Arian Çani që në studion e MCN TV ka qenë i drejtpërdrejë. Pyetjes se si e parashikon fushatën, gazetari Arian Çani iu përgjigj duke thënë se “do të jetë një lajm i mirë nëse do të ketë fushatë të egër deri në vrasje”.
Pikëpyetje për AstraZeneca edhe në SHBA
Ndërsa EMA i hapi sërish rrugën vaksinimit me AstraZeneca në Europë, një tjetër pengesë del në SHBA për vaksinën e Oksfordit. Të hënën, AstraZeneca publikoi rezultatet e testeve klinike në SHBA, të cilat tregojnë se ajo është 79% efektive në parandalimin e Covid-19, por Instituti Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive ngriti shqetësimin se këto rezultate mund të jenë të vjetra.
Bibi mbetet lojtari kryesor politik në Izrael
Nuk ka arritur të sigurojë një shumicë parlamentare, por kryeminstri izraelit Beniamin Netanyahu mund të sigurojë votat për krijimin e qeverisë përmes një marrëveshjeje me një grupim të së djathtës. Në pushtet që nga viti 2009, i përballur me akuza reale për korrupsion, me politikë të jashtme agresive dhe me luhatje, i akuzuar brenda për aplikim politikash të stilit të aparteidit dhe për keqmenaxhim të pandemisë së CoVid-19, Beniamin Netanyahu rishfaqet kështu si njeriu kryesor në skenën politike izraelite përkundrejt çdo sfide.
Serbia arrin të blejë edhe medikamentin që kuron CoVid-19 - Vendi i katërt në Europë
Serbia ka njoftuar për blerjen e një medikamenti - regeneron - që konsiderohet shumë efektiv në luftën kundër CoVid-19 dhe që i përket grupit të antitrupave monoklonalë. Lajmi është dhënë nga kreu i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Sanja Skodric në një intervistë televizive. Ajo ka shtuar se Serbia bëhet vendi i katërt në Europë që merr këtë medikament pas Gjermanisë, Hungarisë dhe Republikës Çeke.
Akuza për korrupsion me maskat edhe ndaj qeverisë së Angela Merkel
Agjencia gjermane e lajmeve Deutsche Welle raporton për një hije skandali që mund të përfshijë ministrin e Shëndetësisë, Jens Spahn. Media të ndryshme kanë raportuar një marrëveshje për maskat mes ministrisë që ai drejton dhe kompanisë ku punon bashkëshorti i tij.
Raportet e fundit vijnë ndërkohë që konservatorët e Angela Merkel përballen me krititika për korrupsion gjatë pandemisë
Komisioneri i BE-së, francezi Breton: Arrijmë imunitetin e tufës si kontinent para 14 korrikut. Nuk na duhet Sputnik V
Bashkimi Europian nuk ka nevojë për vaksinën ruse, anti-CoVid-19, Sputnik V. Këtë ka dekalruar Komisioneri për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton, që drejton task forcën europiane për vaksinën.
Ne nuk kemi fare nevojë ëpr Sputnik V. Sot ne kemi kapacitetin për të dorëzuar 300 – 350 milionë doza deri në fund të qershorit, ndaj edhe para 14 korrikut ne kemi mundësinë që të arrijmë imunitetin të gjerë në kontinent
Glauk Konjufca zgjidhet kreu i parlamentit të Kosovës
69 vota pro, dhe 33 kundër dhe asnjë abstendim, Glauk Konjufca zgjidhet kreu i Kuvendit të Kosovës.
Gjithashtu në seancën konstituive të 22 marsit janë betuar edhe 114 deputetët e legjislaturës të tetë. Me këtë rast, drejtuesi i seancës, Avni Dehari ka lexuar deklaratën për betimin e deputetëve.
Britania e Madhe aktivizon SAS kundër veprimtarive ruse
Për SHBA-të është Kina, për Britaninë e Madhe, Rusia. Armiqtë tanimë po formalizohen në një botë që po i rikthehet militarizmit, i subvencionuar kryesisht nga Perëndimi. Në një prononcim për gazetën “The Telegraph”, shefi i Shtabit të ushtrisë britanike, sir. Mark Carleton-Smith, ka deklaruar se forcat e shërbimit special britanik, SAS, do të angazhohen për të kundërvepruar ndaj aktiviteteve ruse në botë.
Egjipti përgatitet për kalimin drejt një kryeqyteti të ri
Egjipti po përgatitet për t’u zhvendosur në një kryeqytet të ri në zonën e shkretëtirës pranë Kajros duke përmbushur kështu një ambicie modernizuese për vendin.
