Lajme

Rusia: Reciprocitet me Shqipërinë. Kosova, një pseudoshtet

Postuar në 23 Janar, 2021 14:40

Rusia duket se nuk e ka gëlltitur mirë fyerjen sipas saj që iu bë nga qeveria shqiptare me dëbimin e një diplomati nën argumentimin e thyerjes së masave anti-CoVid-19. Përmes faqes së vet në Facebook, ambasada ruse në Tiranë përcjell një qëndrim të zv.ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Aleksandër Grushko që paralajmëron se ky akt nuk do të kalojë për reagim.

Berisha: Sulmi i Ramës kundër Francës, shprehje vasaliteti ndaj presidentit turk, Erdogan

Postuar në 23 Janar, 2021 14:26

Gjatë një interviste në syri.net, ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se sulmi i fundit i Edi Ramës ndaj Francës në fakt lidhet me një rreshtim prej vasali të tij ndaj Presidentit të Turqisë, Erdogan. Në interpretimin e vet, Berisha thotë se marrëdhënia e Ramës me Erdogan manifeston të gjitha shenjat e një vasaliteti të Shqipërisë, që i shtohet rasteve të rrëmbimit të personave të dyshuar si gulenistë.

Ndërron jetë Larry King

Postuar në 23 Janar, 2021 14:20

Ka ndërrua jetë në moshën 87 vjeçare, Larry King, moderator televiziv I njohur botërisht. Shkaku i vdekjes raportohet të jetë CoVid-19 dhe vdekja ka ardhur pas hospitalizimit në muajin dhjetor.

King ishte i njohur për shfaqjen e vet “Larry King Live”, programi më i gjatë i tranasmetuar ndonjëherë në CNN dhe vlerësohet si një ndër intervistuesit më prodhimtarë.

Tom Brokaw del në pension pas 55 vitesh në ekran

Postuar në 23 Janar, 2021 11:30

Spikeri legjendar i NBC News, Tom Brokaw, njoftoi tërheqjen nga ekrani, duke ulur në këtë mënyrë siparin e një karriere prej më shumë se gjysmë shekulli.

Brokaw, 80 vjeç, mbyll mikrofonin si spikeri i vetëm që ka drejtuar tre emisionet kryesore informative të NBC: "News Nightly", "TODAY" dhe "Meet the Press".

Elon Musk dhuron 100 milionë dollarë për teknologjinë që neutralizon efektet e gazit serrë  

Postuar në 22 Janar, 2021 13:28

Elon Musk ka në plan të ndihmojë kauzën mjedisore. Kreu i SpaceX dhe Tesla, Elon Musk, premtoi 100 milionë dollarë për zhvillimin e një teknologjie që është e aftë të mbledhë karbonin e lëshuar nga aktivtiteti njerëzor.

SHBA i rikthehet Traktatit të Reduktimit të Armëve Strategjike me Rusinë

Postuar në 22 Janar, 2021 12:32

Administrata e re amerikane do t’i rikthehet Traktatit të Reduktimit të Armëve Strategjike që parashikon kufizimin e armëve deri në 1 550 koka bërthamore aktive. Sipas raportimeve të ndryshme mediatike, presidenti i ri i SHBA, Joe Biden, synon të riaktivizojë Traktatin duke shtyrë afatet e zbatimit të tij. 

Ministrja që nuk bëhet dot Lajm

Postuar në 21 Janar, 2021 21:10

Mediat u morën gjerë e gjatë me 21 janarin sot. Kryeministri shpalli dëshmorë, bëri apologjinë, vajtoi padrejtësinë, vuri ca lule dhe iku në punë të vet. Fundja është njeri i zënë, nuk ka kohë të harxhojë me të tilla lajle- lule. Megjthatë pyetja që sot vazhdon është se si ka mundësi që ky njeri të gënjejë kaq hapur? Si ka mundësi që ky individ të deklarojë se nuk bën dot drejtësi se nuk është gjykatës dhe prokuror, kur qeverisi për 4 vjet me Ilir Metën?

Turqia "lë me gisht në gojë" strategët e Tiranës: Zgjerimi i Greqisë në Jon nuk ndikon Egjeun

Postuar në 21 Janar, 2021 20:52

Në Tiranë pati përpjekje që të interpretonin zgjerimin e ujërave territoriale detarenga Grëqia, si politikë që do të irritonte Ankaranë. Në fakt nga sa njofthet sot, Turqia ka bërë të qartë se zgjerimi i kryer në detin Jon nga Athina, nuk ndryshon asgjë në regjimin e detit Egje. 

Zgjerimi në 12 milje i ujërave territoriale në detin Jon nga Greqia arrin në jugun e gadishullit të Peleoponezit dhe nuk afekton detin Egje në asnjë mënyrë

është shprehur zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hamdi Aksoy.

Imuniteti post-Covid zgjat më shumë se 6 muaj  

Postuar në 21 Janar, 2021 13:28

Ndërsa numri i atyre që e kanë kaluar Covid-19 sa vjen e rritet, pyetja që mbetet është sa kohë do të zgjasë imuniteti që kanë fituar nga infeksioni? Një studim i ri sugjeron se ky imunitet mund të zgjasë për të paktën gjashtë muaj, dhe me gjasë shumë më gjatë.

U ngrit kënga edhe për Erdoganin në Fier(video)

Postuar në 21 Janar, 2021 11:24

Pages

Subscribe to RSS - Lajme