Lajme

Oferta e shumicës për zgjedhjet e 2021-t jam Unë

Postuar në 31 Janar, 2021 22:23

Shumica në pushtet po përdor të gjitha mjetet në dispozicion për të diskredituar si të pabesueshëm programin e PD-së. I cili patjetër që ka pika të diskutueshme. 

Një arsye për këtë duhet kërkuar te karakteri social i propozimeve të opozitës. Dhe në këtë kuadër propaganda e qeverisë tradhëton vetëdijen se problemet sociale jo vetëm që janë të mëdha, por ato edhe nuk janë adresuar. 

Një tjetër arsye mund të jetë çmobilizimi i opozitës në luftën politike ditore, duke u përqendruar te propagandimi i programit që imponon deri diku natyrën e përballjes. 

Pfizer: Vaksina jonë, efektive edhe ndaj variantit britanik dhe afrikanojugor të SARS-CoV-2

Postuar në 31 Janar, 2021 13:21

Kompania Pfizer njofton se “pas një studimi paraprak” vaksina e zhvilluar prej saj kundër CoVid-19 është efektive edhe ndaj mutacioneve të reja të virusit, si ai britanik dhe ai afrikanojugor. 

Teksa këto gjetje njoftojnë se nuk ka nevojë për një vaksinë të re për të adresuar shfaqjen e varianteve të reja, kompanitë janë të përgatitura të përgjigjen nëse një variant i SARS-CoV-2 shfaq të dhëna se i shpëton imunitetit të krijuar nga vaksinat

Macron propozon ndryshim të formatit për marrëveshjen bërthamore. Irani: Ka hallin e shitjes së armëve

Postuar në 31 Janar, 2021 00:11

Pas Turqisë, presidenti francez, Emmanuel Macron kërkon belanë e protagonistit edhe në një rajon tjetër: në Gjirin Persik. Ai ka propozuar së fundmi që në bisedimet e reja me Iranin për çështjen bërthamore të përfshihet edhe Arabia Saudite, rivali kryesor strategjik në rajon i Teheranit zyrtar.

Marrëveshja bërthamore është ndërkombëtare dhe shumëpalëshe, ratifikuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, me Rezolutën nr. 2231 që është e panegociueshme dhe palët në të janë të ditura dhe të pandryshueshme

Rindërtimi në Laç, investimi turk mbyllet në gusht

Postuar në 30 Janar, 2021 19:27

Puna nga kantierin e hapur nga kompania turke në qytetin e Laçit po vijon me ritme të shpejta. Drejtori i projektit, Servet Birgoren thotë  për MCN se punimet pritet të përfunojnë në muajin gusht. Ndërkaq, qytetarët shprehen të pakënaqur me punën që po zhvillohet në kantieret e hapura nga qeveria shqiptare.

Dakord PD-LSI, por vota për PS-në shkon për të paguar Darkën e Nusretit

Postuar në 30 Janar, 2021 18:13

Në një postim në Facebook, një ndër njerëzit kryesorë të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e përcjell kështu thirrjen për të mos e votuar PD-në dhe LSI-në: 

Pallati është imi!

Postuar në 30 Janar, 2021 15:53

I kujt është pallati superluksoz në detin e Zi, të cilin pak ditë më parë opozitari rus, Alexey Navalny ia atribuoi presidentit Vladimir Putin? Ky i fundit mohoi se ka në posedim një pronë të tillë, por duket se pakkush e beson një gjë të tillë. Sot media të ndryshme raportojnë se biznesmeni Arkady Rotenberg ka deklaruar se pallati është i tiji. Rotenberg është një partner i Putin në sportin e xhudos i cili në vitin 2019 ka shitur aksionet e veta në firmën e ndërtimit të gazsjellësve, Stroygazmontazh për 990 milionë dollarë.

Premtimi: Shtet, punë, mirëqenie. Përfundimi: Rend(i krimit) dhe fukarallëk

Postuar në 29 Janar, 2021 13:02

Media të ndryshme, por edhe zëra publikë e politikë, mes të cilëve edhe ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj, kanë nisur një sulm ndaj programit të prezantuar nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Argumenti kryesor i kësaj linje është se programi në fjalë është i pamundur veçse me falimentin e shtetit.

Druaj për atë që mund të vijë në pranverë/verë me CoVid-19

Postuar në 29 Janar, 2021 11:34

Virologu i njohur gjerman Christian Drosten shprehet për revistën gjermane “Spiegel” se më e keqja e pandemisë ende nuk ka kaluar. Përkundrazi, vendet duhet të tregohen të arsyeshme dhe kujdesshme edhe me procesin e vaksinimit që mund të çojë në vendim të gabuara.

Konfirmohet në Brazil/Infektim me dy variante të CoVid-19 në të njëjtën kohë

Postuar në 29 Janar, 2021 10:58

Shkencëtarë nga jugu i Brazilit kanë konfirmuar infektimin e dy pacientëve që janë prekur nga dy variante të ndryshme të CoVid-19 në të njëjtën kohë. Sipas tyre ky është rasti i parë në botë që e konfirmon një rast të tillë shumë shqetësues.

Rryshfet dhe korrupsion 3 mld dollarë. 32 të arrestuar në Arabinë Saudite

Postuar në 28 Janar, 2021 23:52

Autoritetet saudite kanë arrestuar 32 persona nën akuzën e korrupsionit dhe transfertave të parave që kapin shumën e 3.07 miliardë dollarëve.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme